AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Europa duhet t’i përgjigjet kërcënimeve ndaj vlerave liberale

Toby VogelngaToby Vogel
9 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues kundër reformave kushtetuese në Poloni. | Foto : AP

Siç ka treguar edhe kriza mbi sistemin gjyqësor në Poloni, BE-ja duhet të jetë më vigjilente në mbrojtjen e vlerave që shtetet anëtare dhe vendet kandidate duken të vendosura t’i testojnë.

Protestues kundër reformave kushtetuese në Poloni | Foto : AP

Gjatë muajve të fundit, Komisioni Europian është akuzuar se nuk ka marrë masa për lëvizjet nga ana e Hungarisë dhe Polonisë për të forcuar mbajtjen e partive në pushtet të institucioneve shtetërore.

Në vend që të nxisë zbatimin e Nenit 7 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Europian, i cili teorikisht mund të bëjë që një shtet anëtar të humbasë të drejtat e tij të votimit, Komisioni ka ndjekur qasje shumë më pak të rreptë që t’i bëjë të dyja qeveritë të ndryshojnë drejtim.

Megjithatë, në ditët e fundit, një fushatë e pashembullt nga ana e lidershipit konservator të Polonisë kundër sistemit gjyqësor të vendit e ka çuar Komisionin në pikën ku ai mund të zbatojë për herë të parë Nenin 7.

Në fjalë janë projektligjet e paraqitura nga Partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi, PiS, që do ta lejonin qeverinë të zëvendësonte gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe t’i jepte parlamentit kontroll më të madh mbi sistemin gjyqësor.

“Këto ligje rrisin ndjeshëm kërcënimet sistematike ndaj sundimit të ligjit,” tha zv/kryetari i Komisionit Frans Timmermans pas një takimi të kolegjit të Komisionerëve Europian më 19 korrik. “Ata do të shfuqizonin çdo pavarësi gjyqësore të mbetur dhe do ta vendosin sistemin gjyqësor nën kontroll të plot politik të qeverisë.”

Kryetari Andrzej Duda në një lëvizje surprizë papritur vuri veton ndaj projektligjeve të hënën, por theksoi rëndësinë e reformës gjyqësore, një shenjë se duhet të rifilloheshin masa të debatueshme në formë të ndryshuar. PiS pretendon se sistemi gjyqësor i Polonisë duhet të pastrohet nga mbështetësit e periudhës komuniste dhe duhet të vihet në shërbim të popullit.

Projektligjet pasuan një sërë masash të projektuara për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit. Më parë, qeveria e PiS kishte frenuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerëson nëse ligjet janë në përputhje me kushtetutën (ndryshe nga Gjykata e Lartë, e cila ndër të tjera rregullon vlefshmërinë e zgjedhjeve).

Masa kundër Gjykatës Kushtetuese bëri që Komisioni Europian të aktivizonte një mekanizëm për të përcaktuar nëse Polonia kishte shkelur sundimin e ligjit.

Por “dialogu” që u nis si pjesë e mekanizmit hasi kundërshtim nga lidershipi polak, duke e lënë Komisionin para dy mundësive, të hiqte dorë nga çështja e tij kundër Polonisë apo të aktivizonte Netin 7.

Bashkimi Europian supozohet të jetë një bashkësi vlerash – vlerat e demokracisë liberale të përcaktuara në Nenin 2 të Traktatit të Lisbonës të BE-së. Ai ka dy instrumente kryesore për të trajtuar një situatë në të cilën duket se një nga anëtarët e saj nuk i nënshtrohet plotësisht këtyre vlerave – shkelje të procedurave dhe Nenin 7.

(Një i tretë, mekanizmi i sundimit të ligjit që po aplikohet tani në Poloni, është shtuar së fundmi.)

Komisioni në mënyrë rutinë nis procedurat e shkeljes për të trajtuar shkelje specifike të ligjit të BE-së. Për shembull, ai filloi një procedurë në prill në lidhje me një ligj të ri arsimor në Hungari që duket se është projektuar për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore.

Pika kryesore e Komisionit ishte se ligji hungarez shkel rregullat e BE-së në tregun e brendshëm, edhe pse Komisioni iu referua gjithashtu Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së kur ngriti çështjen e tij.

Megjithatë, procedurat e shkeljes mund të nisen vetëm kur shkelen dispozita specifike në ligjin e BE-së; shkelje të vlerave të Nenit 2, si të tilla, nuk janë të mjaftueshme për t’i shkaktuar ato.

Procedurat e shkeljes gjithashtu nuk mund të kapin natyrën sistematike të shkeljeve të tilla, për shembull, kur një numër  dispozitash ligjore vendase arrijnë në një dobësim ttë institucioneve demokratike.

Neni 7 u diskutua për herë të parë nga Grupi i Reflektimit i BE-së në vitin 1995 dhe u bë ligj me Traktatin e Amsterdamit i vitit 1997.

Koha është e rëndësishme. Pasi absorboi demokracitë liberale të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë, BE po e përforconte veten për zgjerim eventual në Europën Qendrore dhe atë Lindore.

Shqetësimet se demokracitë e reja postkomuniste të Hungarisë apo Polonisë (për të mos përmendur Sllovakinë) nuk ishin konsoliduar ende plotësisht ishin faktori i ri shtytës pas nenit të ri.

Më pas, në shkurt të vitit 2000, Partia Liria Austriake e ekstremit të djathtë e Jörg Haider iu bashkua qeverisë austriake, duke shkaktuar një valë aktiviteti të furishëm midis 14 vendeve të tjera anëtare.

Parimi që Këshilli Europian – grupi i krerëve të shteteve ose qeverive të BE-së – vepron me konsensus përjashtoi masa nga ana e Bashkimit. Në vend të kësaj, presidenca, e cila atëherë mbahej nga Portuglaia me kryeministrin socialist Antonio Guterres, nxori një deklaratë ku lajmëroi sanksione diplomatike kundër Austrisë.

Megjithatë, sanksionet u shpërbënë shpejt dhe dorëheqja e Haider si lider i Parisë së Lirisë i zbuti edhe më tej tensionet. Në shtator, sanksionet u hoqën.

Çështja Haider theksoi dy fakte. Së pari, kërcënimet ndaj demokracisë mund të shfaqeshin në demokracitë e vendosura, jo vetëm në demokracitë e reja postkomuniste. Dhe së dyti, se regjimi i sanksioneve i krijuar nga Traktati i Amsterdamit nuk ishte i zbatueshëm.

Pavarësisht kësaj njohjeje, dispozitat e saj arritën të pandryshuara në Traktatin e Lisbonës, me një shtesë të rëndësishme. BE tani kishte pushtet të vepronte në rast të një “rreziku të qartë të një shkelje serioze” të vlerave europiane dhe jo më gjatë pasi kjo shkelje të kishte ndodhur.

Pragu për përdorimin e Nenit 7 është caktuar i lartë. Vendosja e ekzistencës (ndryshe nga thjesht rreziku) i një “shkelje serioze dhe të vazhdueshme nga ana e një shteti anëtar i vlerave të referuara në Nenin 2” kërkon një vendim unanim nga Këshilli Europian, minus shtetin anëtar në fjalë.

Vetëm atëherë Këshilli i Ministrave mund të veprojë me një shumicë të ponderuar për të vendosur sanksione, siç janë pezullimi i të drejtave të votimit të shtetit anëtar në Këshill. Realiteti politik i BE-së sot, me 28 shtete anëtare, është i tillë që një qeveri që shkel rregullat – për shembull Polonia ose Hungaria – ka gjasa të gjejë të paktën një aleat të gatshëm për të bllokuar të gjithë procedurën.

Dyshimet mbi zbatueshmërinë e Nenit 7 ishin pas hezitimit të Komisionit për ta vënë në zbatim atë. Por më pas, lidershipi i Polonisë shkoi shumë larg, duke e detyruar Komisionin për këtë.

Kjo tregon se çështja e vërtetë s’është nëse mjetet aktuale të BE-së janë të përshtatshme, por nëse Komisioni dhe shtetet anëtare kanë mjaftueshëm vullnet për t’i përdorur ato.

Megjithatë, çështja është shumë më e gjerë sesa politika vendase polake apo hungareze. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia gjatë viteve të fundit të gjitha kanë ndërmarrë hapa për të frenuar pushtetin e sistemit gjyqësor apo për të kufizuar hapësirën për median e lirë.

Liderët e Polonisë, Hungarisë dhe Kroacisë e kanë bërë këtë duke iu referuar një ideologjie krejtësisht të artikuluar për t’i rezistuar presioneve liberalizuese nga jashtë – sidomos Brukseli – dhe në emër të vlerave tradicionale kombëtare.

Përtej anëtarëve aktualë të BE-së, për shembull në Turqi, Serbi dhe Kosovë, lidershipët me ambicie autokratike po vëzhgojnë nga afër për të parë se si BE do të merret me qeveritë që shkelin vlerat e BE-së.

Ngjarjet në Hungari dhe Poloni kanë ngritur çështjen nëse transformimi demokratik dhe institucional gjatë kalimi nga komunizmi në anëtarësimin në Bashkimin Europian mund të ketë qenë më i cekët nga sa supozohej. Përvoja nga Bullgaria dhe Rumania, të cilat iu bashkuan Bashkimit Europian në vitin 2007, duhet të kishte njoftuar një proces të ri dhe më të ashpër anëtarësimi, testi i parë i të cilit ishte Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Nëse të tre këta vende janë ende ose përsëri të trazuar, atëherë çfarë na tregon kjo për fuqinë transformuese të zgjerimit të BE-së?

Ekziston edhe një mundësi tjetër edhe më turbulluese. Sulmet e presidentit Donald Trump mbi institucionet e qeverisë në Shtetet e Bashkuara (prokurorët, FBI-ja, CIA-a) dhe shoqëria civile (mbi të gjitha mediat) tregojnë se asnjë vend, pavarësisht sa i vendosur dhe i qëndrueshëm është institucionalisht, nuk është imun ndaj tundimit autoritar.

Vende të tjera kanë miratuar gjithashtu masa joligjore – erozioni i Mbretërisë së Bashkuar i fjalës së lirë në emër të luftës ndaj terrorizmit apo miratimi i elementeve të gjendjes së jashtëzakonshme në ligjet e zakonshme të Francës. Mos ndoshta nuk është risia e institucioneve më të reja në Poloni dhe Hungari që i ka bërë ato të cenueshme, por fakti se ato janë demokratike?

BE duhet të reagojë ndaj sulmeve mbi sundimin e ligjit dhe mbi institucionet demokratike, qofshin ato në shtetet anëtare apo në vende kandidate për t’iu bashkuar BE-së. Por përveç instrumenteve specifike në dispozicion të BE-së, ajo që kërkohet për të shmangur sulme të tilla është vigjilenca dhe kuraja e individëve dhe e shoqërisë civile që ata krijojnë së bashku, për t’i rezistuar atyre që janë në pushtet.

Toby Vogel është një bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor në Këshillin e Politikës së Demokratizimit.

Opinionet e shprehura në sektorin e komenteve janë thjesht ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: 1997Bashkimi EuropianBEBIRNBullgariaDonald TrumperozioniEuropaGjykataGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHungariKandidateKomisioni EuropiankomunizmiKrizaKroaciakushtetueseLigjLiriaMasaParaPartiaPoloniPresidencaprokurorprotestuesQeveriaRumaniasanksioneSerbiSHshtatorShtetet e BashkuaraTrumpTurqiVendimzgjerim
Tjetri
Lalla-2.0

Premtimi i kryeprokurorit për tolerancë zero shfryhet në ndëshkime minimale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.