AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja për Korçën, rënia e PD-së solli ndryshimin e rezultatit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Korçarët hodhën rreth 800 vota më pak për Partinë Socialiste, por Partia Demokratike u ndëshkua me 5 mijë vota më pak. Rritja e votave të LSI-së nuk mjaftoi për t’i dhënë asaj dy mandate deputetësh në qarkun e Korçës.

Korçarët hodhën rreth 16 mijë vota më pak në zgjedhjet e së dielës, në krahasim me vitin 2013 ndërkohë që lista e votuesve në këtë qark u zgjerua me mbi 7 mijë vetë. Megjithatë, votat e munguara duket se dënuan më shumë Partinë Demokratike se sa rivalët e saj. Demokratët morën 5 mijë vota më pak nga sa kishin marrë më 2013, ndërsa socialistët morën 800 vota më pak. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 5 mijë vota më shumë se sa më 2013, me synimin për të siguruar dy mandate nga 11 që ka ky qark, por të 19 mijë votat e tyre nuk mjaftuan për të marrë mandatin e dytë.

Qarku i Korçës zgjodhi të dielën 11 deputetë nga 12 që pati zgjedhur në vitin 2013. Për shkak të rënies së numrit të deputetëve si pasojë e ndryshimeve demografike, beteja për Korçën mes partive politike garuese qe në thelb një betejë për të mos humbur një mandat nga sa kishin më 2013 dhe jo aq shumë për të fituar një mandat të ri, megjithëse LSI dukshëm shënjestroi mundësinë për mandat shtesë. Në fund, mandati i hequr në Korçë u humb nga Partia Demokratike, jo për shkak të rritjes së socialistëve, por për shkak të rënies së PD-së.

Korça ka qenë edhe përfituesi më i madh i projekteve të qeverisë të njohura si Rilindja Urbane ku rreth 23 milionë euro u shpenzuan për projekte restaurimesh dhe zbukurimesh urbane, por vetëkorçarët duket se nuk u joshën nga këto investime dhe nuk dhanë vota shtesë për socialistët. Përkundrazi, nëse llogarisim edhe votat që më 2013 i morën partitë e vogla aleate me socialistët, korçarët duket se i dhanë socialistëve rreth 11 mijë vota më pak. Por te votat e së djathtës, gropa në krahasim me 2013 është rreth 14 mijë vota ndërkohë që vetëm LSI pësoi rritje.

Mandate të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Korçë. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN

Me votat e së dielës, banorët e Korçës dërguan në kuvend si të parin në listën e socialistëve Niko Peleshin, [CV link], një inxhinier elektronik që ka punuar më parë si kryetar bashkie në Korçë dhe si zëvendëskryeministër.  Në vend të dytë është Eduart Shalsi, i diplomuar në biokimi dhe që ka punuar si mësues, si punonjës banke, si zëvendëkryetar i Bashkisë Tiranë dhe si deputet. [CV Link].

Në Kuvend do të hyjë gjithashtu edhe Elisa Spiropali, e diplomuar në SHBA për Ekonomi dhe Politikë, e cila aktualisht është Kandidate për Doktore Shkencash në Universitetin e Tiranës për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në CV-në e saj, ajo rendit si eksperiencë pune postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave tetor 2013-mars 2015.

Në vend të katërt gjendet Ilirian Pendavinji, i diplomuar në mjekësi, i cili rendit si eksperiencë në punë në CV-në e tij postet e mjekut të familjes në Vithkuq e Pirg, si dhe postin e shefit të kabinetit të kryebashkiakut të Korçës. Ai u zgjodh deputet fillimisht në vitin 2013.

Në vend të pestë gjendet Ilir Xhakolli, një ish-punonjës doganash e tatimesh në periudhën 1992-2005 që rendit punë “në sektor privat” për periudhën 2005-2013 dhe që nga viti 2013 është deputet i Partisë Socialiste si kryetar i degës së Pogradecit të Partisë Socialiste. [CV link]

E gjashta dhe e fundit në listën e socialistëve është Edlira Bode, mjeke që në vitin 2016 u bë drejtoreshë e spitalit rajonal të Korçës. [CV Link].

Në listën e demokratëve, e para gjendet Valentina Duka, profesore e historisë dhe dekane e Fakultetit të Historisë në Tiranë, [CV link] pasuar nga Ervin Salianji, i diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, i cili si eksperiencë pune ka renditur në CV postin e Avokatit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës gjatë kohës kur kjo bashki drejtohej nga Lulzim Basha.

I treti në listën e Demokratëve është Hekuran Hoxhalli, i diplomuar si inxhinier ndërtimi dhe që ka punuar në INUK, (Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar). [CV Link].

I katërti dhe i fundit është Klevis Balliu, 28 vjeç, i cili në CV-në e tij shkruan se është diplomuar në Londër dhe ka punuar si drejtor i Shtëpisë Botuese 55 dhe si këshilltar i presidentit Bujar Nishani, por që njihet më së shumti si djali i Fahri Balliut.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë u zgjodh nga Korça Edmond Panariti, i diplomuar në mjekësi veterinare dhe që gjatë katër viteve të fundit ka qenë Ministër i Bujqësisë. [CV Link].

Përqindja e votave të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Korçë. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN
Vota të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Korçë. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN

 

Etiketa: BanorëBashabashkiBIRNBujar NishanideputetEdmond PanaritiEduart ShalsiekonomiElisa SpiropaliErvin SalianjiEuroIlir XhakolliinvestimeKandidateKorçëkryetarKuvendLëvizja Socialiste për IntegrimLondërLSILulzim BashaMjekmjekëParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDPiSRilindja UrbaneSHSHBAshqipTiranëvideoVotaZgjedhjet
Tjetri
Turizmi i Titos shndërron në biznes nostalgjinë për Jugosllavinë

Turizmi i Titos shndërron në biznes nostalgjinë për Jugosllavinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.