AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mijëra vetë përkujtojnë përvjetorin e vrasjeve në Srebrenicë

Haris RovcaninngaHaris Rovcanin
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vajtues në përkujtimore. Foto: Anadolu.

Më shumë se 20,000 njerëz u mblodhën në Srebrenicë, Bosnjë, për të vajtuar personat e vrarë në masakrat e korrikut 1995 dhe varrosën më shumë se 71 viktimat trupat e të cilëve u identifikuan gjatë vitit të kaluar.

Vajtues në përkujtimore. Foto: Anadolu.

Turma të mëdha vajtuesish u mblodhën të martën në Srebrenicë për përkujtimoren e 22 vjetorit të vrasjeve masive të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës, me të afërmit e tyre që derdhnin lot ndërsa 71 viktima të tjera më në fund u vendosën të prehen në paqe.

Disa mijëra vajtues mbërritën në memorialin në fshatin Potoçari pasi kishin udhëtuar nëpër vend në një marshim tre ditor.

Viktima më e re ndër ata që u varrosën ishte Damir Suljiç, i cili ishte 15 vjeç kur u vra në korrik 1995 pasi Ushtria Serbe e Bosnjës pushtoi “zonën e sigurt” të Srebrenicës, të shpallur kështu nga OKB-ja, dhe pas ekzekutoi rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë.

Suljiç u varros pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij, të cilët gjithashtu u vranë në masakra, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, tha në një fjalim në përkujtimore se “pajtimi nuk mund të arrihet pa drejtësi”.

“Themelet e pajtimit duhet të ndërtohen bazuar te drejtësia dhe e vërteta dhe kjo nuk do të ndodhë derisa ideologjia dhe idetë që çuan në gjenocid të mposhten plotësisht,” tha Izetbegoviç.

Kryetari i Gjykatës së Hagës Carmel Agius tha në përkujtimore se mohimi ose shtrembërimi i asaj që ndodhi në Srebrenicë ishte “një sulm i qëllimshëm ndaj të vërtetës”.

Agius tha se gjenocidi në Srebrenicë “ishte i dokumentuar aq mirë, i përcaktuar nga dy gjykata ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe i mbështetur shkencërisht, saqë s’do të arrini kurrë ta fshihni natyrën e vërtetë të këtij gjenocidi”.

Me qindra njerëz postuan mesazhe për përkujtimoren në rrjetet sociale, përfshirë edhe kapiteni i ekipit kombëtar boshnjak të futbollit Edin Dzeko.

Vrasjet janë identifikuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato boshnjake, edhe pse zyrtarët serbë të Bosnjës dhe qeveria në Serbi e mohon këtë përkufizim.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha megjithatë të martën se veprimet e Ushtrisë Serbe të Bosnjës në Srebrenicë në vitin 1995 përbënin “një krim shumë të madh”.

“Ky ishte një krim i tmerrshëm dhe detyrimi im si president është t’i shpreh ngushëllime familjeve dhe të shpresoj që krime të tilla të mos ndodhin më kurrë,” tha Vuçiç në një intervistë me Happy TV të Serbisë.

Vuçiç u sulmua nga vajtuesit e zemëruar kur mori pjesë në 20 vjetorin e masakrave në vitin 2015.

Aktivistë përkujtojnë masakrat në Beograd. Foto: Beta.

Ditën e hënë në qendër të Beogradit, grupi i aktivistëve të paqes “Gratë me të Zeza” organizoi një manifestim të heshtur me titull “Srebrenica 8372”, sipas numri të boshnjakëve të identifikuar që janë masakruar nga forcat serbe të Bosnjës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në një deklaratë me rastin e përvjetorit të përkujtimores tha se faktet mbi masakrat e vitit 1995 duhet të njihen nga të gjitha komunitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë për të ndërtuar besimin dhe për të bërë të mundur “pajtimin e plotë”.

Guterres pranoi gjithashtu kritikat nga Kombet e Bashkuara për mos parandalim të vrasjeve të boshnjakëve nga Srebrenica, ku ishin vendosur forcat paqeruajtëse të OKB-së.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Kombet e Bashkuara, e ka pranuar pjesën e tij të përgjegjësisë në lidhje me tragjedinë e Srebrenicës dhe ka punuar shumë që të mësojë nga dështimet e tij,” tha Guterres në deklaratën e tij të hënën.

Një total prej 38 anëtarësh të Ushtrisë dhe policisë Serbe të Bosnjës janë dënuar nga Gjykata e Hagës dhe gjykata shtetërore boshnjake me më shumë se 600 vjet burg, plus tre dënime me burgim të përjetshëm, për gjenocid dhe krime të tjera kundër boshnjakëve nga Srebrenica.

Etiketa: aktivistAktivistëBeogradBurgDrejtësiagjenocidGjykataGjykatëGjykatësKombet e BashkuaraKrimKrimeOKBpaqepresidentQeveriaRrjetet socialeSerbiSHSrebrenicaSulmUshtriaviktima
Tjetri
Samiti Ballkan-BE pritet të diskutojë “tregun e përbashkët”

Samiti Ballkan-BE pritet të diskutojë "tregun e përbashkët"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.