AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Serbia “organizoi gjyqe të padrejta të shqiptarëve të Kosovës

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i raportit te HLC-së. Foto: Medija Centar.

Gjykatat serbe organizuan pothuajse 2,000 gjyqe të padrejta të shqiptarëve të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, duke shkelur të drejtat e tyre dhe duke përdorur teknika të diskredituara për t’i dënuar ata, pohoi një raport nga Qendra për të Drejtën Humanitare.

Prezantimi i raportit te HLC-së. Foto: Medija Centar.

Gjykatat serbe gjykuan në mënyrë të padrejtë 1,874 shqiptarë të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, shumë prej të cilëve ishin të pandehur që u transferuan në burgje në Serbi pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor 1999, thuhej në raportin e prezantuar të martën në Beograd nga Qendra për të Drejtën Humanitare.

“Raporti vë në dukje disa shkelje ligjit, por gjithashtu thekson faktin se shumë njerëz në sistemin gjyqësor që ishin aktivë në këto procese mabjnë ende funksione të rëndësishme sot,” tha Budimir Ivaniseviç, drejtor ekzekutiv i HLC.

Raporti thotë se në vitin 1996 dhe 1997, prokurorët e qarkut në Kosovë filluan të ngrinin një numër të madh akuzash për terrorizëm dhe krime të tjera lidhur me shqiptarët etnikë.

Ata u akuzuan, ndër të tjera, për organizim të bandave terroriste, sulm ndaj policisë, ushtrisë dhe civilëve dhe se po punonin drejt shkëputjes së dhunshme të Kosovës nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë.

Pasi forcat e Beogradit u larguan nga Kosova në fund të luftës në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës që po ndiqeshin penalisht u zhvendosën në burgje në Serbi dhe gjykimet e tyre vazhduan para gjykatave serbe.

Raporti i HLC-së pretendon se institucionet serbe kryen një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut dhe injoruan pretendimet e shqiptarëve të Kosovës të arrestuar se ata po trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore, në disa raste edhe torturoheshin që të rrëfeheshin.

Në shumicën e rasteve, u krye një test i diskredituar parafine për të përcaktuar prani nitrati – një përbërës i barutit – në duart e të dyshuarve,

“Testi me parafinë nuk përdorej më që në mes të shekullit të 20-të dhe nuk konsiderohet si provë e denjë se dikush ka shkrepur një armë. Shumë nga të arrestuarit ishin fermerë dhe kishin kontakt me nitratin,” tha autori i raportit, Mihailo Pavloviç.

Pavloviç shtoi se ka pasur raste në të cilat të dyshuarit janë dënuar në bazë të deklaratave që ata dhanë vetëm.

Megjithatë, atyre iu mohua e drejta për të përdorur gjuhën e tyre dhe u detyruan të nënshkruajnë deklarata në serbisht edhe pse nuk e kuptonin, shpjegoi ai.

“Të akuzuarit më vonë pretenduan se ata thanë diçka tjetër dhe jo atë që ishte shkruar në deklaratë,” tha Pavloviç.

Avokati Teki Bokshi nga Kosova, i cili mbrojti disa nga të akuzuarit nga viti 1998 deri në vitin 2000, tha se atij nuk iu lejua të fliste me të pandehurit në gjuhën shqipe kur i vizitoi ata.

“Drejtori i Burgut Qendror në Beograd erdhi dhe tha: ‘Nuk mund të flisni gjuhën e shqiptarit këtu. Këtu jemi në Serbi,” tha Bokshi.

I pyetur nëse shqiptarët e Kosovës të cilët ishin nënshtruar gjyqeve të padrejta mund ta padisin Serbinë, Bokshi tha se statuti i kufizimeve ka skaduar.

Shqiptarët e Kosovës që u gjykuan në Serbi u liruan pas dy ligjeve amnistie të miratuar në 2001 dhe 2002.

Sipas raportit të HLC-së, një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë trajtuar rastet e shqiptarëve të Kosovës ende punojnë në agjencitë shtetërore serbe dhe në sistemin gjyqësor.

“Ky raport është përpjekja jonë për të nisur një rivlerësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve që mbajnë ende poste të rëndësishme në këtë vend,” tha Ivaniseviçi.

Etiketa: 1997BeogradburgjeGjyqgjyqtarKosovaKosovëKrimeParaprokurorraportRaportiSerbiSerbiaserbishtSHSulm
Tjetri
Natasha Mulaj zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Natasha Mulaj zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.