AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia pezullon projektet e qeverisë së vjetër

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zaev dhe ministrat e qeverisë së tij. Foto: MIA

Qeveria e re maqedonase planifikon të hedhë poshtë ose të rishqyrtojë disa projekte kyç të pasardhësit të saj, të cilat shihen si vrima të zeza financiare.

Zaev dhe ministrat e qeverisë së tij. Foto: MIA

Një muaj pas zgjedhjes, qeveria e re e udhëhequr nga Social Demokratët, LSDM, ka njoftuar se do të rishqyrtojë disa projekteve të shtrenjta dhe polemike.

Ato përfshijnë një qendër të re mjekësore në Shkup, dy segmente të autostradës të financuara nga një kredi kineze dhe restaurimin madhështor të kryeqytetit i njohur si “Shkupi 2014”.

Ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari, tha të hënën se kishte urdhëruar një rishqyrtim të procedurave të tenderit 72 milionë për qendrën mjekësore të re të Shkupit, me shpresën se do të rrëzojë ose rinegociojë marrëveshjen e ndërtimit të nënshkruar kohët e fundit, si dhe ta zhvendoste atë në një vend më praktik.

“Ka mangësi. Jemi duke folur me financuesin, Bankën Botërore, për ta zhvendosur qendrën klinike në periferi [të Shkupit]”, tha Taravari për të përjavshmen Faktor.

Qeveria e re do ta ndërtojë qendrën e re në një vend më lehtë të aksesueshëm nga banorët dhe qytetarët e tjerë.

Sipas saj ngritja e një ndërtese moderne në vendndodhjen e vjetër, afër qendrës së mbipopulluar të kryeqytetit, nuk do të zgjidhë problemin dhjetëvjeçar të trafikut por mund ta përkeqësojë atë.

Në mënyrë të paprecedent, paraardhësi i Taravarit në qeverinë e përkohshme, udhëhequr nga partia VMRO DPMNE, nënshkroi marrëveshjen e ndërtimit të qendrës mjekësore më 19 maj, dy javë para zgjedhjes së një qeverie të re.

Një tjetër projekt që qeveria e re tha se kishte nëvojë për rishikim ishte ndërtimi i dy segmenteve kryesore të autostradës të financuara nga një kredi kineze prej 574 milionë eurosh.

Nisur në 2014, ndërtimi i 50 kilometrave të autostradës që lidh Shkupin me qytetin e Shtipit dhe 57 kilometrat nga qyteti i Ohrit në qytetin e Kërçovës, ka ndaluar.

Ministri i ri i transportit, Goran Sugareski, të premten inspektoi segmentin e fundit të autostradës dhe tha për të vendit mund t’i duhet të paguajë 120 milionë euro shtesë për të rregulluar problemet e sigurisë me tunelet dhe për të zhvendosur një pjesë të rrugës e cila është ndërtuar përgjatë një terreni kodrinor ku ka rrëshqitje të tokës.

Ish-partia në pushtet, VMRO DPMNE ka reaguar duke këmbëngulur se qëllimi i vërtetë i qeverisë së re ishte të ndalonte të gjitha projektet e kryeqytetit duke shpikur pretekste të rreme.

Në lidhje me autostradën, VMRO DPMNE tha se disa korrigjime janë “normale” kur bëhet fjalë për projektet të mëdha autostradash në terren të vështirë.

Një projekt tjetër i parë si shpenzim i kotë i qeverisë së kaluar është rikonstruktimi madhështor barokor i kryeqytetit.

Sipas të dhënave të BIRN, projekti i kushtoi Maqedonisë mbi 670 milionë euro.

Qeveria e re urdhëroi ndalimin e menjëhershëm dhe rishikimin e projektit për të kursyer para dhe për të përcaktuar koston e vërtetë të saj.

Etiketa: autostradBanorëBIRNEurokrediMaqedoniaMjekmjekëohritParaPartiaQeveriarishikimSHShkupShkupi 2014VMRO DPMNE
Tjetri
Spitali boshnjak la gërshërët në stomakun e pacientit për gati një dekadë

Spitali boshnjak la gërshërët në stomakun e pacientit për gati një dekadë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.