AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Stigma i bën vajzat e trafikuara dy herë viktima

Dori DakangaDori Daka
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Viktimat e trafikimit | Foto nga : BIRN

Të gjithë kanë të drejtë për  një fillim të ri, edhe viktimat e trafikimit. Por, shpesh, kur sapo ka marrë fund kalvari i “rrugës” , nis përballja  e tyre me paragjykimin, stigmën dhe refuzimin  e njerëzve të dashur, familjes dhe shoqërisë.  [custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]“Alo mami si je. Më mungoni shumë. Jam edhe e mërzitur. Kur flas  me ju më jepni forca.” *

Një zë i dashur e familjar mund të të ndryshojë jetën. Po në disa raste është thuajse e pamundur të marrësh atë që të mungon aq shumë.

Kjo 19 vjeçare është një nga mijëra vajzat shqiptare të trafikuara ndër vite. Një nga viktimat e një fenomeni të dhimbshëm që vazhdon, shpesh, me  mënyra e forma të reja, por gjithmonë përmes mashtrimit për një jetë më të mirë e me qëllimin e vetëm shfrytëzimin maksimal të viktimës.

Ajo ja ka dalë  t’i shpëtojë rrugës, pas vitesh shfrytëzimi jashte Shqipërisë. Prej disa muajsh ndodhet në qendrën “Të ndryshëm dhe të barabartë” në  përpjekje për t’iu rikthyer jetës normale. Por, ndërsa ka lënë pas momentet më të errëta të jetës, po përballet  me të tjera vështirësi – marrëdhënien shumë të vështirë  me familjen për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë, paragjykimet e stigmën.

Shpesh, kjo vjen nga mosnjohja për atë  që një viktimë ka kaluar. Për orët e saj të errëta.

“Në momentet e mia të këqia kam ndjerë dhimbje. Isha shumë e lënduar, e frikësuar. Më rrihnin. Nuk dija ku isha. Isha krejt vetëm. Mendoja gjëra të frikshme. Kujtoja se nuk do të kthehesha më  te familja ime e nuk do të isha më e lumtur.” – rrëfen 19 vjeçarja

Një tjetër vajzë e re, në  një situatë të ndryshme trafimkimi, por në të njëjtin makth tregon.

“Gjatë asaj kohe jam ndjerë shumë keq, në fakt. Kam shkuar deri në masa ekstreme. Nuk doja të jetoja më.”

Një pjesë e madhe e viktimave vijnë nga situata dhe familje problematike. Mirëkuptimi dhe dashuria e familjes do të ishte fillimi i rikthimit në jetën normale. Por shpesh janë ato të parat që i refuzojnë.

Sipas  Stela Tanellarit, manaxhere projekti në organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë” muajt e parë të riintegrimit janë  shumë  të  vështirë.

“Në shumicën e rasteve viktimat e trafikimit ndihen të refuzuara nga familja e tyre, nga anëtarët e familjes, apo edhe nga komuniteti. Në përgjithësi janë baballarët dhe vëllezrit ata që refuzojnë më tepër vajzën.”

Këtë e pohon edhe njëra prej të trafikuarave.

“Dy vëllezrit kanë reaguar shumë keq dhe i kanë thënë babit të mos më pranojnë në shtëpi. Jam ndjerë shumë e lënduar nga vëllezrit dhe nuk e prisja, se janë gjëra  që  kujtdo mund t’i ndodhin.”

Një nga pengesat e mëdha për të dalë nga situata është edhe ndjenja e fajit, që i shoqëron gjithmonë këto vajza dhe sidomos mos-falja e vetes.

“Në disa momente jam ndjerë në faj e thosha përse e bëra këtë gabim, por më vonë e kuptoja që kam qenë shumë e vogël dhe jam gënjyer”, – thotë 19 vjeçarja.  

Anila Trimi ka mbi 20 vjet që   punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendëshme. Ka kaluar me dhjetra raste personash të trafikuar dhe është marrë me hetimet konkrete të veprave penale, që kanë pasur lidhje me trafikimin.

Ajo flet edhe për anën tjetër të medaljes, për rastet  kur familjet i presin sërish në gjirin e tyre fëmijët e trafikuar, që janë edhe më pozitive, për sa i takon procesit të riintegrimit

“Ka familje që, pavarësisht nivelit të tyre arsimor, pavarësisht, nivelit ekonomik janë mikpritëse të fëmijës, të familjarit të tyre dhe duan të marrin pjesë e asistojnë sa të jetë e mundur  integrimin   e  një personi dhe nuk ka gjë më të mirë se kjo.” – thotë Anila Trimi

“Unë nuk ja uroj askujt atë që përjetova vetë. Gjithmonë prindërit duhet të jetë mbështetja e fëmijevë, në çdo situatë të vështirë që ata mund të ndodhen. Të mos i braktisin kurrë.” – apelon njëra  nga vajzat.

Por paragjykimet, e me raste edhe reagimet negative, hasen edhe në ambiente sociale, madje edhe aty ku mendjojmë se duhet të jemi të mbrojtur.      

Ja çfarë rrefen 19 vjeçarja e trafikuar.

“Kur po më shoqëronin në shtëpi më kanë gjykuar, më kanë sharë oficerët. Më kanë thënë fjalë banale gjatë gjithë rrugës. Për 3 orë”

Shpesh shoqëria  është edhe më refuzuese. Sipas Drejtores së Antitrafikut,  viktimat e trafikimit vuajnë faktin që nuk trajohen si gjithë të tjerët dhe që ëndrra e tyre është prerë në mes.

Ne të gjithë e kemi në dorë të mos paragjykojmë  dhe të krijojmë një mjedis sa më mbështetës dhe mirëkuptues  për këdo që ka kaluar një vuajtje, thellësinë e së cilës nuk mund ta marrim  dot kurrë me mend.

*Identiteti i viktimave të trafikimit në video është mbrojtur duke modifikuar zërin dhe figurën

Etiketa: FamiljeHetimetMasaMjedisSHshqipshqiptarevideoviktimaViktimat e trafikimitvuajtje
Tjetri
Maqedonia pezullon projektet e qeverisë së vjetër

Maqedonia pezullon projektet e qeverisë së vjetër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.