AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Maqedonisë refuzon ndalimin e Gruevskit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: MIA.

Gjykata e Apelit në Maqedoni ka refuzuar një kërkesë për ndalimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe zyrtarëve të lartë të partisë së tij VMRO DPMNE para gjyqit të tyre për akuzat për mashtrim në zgjedhje.

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: MIA.

Gjykata e Apelit në vend ka vendosur se ish-kryeministri maqedonas Gruevski dhe ish-ministra të tjerë të qeverisë së tij që janë akuzuar për mashtrim të zgjedhjeve në vitin 2013 do të qëndrojnë të lirë, por do t’u konfiskohen pasaportat si masë parandaluese.

Gjykata e Apelit refuzoi një apel të ngritur nga Prokuroria Speciale, SJO, e cila pretendonte se të pandehurit mund të largohen nga vendi ose të ndikojnë te dëshmitarët në gjyqin e tyre.

Gjykata hodhi poshtë gjithashtu kërkesën e të pandehurve që t’u rikthehen pasaportat e tyre. Ajo pritet ta shpjegojë formalisht vendimin e saj më vonë të hënën.

Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë – ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulovska, ish-ministri i transportit Mile Janakieski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozinovski dhe ish-shefi i kabinetit Martin Protugjer – akuzohen për organizim të mashtrimit zgjedhor në një çështje të ngritur nga Prokuroria Special dhe të njohur me emrin e koduar “Titanik”.

Gruevski akuzohet për tri pika në këtë çështje: lidhje kriminale, keqpërdorim të pasurisë gjatë një fushate zgjedhore dhe shkelje të lirisë së votuesve.

Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Apelit të premten, Gruevski, i cili e ka deklaruar veten të pafajshëm, këmbënguli se vendimi për të konfiskuar pasaportën e tij ishte degradues, duke shtuar se ai nuk planifikon të largohet nga vendi, por të qëndrojë në krye të partisë së tij dhe rimarrë përsëri pushtetin. Partia e tij VMRO DPMNE ishte në krye të pushtetit nga viti 2006 deri në maj të këtij viti.

Prokuroria Speciale ngriti disa aktakuza në qershor kundër ish-zyrtarëve të lartë, shumica e të cilëve ishin nga partia VMRO DPMNE dhe kërkoi ndalimin e tyre.

Pasi Gjykata Penale e Shkupit hodhi poshtë kërkesat për ndalimin e tyre, Prokuroria Speciale i apeloi vendimet para Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit të hënën duhet të rishikonte gjithashtu apelin e Prokurorisë Speciale në lidhje me ndalimin e propozuar të ish-ministres së kulturës Elizabeta Kanceska-Milevska.

Prokuroria Speciale e paditi atë në çështjen e koduar “Tenderat” për organizimin e një tenderi të paligjshëm prej një milion eurosh për të ndërtuar një pjesë të muzeut.

Milevska, e cila gjithashtu e mohoi fajin, tha në seancën dëgjimore në Gjykatën e Apelit të hënën se këmbëngulja Prokurorisë Speciale për arrestimin e saj e kishte habitur pasi ajo nuk po ndikonte te dëshmitarët dhe nuk ka ndërmend të largohet nga vendi.

Etiketa: ApeldëshmitarëGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGruevskiMaqedoniMASmashtrimNikola GruevskiParaPartiaPasaportatProkuroriaProkuroria SpecialePunëPunëtorPunëtorëVendimetVendimiVMRO DPMNEzgjedhje
Tjetri
Europa duhet të luajë një rol kyç në Ballkan

Politika e Jashtme Dekadente e Perëndimit

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.