AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryebashkiaku Mziu paditet për ndërtimet pa leje gjatë fushatës elektorale

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Foto:Facebook

Xhelal Mziu është kallëzuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohet nga IKMT se ka përdorur vendimet për prishjen e ndërtesave pa leje si “mjet presioni apo favorizimi në fushatë”. Mziu i quan akuzat “hakmarrje e pastër politike” dhe fajëson qeverinë për ndërtimet pa leje.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Foto:Facebook

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, të cilin e akuzon se nuk ka vepruar për të prishur ndërtimet pa leje gjatë muajve Maj-Qershor. Në një njoftim për shtyp, IKMT hedh dyshime se vendimet kundër ndërtimeve pa leje lidhen me periudhën e fushatës elektorale dhe se mund të jenë përdorur si mjet presioni apo favorizimi, ndërkohë që e akuzon kryebashkiakun për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e saj, IKMT thekson se janë marrë 89 vendime për prishje objekti, 48 prej të cilave i përkasin periudhës maj-qershor 2017. Megjithatë, asnjë prej vendimeve nuk është ekzekutuar.

“Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryeinspektorit drejtuar kryetarit të bashkisë si organi epror për sigurimin e mjeteve për ekzekutimin e këtyre vendimeve, nga ana e kryebashkiakut nuk është ndërrmarrë asnjë veprim”, thuhet në njoftimin për shtyp të Inspektoriatit.

“..Pjesa më e madhe e vendimeve për prishje objekti janë marrë në periudhën parazgjedhore, fakt që ngre dyshime të arsyeshme se janë përdorur si mjet presioni apo favorizim personash me qëllim përfitimi elektoral,” thuhet më tej në njoftimin e IKMT.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu e cilësoi kallëzimin “një hakmarrje të pastër politike” përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Ai u kundërpërgjigj me akuzën se ishte qeveria ajo që lejoi ndërtime pa leje gjatë fushatës elektorale.

“Pas humbjes dërrmuese në Kamëz me plus 5 mijë vota, gjendet një “sebep” që qeveria të sulmojë sërish emrin e kryebashkiakut Xhelal Mziu, duke e kallëzuar atë në prokurori,”  shkruan Mziu.

“Qeveria lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votës. Në Tiranë, Durrës etj. është ndërtuar pa leje jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate, madje në prona publike dhe me paratë e krimit, korrupsionit, drogës”, shton Mziu në postimin e tij.

Përplasja e fundit mes kryebashkiakut të Kamzës dhe institucioneve të qeverisë qëndrore mbi ndërtimet pa leje filloi gjatë javës së fundit të fushatës elektorale. 7 ditë para zgjedhjeve, Xhelal Mziu u shfaq në një klip të shkurtër ndërsa bënte fushatë për Partinë Demokratike, ku kërcënonte se do të prishte shtëpitë që kishin vendosur flamujt e PS dhe LSI-së. “Kush ka vendosur flamurin e PS dhe të LSI le ta heqë brenda ditë së sotme sepse nesër do t’i prishim edhe shtëpinë edhe flamurin,” dëgjohet të thotë Mziu.

Menjëherë pas kësaj, Policia e Shtetit njoftoi nisjen e procedimit penal për Mziun me akuzën e kërcënimit.

“Më datë 19.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Xh. M., 50 vjeç, banues në Kamëz, sepse në një portal informativ, ka kanosur se do prishë shtëpitë e të gjithë banorëve në Kamëz, të cilët mbajnë flamur të partive politike të dy subjekteve politike, nëse nuk i heqin ata brenda ditës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Kryeministri Edi Rama u kujdes ta shpërndante vetë videon, duke e cilësuar atë si “kërcënim nga bodrumi”. Vetë kryebashkiaku Mziu e cilësoi videon një keqkuptim dhe kërkoi ndjesë një ditë më pas, ndërsa theksoi se fjala e tij ishte keqpërdorur dhe se ai po fliste “rreth ndërtimeve pa leje që po lulëzojnë nën mburojën qeveritare”.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Mziu kallëzohet penalisht për “shpërdorim Detyre”.  Ai u arrestua me këtë akuzë,  në lidhje me një tender të bashkisë në dhjetor të vitit 2013 dhe u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë, por fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit në vitin 2014. Çështjes i është bërë rekurs nga prokuroria dhe pritet ende gjykimi në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: BanorëDurrësEdi RamaFacebookGjykatëGjyqIKMTInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së TerritoritKamëzKryeministri Edi RamaLSIpallateParaPoliciaPolicia e ShtetitprishjeProkuroriProkuroriapronaProna PublikePSQeveriaRamaShpërdorim detyretenderVendimetVotaXhelal Mziu
Tjetri
Migrantët e rinj përballen me tmerre të vjetra përgjatë rrugës ballkanike

Migrantët e rinj përballen me tmerre të vjetra përgjatë rrugës ballkanike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.