AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqiptarët paguajnë 300 milionë euro në vit “taksa mjedisore”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Edhe pse paguajnë 2.8 për qind të PBB-së si “taksa mjedisore”, qytetarët shqiptarë jetojnë sërish në vendin që nuk është në gjendje të menaxhojë as mbetjet e veta urbane.

Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Një format i ri raportimi nga Instituti i Statistikave i kryer në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Sistemi Europian i Llogarive Ekonomike zbuloi se shqiptarët paguajnë rreth 300 milionë euro ose 2.8 për qind të PBB-së së vet në formën e “taksave mjedisore”, një shifër kjo krahasimisht më e lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian [link] . Pavarësisht kësaj, Shqipëria mbetet vendi më i mbushur me plehra urbane dhe me sistemin më të keq të menaxhimit të mbetjeve në kontinent.

Instituti i Statistikave publikoi të mërkurën për herë të parë të dhënat mbi Taksat e Mjedisit, [link], një raport që bazohet mbi të dhënat e Ministrisë së Financave për të ardhurat e qeverisë nga taksa të ndryshme. Qëllimi i publikimit është përmbushja e një detyrimi tjetër në fushën e statistikave në kuadër të përgatitjes së Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian.

Raporti i INSTAT, i cili përmbledh të dhënat mbi të ardhurat e qeverisë nga këto taksa nga viti 2008 deri në vitin 2015, tregon se të ardhurat e buxhetit janë rritur me mbi 35 për qind mes viteve 2008 dhe 2015, duke shënuar kulmin në vitin 2014 dhe një rënie në vitin 2015- rënie e shkaktuar nga deficiti i lartë buxhetor në të ardhurat nga nafta atë vit si dhe nga kontrabanda e naftës.

Gjithesesi, INSTAT thotë se në vitin 2015 shqiptarët paguan 40 miliardë lekë në formën e taksave mjedisore. Kjo është e barabartë me 2.77 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas metodologjisë së Bashkimit Europian, klasifikohen si taksa mjedisore taksat mbi konsumin e energjisë, taksat mbi transportin, taksat për ndotjen dhe taksat për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Një raport i Eurostat tregon se në 28 vendet anëtare, të ardhurat nga taksat mjedisore në vitin 2015 qenë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, më të ulëta se sa në Shqipëri. Europianët paguan 2.4 për qind të PBB-së për taksa mjedisore nga gati 2.8 për qind të paguan shqiptarët.

Megjithatë, pavarësisht taksave krahasimisht më të larta të paguara në emër të mbrojtjes së mjedisit, është fakt i njohur nga të gjithë që Shqipëria është vendi me një krizë të përhershme në menaxhimin e mbetjeve urbane, vendi ku mbetjet shpesh hidhen në lumë dhe përfundojnë në det.

Etiketa: Bashkimit EuropianEuroEurostatGjergj ErebaraINSTATInstituti i StatistikaveLandfilli i SharrësMjedisiMjedisitnaftaPBBraportRaportiSHSharrëshqipShqipëriShqipëriataksaTaksat
Tjetri
Serbia po shlyen borxhin një miliard euro të Kosovës

Serbia po shlyen borxhin një miliard euro të Kosovës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.