AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Incidentet në kampet greke të refugjatëve rrisin numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

Raimond KolangaRaimond Kola
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë azilkërkues në një qendër pritje në Gjirokastër

Tre adoleshentë nga Maroku lanë një kamp refugjatësh në Selanik dhe kërkuan azil në Shqipëri, pasi thanë se në Greqi e kishin të vështirë të mbijetonin. Policia thotë se në disa raste kjo është një taktikë për të lëvizur drejt Veriut të Europës.

Emigrantë azilkërkues në një qendër pritje në Gjirokastër. Foto:Raimond Kola

Një raport i shkurtër i Policisë Kufitare të Gjirokastër njoftonte në mesin e korrikut se në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, nga shërbimet e kufirit u kapën tre adoleshentë nga Maroku të moshës 16-17 vjeç.

“Në pamundësi të shërbimit social, intervistimi i tyre do të bëhet një ditë më  vonë,” thuhej në njoftimin e policisë.

Raportime të tilla kanë nisur të shtohen në pikat e kufirit që lidhin Shqipërinë me Greqinë, vendi nga hyjnë më shumë refugjatë në Shqipëri.  Një ditë pas bllokimit të të miturve, policia shqiptare ndaloi në afërsi të Kakavijës edhe tre shetas të tjerë, dy afganë dhe një nga Siria.

“Nga të dhënat e shërbimeve kufitare shqiptare numri i refugjatëve të bllokuar në territorin shqiptar (Gjirokastër) për gjashtë muajt e parë të këtij viti është rreth 50,”  tha zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Oltiana Nano.

Nano shtoi se ishte rritur numri i atyre që pasi ndaloheshin, kërkonin azil në Shqipëri si në rastin e tre adoleshentëve nga Maroku, të cilët ishin larguar nga një kamp në Selanik ku kishin qëndruar për tre muaj për shkak të vështirësive që kishin hasur atje.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2016 numri i refugjatëve azilkërkues në Shqipëri u rrit në rreth 200 nga 106 persona në vitin 2015.

Dy vëllezërit nga Maroku i thanë punonjësit të shërbimit social shqiptar se e kishin lënë vendin e tyre pasi prindërit ua vranë. Ata po ashtu kanë rrëfyer se hynë në Greqi nga kufiri turk dhe u vendosën nga policia greke në një kamp në Selanik. Të tre arritën të realizonin regjistrimin duke marrë edhe Kartën e Regjistrimit të Përkohshëm nga autoritete greke [kjo kartë u mundëson refugjatëve në Greqi qëndrimin dhe trajtimin e përkohshëm me ushqime dhe veshëmbathje].

Por dy vëllezërit dhe shoku i tyre thanë gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare se ishin detyruar ta lënë kampin pasi “kishin vështirësi të mbijetonin aty”.

Sipas zyrtarëve shqiptarë të kufirit, incidentet në kampet e mbipopulluara të refugjatëve në Greqi dhe dëshira për të kaluar më në Veri të Europës janë arsyet e udhëtimit drejt Shqipërisë. Një zyrtar i tha BIRN se “edhe pse nuk përjashtoheshin rrjetet e trafikut, në të shumtën e rasteve refugjatët kanë dëshmuar (para autoriteteve shqiptare) se janë larguar ose kur kampet janë mbyllur ose kur ka pasur trazira në to”.

Vetëm pak kohë më parë, një organizatë greke publikoi një raport për incidentet me refugjatët që ndodhen aktualisht në Greqi. Sipas Rrjetit të Regjistrimit të Dhunës dhe Racizmit në Greqi, gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 u shënuan 95 incidente të dhunës raciste me më shumë se 130 viktima.

“Në 31 incidente, emigrantët ose refugjatët u vunë në shënjestër për shkak të origjinës së tyre kombëtare, etnike, fesë apo ngjyrës dhe në një incident u përfshi stafi i organizatave humanitare dhe ndërtesa që synonin të strehonin refugjatët,” thuhet në raport.

Ndërkohë që sipas vlerësimeve policore, disa nga refugjatët kryesisht nga Siria dhe Afganistani kërkojnë formalisht azil në Shqipëri në mënyrë që të mos rikthehen menjëherë në Greqi, me shpresë se më pas mund vijojnë rrugën për në vende të tjera.

Në shtator të vitit të shkuar, 21 refugjatë sirianë u larguan nga një qendër në periferi të Tiranës, ndërsa ishin në pritje të kryerjes së praktikave për azil në Shqipëri. Pak ditë më vonë, policia shqiptare bllokoi një pjesë të tyre teksa udhëtonin nga territori shqiptar për në Kosovë. Policia arrestoi katër shqiptarë të cilët dyshohet se po i ndihmonin ata të udhëtonin drejt vendit fqinj në këmbim të pagesave financiare.

Vëllezërit marokenë  rrëfyen se kishin marrë autobusin e udhëtareve nga Selaniku në Janinë dhe më pas një tjetër autobus për në pikën kufitare të Kakavijës. Në fshatin e parë shqiptar buzë kufirit ata u ndaluan nga shërbimi policor shqiptar. Veshur me bluza të lehta, atlete gri dhe pantallona të shkurtra tre të miturit duket se kishin rënë në sytë e banorëve të zonës që kishin njoftuar policinë.

Pas gati 24 orësh qëndrimi në tokën shqiptare, dy vëllezërit dhe shoku i tyre  nga Maroku kanë firmosur kërkesën e azilit që u jep mbrojtjen e shtetit shqiptar.

Pas trajtimit 72 orësh nga shërbimet kufitare në Gjirokastër tre të miturit do të trajtohen nga Qendra e Azilantëve në Babrru të Tiranës.  Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Oltiana Nano tha se refugjatët pasi bllokohen në zonat kufitare shoqërohen në pikën e posaçme që është ngritur në Kakavijë.

“Në këtë pikë refugjatët intervisohen me përkthyes në gjuhën amtare dhe më pas pyeten nëse kërkojnë azil apo rikthimin vullnetar në Greqi,” tha Nano.

Zëdhënësja e Drejtorisë së policisë së Gjirokastrës thotë se ata refugjatë që zgjedhin azilin dërgohen në një qendër tjetër që është sapo është ngritur pranë Drejtorisë së Kufirit në Gjirokastër nga Organizata “IOM”.  Po ashtu zyra e UNCHR-së në Gjirokastër dhe  organizata “Caritas” ofrojnë për çdo rast mbështetje për veshmbathje dhe ushqime për 72 orë, dhe në raste të nevojshme edhe ndihmë shëndetësore.

Duke parashikuar një rritje të numrit të refugjatëve, misioni i UNCHR-së në Shqipëri hapi vitin e shkuar një zyrë në Gjirokastër, ndërsa Organizata IOM krijoi një qendër pritjeje me rreth 60 vende për trajtimin e refugjatëve. Organizatat bashkëpunojnë dhe me Caritas në ofrimin e shërbimeve për refugjatët që bllokohen në kufi, duke përmirësuar situatën e viteve të mëparshme.

Etiketa: adoleshentëafganAfganistaniazilazilkërkuesBanorëBIRNDhunëGreqiIOMKakavijëkampKufiMarokumbështetjeParaPoliciaraportSHshqipShqipërishqiptareshtatorSiriasirianTiranëtraziraviktima
Tjetri
Zbardhen shijet e shtrenjta të zyrtarëve maqedonas

Zbardhen shijet e shtrenjta të zyrtarëve maqedonas

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.