AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika e Jashtme Dekadente e Perëndimit

Chris PattenngaChris Patten
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Perëndimi është gjithnjë e më ngurues të lejojë vizionin e vet të lirive civile dhe të të drejtave të njeriut të ndikojnë në politikën e saj të jatshme, shpesh duke iu druajtur kostove të mundshme komerciale. Një dekadencë e tillë në politikën e jashtme kërcënon në minojë pretendimin se Perëndimi është një bashkësi vlerash – si dhe pretendimin e BE-së se është më shumë se sa thjeshtë një bashkim doganor i glorifikuar.

Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Në ditët tona, Perëndimi mund të përshkruhet si dekadent. Kjo nuk do të thotë thjeshtë se ne jemi nën varësi të politikës së “bukës dhe dëfrimit,” nga programet e mirëqenies shoqërore në Europë (të cilat ne kemi vështirësi për t’i paguar) te Kampionati i Ligës së Futbollit në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë se ne jemi gjithnjë e më ngurues që të lejojmë vizionin tonë të lirive civile dhe të të drejtave të njeriut të ndikojnë mbi politikat tona të jashtme, duke pasur frikë nga kostot e mundshme komerciale.
Le të marrim parasysh rastin e disidentit të Kinës dhe Nobelistit të Paqes Liu Xiaobo, i cili vdiq së fundmi ndërsa vuante një dënim 11 vjeçar me burg për shkak se pati bërë thirrje për demokraci në Kinë. Autoritetet e Kinës refuzuan kërkesën e Liu, të bërë vetëm pak javë para vdekjes, për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit për kancerin e tij agresiv, ndërkohë që bashkëshortja e tij vijon të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Trajtimi i disidentëve si Liu nga Kina nuk është gjë tjetër veç barbari. Megjithatë udhëheqësit e Perëndimit kanë ofruar vetëm pak deklarata diplomatike të hartuara me tepër kujdes për ta kritikuar atë.

Unë thjeshtë mund ta marr me mend se sa janë udhëheqësit e Perëndimit që kanë diskutuar çështjen e Liu me homologët e tyre Kinezë në bisedat me dyer të mbyllura. Mundësitë për këtë qartazi kanë qenë të shumta, përfshirë edhe takimin e kësaj vere të G-20, kohë kur Liu qe në shtratin e vdekjes.

Por duket pa gjasa që udhëheqësit e Perëndimit të jenë përballur me presidentin e Kinës Xi Jimping mbi këtë çështje. Në fund të fundit, kur Liu mori Çmimin Nobel më 2010, dhe Kina e zemëruar u përpoq të sulmonte Norvegjinë, Perëndimi nuk shprehu zemërim apo nuk tregoi solidaritet të vërtetë me një aleat të NATO-s/

Trajtimi i Hong Kongut nga Kina ka kaluar në mënyrë të ngjashme pa kundërshti nga udhëheqësit e Perëndimit. Kina duket se ka për synim të dhunojë detyrimet e veta, të ndërmarra në “deklaratën e përbashkët” të nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar, për të ruajtur mënyrën e jetesës së qytetit dhe sundimin e ligjit deri në vitin 2047. Sakaq, ajo ka kërcënuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, autonominë e universiteteve dhe lirinë e shtypit. Megjithatë ka pasur shumë pak kritika për këtë në Perëndim, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Pse vendet e Perëndimit janë kaq ngurrues të kritikojnë sjelljen e Kinës me zë më të lartë dhe në mënyrë më të vazhdueshme? Përgjigjja, duket se është, paraja.

Greqia, e cila me krenari pretendon se është djepi i demokracisë, ka udhëheqës që në përgjithësi u rritën duke kundërshtuar një qeveri autoritare ushtarakësh. Megjithatë qeveria e saj në vështirësi financiare së fundmi bllokoi Bashkimin Europian nga tentativa për të kritikuar shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se Kina ofron investime me rëndësi kritike, veçanërisht nga Kompania e Transportit Oqeanik të Kinës, e njohur si COSCO, e cila në gusht 2016 bleu një paketë maxhoritare në Portin e Pireut. Kryeministri grek Alexis Tsipras – i cili supozohet se është një i majtë radikal i cili, në nderim të Che Guevarës ia vuri emrin fëmijës së vet Ernesto – është bërë një karamelengrënës i Kinës.

Falimentimi moral i Perëndimit është në shfaqje edhe më pranë në shtëpi. BE vijon të ngurrojë të kritikojë sjelljen e kryeministrit të Hungarisë Viktor Orbán, i cili me krenari mburret për besimin e tij te “demokracia joliberale” (një shprehi plot kundërshti kjo në vetvete). Nën udhëheqësinë e Orbán, shkeljet e konventave të të drejtave të njeriut në trajtimin e refugjatëve është shoqëruar nga një shtypje e shoqërisë civile, veçanërisht e organizatave që marrin para nga jashtë vendit.

Një objekt i njohur i këtij represioni është Universiteti i Europës Qendrore, një bastion i debatit të hapur, mësimdhënies dhe kërkimit në Hungari, i cili është themeluar nga George Soros. Orbán ka shkuar aq larg sa ka rikthyer imazhet më të ndyra anti-semike të viteve 1930 të Hungarisë (një aleate e Gjermanisë Naziste) për të demonizuar Sorosin. Megjithatë vetë Orbán ka kryer studimet në Universitetin e Oksfordit (ku unë jam Kancelar) me një bursë të financuar nga SOros, dhe ka studiuar atje nën mendimtarin e madh liberal Isaiah Berlin.

Edhe pse Hungaria e Orbán kundërshton detyrimet që ka si anëtar i BE-së, ajo vijon të marrë më shumë se 5.5 miliardë euro në vit nga BE ndërkohë që kontribuon aty me më pak se 1 miliardë euro në vit. E pse shtetasit e Europës duhet të paguajnë kaq shumë për një qeveri që tregon kaq pak respekt për ta dhe e krahason BE-në me Bashkimin Sovjetik? Në më të paktën, BE duhet të zbatojë kriteret e Traktatit të Lisbonës të cilat e lejojnë atë të pezullojë disa të drejta të një vendi që thyen rregullat e saj dhe tregon neveri për standardet dhe vlerat e saj.

Sjella e Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni dhe qeverisë së saj – e cila tregon shumë pak shqetësime si për ligjin ashtu edhe për drejtësinë – ngre probleme të ngjashme. Qeveria po punon për të ndryshuar kushtetutën, në mënyrë që të shkatërrojë kontrollet dhe balancat demokratike. Ajo dukshëm dëshiron që gjykatësit të bëjnë atë që politikanët kërkojnë që ata të bëjnë, dhe nuk dëshiron që media të jetë në gjendje ta thotë këtë gjë. Unë guxoj të them se sundimtarët e Kinës nuk kanë vështirësi në të kuptuarin e sjelljes së PiS.

Turqia, natyrisht, nuk është vend anëtar i BE-së dhe as që ka gjasa të bëhet ndonjëherë nëse vijon në rrugën e represionit diktatorial të ndërmarrë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, një tifoz jo i vogël i Vladimir Putinit të Rusisë. Por, nëse gjykojmë nga toleranca në rritje e BE-së për iliberalizmin, disa udhëheqës të BE-së mund të jenë të gatshëm të pranojnë marrëdhënie më të ngushta me Turqinë e Erdoğan.

Një dekadencë e tillë në politikën e jashtme kërcënon të minojë pretendimin e BE-së si një bashkësi vlerash dhe jo thjeshtë si një bashkim doganor i glorifikuar. Siç e dimë ne nga vitet 1920 dhe 1930, ndërsa dekadenca ushqen më shumë dekadencë, bota bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Është koha për Europën – në të cilën duhet të bashkohet Shtetet e Bashkuara pasi Presidentin Donald Trump të mos jetë më president – të rigjejë kompasin tonë moral edhe një herë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The West’s Decadent Foreign Policy

Etiketa: Alexis TsiprasArrestBashkimit EuropianBEBurgdemokracidemokraciaDonald TrumpEuroGjykatëGjyqGreqiaHungariinvestimeKinaLigjMediaMjekmjekëNATOnazistepaktParaPiSPolonipresidentProject SyndicateQeveriaSHShtetet e BashkuarashtypjeSorostë drejtaTrumpTurqiavere
Tjetri
Krimet e urrejtjes alarmojnë Komitetin e Helsinkit në Maqedoni

Krimet e urrejtjes alarmojnë Komitetin e Helsinkit në Maqedoni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.