AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Samiti Ballkan-BE pritet të diskutojë “tregun e përbashkët”

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, Itali. 12 korrik 2017. Foto: (Andrea Lasorte/ANSA via AP)

Projektet e bashkëpunimit ekonomik do të jenë në krye të axhendës së Samitit të Triestes ku janë mbledhur liderë nga BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por do të diskutohet gjithashtu zgjerimi i mundshëm i BE-së në rajon.

Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, Itali. 12 korrik 2017. Foto: (Andrea Lasorte/ANSA via AP)

Samiti i së mërkurës në qytetin italian të Triestes pritet të përqendrohet në programet financiare, një bashkim doganor dhe treg të përbashkët, por edhe në të ashtuquajturin ‘Plani Marshall për Ballkanin’ – një skemë gjermane për të përdorur fondet e BE-së për të financuar projektet e infrastrukturës në shkallë të gjerë në rajon.

Kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë do të takohen në Trieste për të nënshkruar një dokument për krijimin e zonës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke hequr barrierat tregtare jo-tarifore dhe për harmonizimin e ligjeve në mënyrë që të tërhiqen më shumë investime.

Iniciativa e BE-së synon të krijojë një treg të vetëm për 20 milionë shtetas me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila deri më tani ka investuar 10 miliardë euro në rajon.

Zv.presidenti i BERZH, Pierre Heilbronn tha të enjten se heqja e barrierave tregtare jo-tarifore do të ishte hapi i parë i një iniciative, në të cilën BERZH dhe partnerët e saj shpresojnë të ri-angazhojnë shtetet e Ballkanit “të shqetësuar nga entuziazmi i zhdukur i BE-së për zgjerim dhe të ekspozuar ndaj ndikimin në rritje të Rusisë”, raportoi Reuters.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për Europën”, tha Heilbronn.

Takimi i Triestes është pjesë e Procesit të Berlinit, një proces pesëvjeçar që filloi në gusht 2014 dhe ka mbajtur takime vjetore për të nënvizuar angazhimin e BE-së për zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimi i vitit të fundit u organizua nga Franca.

Vendet e Ballkanit ende të paanëtarësuara në BE janë në foksu të kësaj iniciative. Këtu futen Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Takimi i nivelit të lartë në Itali do të ketë pjesëmarrje nga Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, Emmanuel Macron, presidenti i Francës, si dhe Shefja e BE-së për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn.

“Strategjia jonë ka si qëllim final që këto gjashtë vende të jenë anëtare të BE-së”, tha Hahn përpara takimit të Triestes.

Në samit do të mbahet edhe një diskutim rreth një rrjeti digjital të integruar, i cili do t’u lejojë vendeve anëtare të ulin tarifat për shërbimet roming brenda zonës së përbashkët ekonomike, si dhe të nxisë infrastrukturën dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë të rinisë.

Krerët e Ballkanit gjithashtu do të diskutojnë një propozim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të krijuar një bashkim doganor të Ballkanit.

Propozimi përfshin heqjen dorë nga vendet anëtare për tarifat dhe detyrimet e brendshme, heqjen e të gjitha kufizimeve në lëvizjen e mallrave dhe miratimin e tarifave të përbashkëta doganore.

Megjithatë, Kosova dhe Mali i Zi kanë shprehur dyshime për bashkimin doganor.

Para samitit, një Forum i Shoqërisë Civile u organizua të martën ku u mblodhën politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar për sfidat socio-ekonomike dhe politike me të cilat përballet rajoni.

Komisioni Europian, së bashku me qeverinë italiane do të organizojnë gjithashtu një forum të të rinjve të BE-së për Ballkanin Perëndimor bashkangjitur samitit të Triestes për të “eksploruar fusha të tjera bashkëpunimi”.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBEBERZHBosnjeEmmanuel MacronEuroFinalFrancaFushainvestimeItaliKomisioneriKomisioni EuropianKosovaKosovëMacronMaliMali i ZiMaqedoniaMerkelPararajonrajonisamitSamitiSerbiaSHshqipShqipëriaTregzgjerimzhvillim
Tjetri
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Shqiptarët paguajnë 300 milionë euro në vit "taksa mjedisore"

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.