AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Kroacia shkeli rregullat e BE-së për refugjatët

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë duke hipur në një tren në Kroacinë lindore në vitin 2015. Foto: BETA/HINA/Damir Sencar

Gjykata Europiane e Drejtësisë të mërkurën vendosi se Kroacia shkeli rregulloren e Dublinit të BE-së duke lejuar emigrantët të kalonin për në Slloveni dhe Austri pa shqyrtuar më parë kërkesat e tyre për azil.

Refugjatë duke hipur në një tren në Kroacinë lindore në vitin 2015. Foto: BETA/HINA/Damir Sencar

Gjykata Europiane e Drejtësisë njoftoi të mërkurën vendimin e saj në dy raste që kanë lidhje me Slloveninë dhe Austrinë, të cilat pretendojnë se Kroacia lejoi refugjatë sirianë dhe afganë të hynin ilegalisht në territorin e tyre në 2016.

Rastet kanë të bëjnë me një refugjat sirian që hyri në Slloveni nga Kroacia dhe një çift afgan që hyri në Austri nëpërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.

Pasi Sllovenia dhe Austria mohuan mbrojtjen ndërkombëtare për sirianin dhe çiftin afgan, ata e çuan Kroacinë në gjykatë, duke pretenduar se ajo kishte thyer të ashtuquajturën rregulloja e Dublinit e BE-së.

Kjo i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që ata arrijnë – dhe është hartuar për të mos lejuar që shtetet ngjitur me BE-në t’i kalojnë emigrantët diku tjetër.

Gjykata vendosi se, sipas rregullores së Dublinit, Kroacia ka përgjegjësi të shqyrtojë kërkesat e emigrantëve për mbrojtje ndërkombëtare. Ajo tha se Kroacia shkeli rregulloren duke i lejuar ata të kalonin Kroacinë dhe të hyni në vende të tjera të BE-së pa viza të rregullta.

Lejimi i një vendi mbërritjeje të BE-së – në këtë rast Kroacia –  t’i përcjellë emigrantët në një vend tjetër, pa shqyrtuar aplikimet e tyre, ishte “e papajtueshme me Rregulloren e Dublinit III,” vendosi gjykata.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Kroaci në shtator 2015 deri në mbylljen e të ashtuquajturës “Rruga ballkanike” në mars të vitit 2016, qindra mijëra refugjatë kaluan Kroacinë, me autoritetet që i transportonin ata shpesh me trena dhe autobus në Hungari dhe Slloveni.

Gjykata citoi se pranimi i refugjatëve në një vend të BE-së “nuk duhet të ngatërrohet me vizat” dhe Kroacia s’kishte arritur t’i siguronte ato për personat e përmendur.

Për më tepër, Gjykata shpjegoi se ndërsa një vend mund të vendosë t’i lejojë refugjatët të hyjnë në territorin e tij pa kërkuar apo lëshuar dokumente të vlefshme, për arsye humanitare, një leje e tillë është e vlefshme vetëm për atë vend dhe nuk shtrihet në vende të tjera.

Gjykata theksoi më tej se transferimi i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nuk duhet të ndodhë nëse “ekziston një rrezik real që personi në fjalë vuan trajtim çnjerëzor ose degradues në rastin e një transferimi të tillë”.

Avokati austriak Clemens Lahner i tha BBC se qindra azilkërkues do të prekeshin nga vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë. “Për ata që tashmë janë në Kroaci – 700 apo më shumë – për ata historia ka marrë fund. Austria s’do t’i rimarrë mbrapsht ata,” u citua të ketë thënë ai.

Etiketa: afganAustriAustriaazilazilkërkuesBEGjykataGjykatëGjykatësHungariKroaciKroaciambrojtjerrezikrruga ballkanikeshtatorsirianSlloveniVendimiviza
Tjetri
Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.