AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hajdutët e mitur kthehen në makth të madh për pushuesit në Shëngjin

Elvis HilangaElvis Hila
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Shëngjinit. Foto: Elvis Hila

Policia e Lezhës arrestoi dy të mitur dhe shpalli në kërkim një të tretëpër vjedhjen e një ccante, por turistët anokhen se vjedhjet e vogla në plazh janë kthyer në një makth të vërtetë.

Plazhi i Shëngjinit. Foto: Elvis Hila

Dy 14 vjeçarë u arrestuan me 1 Korrik nga policia e Lezhës ndërsa një bashkëmoshatar i tyre u shpall në kërkim pas denoncimit të një pushueseje nga Kosova për vjedhjen e çantës.

Policia bëri të ditur në një njoftim për shtyp se të njëjtët minorenë dyshohen edhe për dy vepra të tjera penale të ndodhura gjatë javëve të fundit.

Ata dyshohen se më 21 qershor i kanë vjedhur një varëse floriri një gruaje banuese në Lezhë ndërsa më 26 qershor i kanë vjedhur një pushueseje tjetër nga Kosova 2 telefona celularë dhe 100 euro. Njërit prej të miturve iu gjet një pistoletë sportive e markës Ekol me një karikator me nëntë fishekë, pistoletë që përdoret për të shkaktuar zhurmë.

Ndërkohë, disa pushues me të cilët foli BIRN, tregojnë se vjedhjet e vogla të kësaj natyre janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm në plazh. Sipas pushuesve, rastet janë të shumta kur u humbasin çantat apo sendet me vlerë gjatë qëndrimit në plazh apo kur gjejnë xhamat e makinave të thyera apo shtëpitë e plazhit të plaçkitura.

“Unë jam një pushues nga Kosova. Prej të paktën 5 vitesh frekuentoj plazhin e Shëngjinit, pasi më duket një vend i qetë dhe bregdet mjaft i bukur. Por vjedhjet këtu janë kthyer në një problem. Thuajse çdo ditë hajdutet këtu veprojnë në çdo ore të ditë, ndaj duhem të jemi vetë të kujdesshëm,” tha një qytetar nga Kosova, i cili nuk pranoi të komentojë me emër.

“Unë jam me pushime këtu në Shëngjin dhe tre net më parë me kanë thyer xhamin e vogël të makinës dhe më kanë marrë 100 euro që i kisha brenda. Nuk bëra denoncim se isha i bindur se nuk mund të gjeja gjë. Duhet që policia të veproje dhe të jetë më prezente kryesisht gjatë natës, pasi në atë kohë hajdutët veprojnë më shumë” tha një pushues tjetër.

Zëdhënësja e Policisë së Lezhës Alda Prelaj i tha BIRN se policia është e informuar mbi problemin dhe se ka shtuar patrullimet në të gjithë zonën turistike ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë vjedhjen pa denoncuar po t’i drejtohen forcave të rendit.

Etiketa: BIRNbregdetDenoncimElvis HilaEuroKosovaLezhëMjaftnatyrepaktplazhPoliciapushimeSHShëngjintë miturturist
Tjetri
Vëzhguesit vendore; zgjedhjet pozitive, pavarësisht incidenteve

Bilanci i errët i zgjedhjeve: 21 persona në hetim për blerje vote

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.