AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja për Beratin, PS mposht PD dhe LSI

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në garën zgjedhore të së dielës, numri i votuesve në Berat ra me mbi 8 mijë në krahasim me katër vjet më parë, ndërsa lista e votuesve është rritur me gati 5 mijë vetë. Megjithatë, socialistët arritën të marrin 2,500 vota më shumë se katër vjet më parë duke lënë PD dhe LSI më me pak vota.

Harta e Qarkut Berat

Rreth 85 mijë banorë të Qarkut Berat morën pjesë në zgjedhjet e së dielës nga 180 mijë votues të regjistruar, një palë zgjedhje në të cilat gara mes palëve qe për të mos humbur një deputet më shumë se sa për të fituar një deputet shtesë në krahasim me katër vjet më parë.

Qarku i Beratit nxori shtatë deputetë këtë vit, nga 8 që pati nxjerrë katër vjet më parë. Partia Socialiste arriti të marrë 45 mijë vota, rreth 2,500 më shumë nga 2013, ndërkohë që PD shënoi nivelin më të ulët në histori me 16 mijë vota, duke humbur gati 3 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Surpriza ishte që edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila e konsideron Qarkun e Beratit si një shtëpi të vetën, pësoi një rënie prej 1900 votash në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Rënia në vota e LSI nuk ndryshoi gjë në numrin total të mandateve të saj në këtë qark, ku ajo fitoi dy mandate më 2013 dhe po dy më 2017. LSI ka pasur prezencë të fortë në Qarkun Berat që nga themelimi i saj. Në vitin 2005, Ilir Meta fitoi garën e vetme në maxhoritar në Skrapar, vendin e tij të lindjes. Por rënia e numrit të votave për këtë parti në Berat, qark ku ajo kontrollon tre nga pesë bashkitë, është një nga të paktat raste ku beteja e PS kundër saj duket se ka funksionuar. LSI mori rezultat më të mirë se sa më 2013 në shumicën e qarqeve të tjera.

Rezultati më negativ qe ai i Partisë Demokratike. Demokratët patën fituar 22 mijë vota më 2009 dhe 19 mijë vota më 2013. Të dielën ata morën 16 mijë vota, rreth 4 mijë vota më pak nga sa nevojiteshin për të ruajtur mandatin e dytë. Për rrjedhojë, PD është partia që humbi mandatin e hequr nga Berati për shkak të ndryshimeve demografike ndërsa PS e LSI ruajtën rezultatin e vitit 2013 në mandate.

Socialistët arritën të ruajnë rezultatin me katër mandate deputetësh në Berat duke vendosur në pozicionin e rrezikuar, të katërtin në listën e tyre, Fadil Nasufin [CV Link], ish kryebashkiak i Beratit dhe ish-prefekt. Nasufi, 59 vjeç, ish-mësues, ka punuar si sekretar i parë në Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë në vitet e fundit të komunizmit dhe si funksionar i degës lokale tëPartisë Socialiste pas rënies së Komunizmit. Gjatë fushatës së zgjedhjeve, ai u kallëzua në Prokurori nga ministri teknik i Drejtësisë, i emëruar nga Partia Demokratike me akuzën se kishte shpërndarë tituj pronësie gjatë fushatës elektorale.

…

Lista e socialistëve për Beratin u drejtua nga Blendi Klosi, i diplomuar në inxhinieri elektronike, deputet për Partinë Socialiste në katër legjislaturat e fundit. [CV link]. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, [CV Link] ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin, e diplomuar në drejtësi dhe në Shkollën e Magjistraturës, ish-prokurore në Berat.

I treti qe Adnor Shameti, avokat. [CV Link].

Për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim nga Berati do të jenë në parlamentin e ardhshëm Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë [CV Link] dhe Gledjon Rehovica, [CV Link] i diplomuar në shkenca politike dhe që ka punuar si zëvendësdrejtor i Posta Shqiptare dhe Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Metrologjisë.

Për Partinë Demokratike i vetmi që do të hyjë në parlament është Eduart Halimi, [CV Link] avokat dhe deputet që nga viti 2009.

Abonohu te buletini ynë[email-posts-subscribers namefield=”YES” desc=”” value=”Abonohu”]

Etiketa: BeratBlendi KlosideputetIlir MetaKryebashkiakLëvizja Socialiste për IntegrimLokaleLSIMediaMetaNasip NaçoparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPosta ShqiptareProkuroreProkuroriPSPunëSHShkencashqipshqiptareSkraparvideoVotaVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Maqedoni: Kumanova testoi marrëdhëniet etnike në vend

Ish-kryeministri Gruevski rrezikon të dënohet me burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.