AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dhuratat e Mlladiçit për fëmijët: Çokollata dhe gënjeshtra

Erna MackicngaErna Mackic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ratko Mlladiç me Izudin Aliç në Srebrenicë në korrik 1995.

Izudin Aliç ishte 8 vjeç kur kreu i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, takoi atë dhe fëmijë të tjerë boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, u dha çokollata dhe i gënjeu duke u premtuar se çdo gjë do të shkonte mirë.

Ratko Mlladiç me Izudin Aliç në Srebrenicë në korrik 1995.

Më 11 korrik 1995, ndërsa forcat serbe të Bosnjës zbarkonin në “zonën e sigurt” të Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja, tetëvjeçari Izudin Aliç ishte me gjyshin e tij pranë bazës së paqeruajtësve të OKB-së në Potocari ku mijëra boshnjakë u përpoqën të kërkonin strehim.

“Gjyshi im më dërgoi të merrja ujë dhe pashë një grup fëmijësh. Mbaj mend që pashë disa ushtarë që po shpërndanin diçka. Vrapova dhe një burrë me uniformë serbe më preku flokët, më pyeti për emrin dhe moshën dhe më dha disa çokollata,” kujton Aliç.

“Nuk kisha frikë dhe nuk e dija se kush ishte ai. Më interesonte vetëm çokollata dhe e hëngra menjëherë,” tha ai.

Një regjistrim video i komandantit ushtarak serb të Bosnjës ndërsa hynte në Srebrenicë më 11 korrik 1995 dhe teksa u jepte ëmbëlsira dhe çokollata fëmijëve u pa në të gjithë botën.

Ajo u filmua në fillim të një operacioni ushtarak, i cili do të zgjaste për ditë me radhë dhe do të merrte jetën e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe do të rezultonte në dëbimin e 40,000 grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Mlladiç e pyeti Aliçin se si e kishte emrin dhe sa vjeç ishte, kujton ai.

“Mbaj mend që i thashë se quhesha Izudin dhe se isha 12 vjeç. Nuk e di pse gënjeva për moshën time. Mendoj se doja të isha më i rritur. Nuk e di. Di që më tha se çdo gjë do të shkonte mirë, që nuk ishte e vërtetë,” tha ai.

Më 11 korrik 1995, ndërsa forcat serbe të Bosnjës zbarkonin në “zonën e sigurt” të Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja, tetëvjeçari Izudin Aliç ishte me gjyshin e tij pranë bazës së paqeruajtësve të OKB-së në Potocari ku mijëra boshnjakë u përpoqën të kërkonin strehim. “Gjyshi im më dërgoi të merrja ujë dhe pashë një grup fëmijësh.

Mbaj mend që pashë disa ushtarë që po shpërndanin diçka. Vrapova dhe një burrë me uniformë serbe më preku flokët, më pyeti për emrin dhe moshën dhe më dha disa çokollata,” kujton Aliç.

“Nuk kisha frikë dhe nuk e dija se kush ishte ai. Më interesonte vetëm çokollata dhe e hëngra menjëherë,” tha ai. Një regjistrim video i komandantit ushtarak serb të Bosnjës ndërsa hynte në Srebrenicë më 11 korrik 1995 dhe teksa u jepte ëmbëlsira dhe çokollata fëmijëve u pa në të gjithë botën.

Ajo u filmua në fillim të një operacioni ushtarak, i cili do të zgjaste për ditë me radhë dhe do të merrte jetën e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe do të rezultonte në dëbimin e 40,000 grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Mlladiç e pyeti Aliçin se si e kishte emrin dhe sa vjeç ishte, kujton ai. “Mbaj mend që i thashë se quhesha Izudin dhe se isha 12 vjeç. Nuk e di pse gënjeva për moshën time. Mendoj se doja të isha më i rritur. Nuk e di. Di që më tha se çdo gjë do të shkonte mirë, që nuk ishte e vërtetë,” tha ai.

Aliç para luftës jetonte në Prohici pranë Srebrenicës, në kufi me Serbinë. Pasi ushtarët serbë sulmuan fshatin në vitin 1993, familja e tij u largua për në Srebrenicë ku ata qëndruan deri në korrik 1995.

Pas sulmit në Srebrenicë, Aliç shkoi me nënën dhe vëllezërit, motrat dhe gjyshërit e tij në Potocari, ndërsa babai i tij, xhaxhai dhe kushëriri u arratisën në pyll duke kërkuar siguri në qytetin e Tuzlës, që kontrollohej nga forcat boshnjake.

“Isha tetë vjeç dhe kur përpiqem ta kujtoj, nuk e kuptoj se çfarë po ndodhte. Në Potocari kishte kaos, shumë ushtarë, shumë burra,” tha Aliç.

Në mes të kaosit në Potocari, u mblodhën me mijëra boshnjakë që përpiqeshin të arratiseshin dhe pikërisht atëherë ndodhi që Aliç shkoi të mbushte ujë dhe takoi Mlladiçin.

Pas kësaj, Aliç e kaloi pjesën e mbetur në luftës në një qendër refugjatësh në Tuzla dhe pastaj u kthye në Prohici, ku jeton edhe sot.

Babai dhe kushëriri i tij nuk i mbijetuan dot gjenocidit për të cilin Mlladiç akuzohet sot.

“Nuk e di se ku dhe si u vranë. Babanë dhe xhaxhanë i varrosa menjëherë pas luftës. Ata u gjetën në Kamenica, pranë Zvornikut. Kushëriri im s’u gjet kurrë,” tha Aliç.

Ai tha se sot mendon për Mlladiçin e atyre ditëve dhe pyet veten nëse ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, i cili tani është në gjyq në Hagë, e mban mend atë.

“Shpesh pyes veten për këtë kur e shoh në Hagë. Pyes veten nëse ai e dinte që të gjithë ata burra do të vriteshin. Babai dhe xhaxhai im, të gjithë ata…” tha ai.

Mlladiç akuzohet si përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte. Vendimi pritet të merret në nëntor.

“Çfarë ndiej për të? Asgjë. Thjesht jam i lumtur që e kanë arrestuar dhe që ka dalë në gjyq,” përfundoi Aliç.

“Ai duhet të përgjigjet për çdo gjë që bëri në Srebrenicë.”

Aliç para luftës jetonte në Prohici pranë Srebrenicës, në kufi me Serbinë. Pasi ushtarët serbë sulmuan fshatin në vitin 1993, familja e tij u largua për në Srebrenicë ku ata qëndruan deri në korrik 1995. Pas sulmit në Srebrenicë, Aliç shkoi me nënën dhe vëllezërit, motrat dhe gjyshërit e tij në Potocari, ndërsa babai i tij, xhaxhai dhe kushëriri u arratisën në pyll duke kërkuar siguri në qytetin e Tuzlës, që kontrollohej nga forcat boshnjake. “Isha tetë vjeç dhe kur përpiqem ta kujtoj, nuk e kuptoj se çfarë po ndodhte.

Në Potocari kishte kaos, shumë ushtarë, shumë burra,” tha Aliç. Në mes të kaosit në Potocari, u mblodhën me mijëra boshnjakë që përpiqeshin të arratiseshin dhe pikërisht atëherë ndodhi që Aliç shkoi të mbushte ujë dhe takoi Mlladiçin. Pas kësaj, Aliç e kaloi pjesën e mbetur në luftës në një qendër refugjatësh në Tuzla dhe pastaj u kthye në Prohici, ku jeton edhe sot.

Babai dhe kushëriri i tij nuk i mbijetuan dot gjenocidit për të cilin Mlladiç akuzohet sot. “Nuk e di se ku dhe si u vranë. Babanë dhe xhaxhanë i varrosa menjëherë pas luftës. Ata u gjetën në Kamenica, pranë Zvornikut. Kushëriri im s’u gjet kurrë,” tha Aliç.

Ai tha se sot mendon për Mlladiçin e atyre ditëve dhe pyet veten nëse ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, i cili tani është në gjyq në Hagë, e mban mend atë. “Shpesh pyes veten për këtë kur e shoh në Hagë.

Pyes veten nëse ai e dinte që të gjithë ata burra do të vriteshin. Babai dhe xhaxhai im, të gjithë ata…” tha ai. Mlladiç akuzohet si përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte. Vendimi pritet të merret në nëntor.

“Çfarë ndiej për të? Asgjë. Thjesht jam i lumtur që e kanë arrestuar dhe që ka dalë në gjyq,” përfundoi Aliç. “Ai duhet të përgjigjet për çdo gjë që bëri në Srebrenicë.”

 

Etiketa: GjyqKrimeKufiLufteMlladiçOKBoperacioniParaPotocariSHVendimivideo
Tjetri
Padia e Gjin Gjonit “nënvizon abuzimin me ligjin e shpifjes” shkruan Instituti Ndërkombëtar i Shtypit

Padia e Gjin Gjonit "nënvizon abuzimin me ligjin e shpifjes" shkruan Instituti Ndërkombëtar i Shtypit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.