AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Artizanët e filigranit në Prizren mbajnë gjallë zanatin e lashtë kosovar

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Die Morina.

Një grup i vogël artizanësh në qytetin e Prizrenit në Kosovë po përpiqen të mbajnë gjallë një traditë shekullore të bizhuterive të filigranit të bëra me dorë, duke e trashëguar atë nga babai tek i biri.

Foto: Die Morina.

I mbledhur në një cep të dyqanit të tij në qytetin jugor të Prizrenit, një burrë trupvogël me flokë gri merr një copë të vogël argjendi dhe e kthen atë në një fije të hollë e të përdredhur.

Pastaj ai e kombinon atë me fije të vogla metali dhe rruaza, duke përdorur një tub për t’i dhënë metalit forma të ndryshme. Ato më vonë do të bëhen një gjerdan, shpjegon ai.

Nrec Gjini, 49 vjeç, e trashëgoi këtë zanat të lashtë nga babai i tij, i cili e trashëgoi atë nga babai i tij.

Ai s’e ka menduar kurrë të ndryshojë ndonjë gjë për mënyrën se si ai punon, edhe pse shpesh ka qenë e vështirë dhe teknologjia moderne do t’i kishte bërë më të lehta të gjitha.

Atje, në punishten e tij të vogël, në një qoshe, ai është vetëm dhe i lumtur me argjendin.

“Ne punojmë me fije të përdredhura argjendi,” thotë Gjini. Jo të gjithë mund ta mjeshtërojnë si duhet këtë art, vëren ai, duke shpjeguar se përveç talentit artistik, kjo punë kërkon saktësi absolute, pasi motivet dhe detajet e argjendit janë shumë të vogla.

Gjini është një nga argjendarët e paktë që kanë mbetur në Prizren të cilët ende e njohin dhe praktikojnë artin e filigranit, një lloj bizhuterie tepër delikate që bëhet me fije në formë fjongosh, rruaza të vogla dhe fije të përdredhura. Arti mbetet tepër i njohur në Azi, sidomos në Indi, por edhe në Afrikën e Veriut – por është i rrallë në Europën moderne.

Ky zanat i ka dhënë shumë famë Prizrenit gjatë shekujve. Nuk ka një datë të saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë me argjend, por historianët thonë se kjo ndodhi ndoshta dikur në shekullin e 18-të.

Prizreni u bë qendra kryesore për argjendarët, por kishte artizanë të famshëm edhe në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë, ku argjendarët i trashëgonin me kujdes sekretet nga babai tek djali.

Tregtia s’e pati origjinën në Kosovë, por kjo e fundit ishte e famshme sidomos për artizanët e saj, tha për BIRN etnografi Bekim Xhemili.

“Ndërsa teknika e filigranit u trashëgua gjatë shekujve, artizanët filluan të punonin me baballarët e tyre që në moshë shumë e re, gjë që i bëri ata perfeksionistë. Kjo i bëri teknikën, stilin dhe motivet e tyre unike,” shtoi Xhemili.

Dikur, Kosova kishte minierat e saj të argjendit në Trepçë dhe Novobërdë dhe argjendarët kishin shumë material të papërpunuar për të punuar. Por në Kosovë nuk nxirret më argjend, kështu që artizanët e mbetur duhet ta importojnë atë, duke bërë që mezi të mbulojnë shpenzimet e tyre.

Tregtia po vdes. Xhemili thotë se shteti i Kosovës duhet t’i mbështesë ata artizanët e vegjël që ende përpiqen të mbajnë gjallë traditën.

Ai thekson se arti është përfshirë në një listë përkohësisht të mbrojtur, ku përfshihen 1,543 asete trashëgimie kulturore. Ai është nën një mbrojtje të tillë për një vit.

Foto: Die Morina.

Kujtime të një epoke të artë

Në vitet 1980, tregtia e filigranit lulëzoi. Në ato kohë në Prizren kishte 150 deri në 200 artizanë.

Familja e Gjinit ishte ndër ta. Ata punonin shumë, por gjithashtu shisnin shumë, sidomos turistëve në bregdetin kroat. Ai kujton se shumë artizanë nga Prizreni u larguan nga qyteti dhe u transferuan në Dubrovnik, në Kroaci, ku gjetën biznes më të mirë.

Por pastaj shpërtheu lufta në të gjithë Ballkanin në vitet 1990 dhe tregtia u dëmtua. Tani ka vetëm 10 familje – ndoshta më pak – që kanë mbetur që punojnë ende argjendin në Prizren.

Ajo që e shtyn Gjinin të vazhdojë ende është djali i tij, Nue, i cili dëshiron shumë të trashëgojë zanatin e babait të tij.

Njëzetë e tre vjeçari është ndoshta argjendari filigran më i ri në Prizren dhe është krenar të vazhdojë traditën e familjes së tij.

“Kjo gjë më ka interesuar që kur isha nëntë vjeç. Për mua, është puna më e mirë në botë,” shtoi ai.

Djaloshi thotë se ai është rritur i rrethuar nga mjetet dhe fijet e argjendit, që më vonë u bë më shumë sesa një hobi, ndërsa ai ndiqte hapat e babait dhe gjyshit të tij.

“Stili im i preferuar në filigran është ai barok, sidomos për varëse, sepse do më shumë detaje dhe një kombinim fijesh dhe rruazash,” thotë ai, duke shtuar se ka ndërmend të vazhdojë të punojë dhe të mësojë brezin e ardhshëm që të mbajë gjallë profesionin e familjes së tij.

“Ne e kemi trashëguar këtë për shekuj me radhë, gjë që më bën të ndihem mirë ndërsa punoj. Dua ta vazhdoj këtë traditë,” këmbëngul ai.

“Nuk mendoj se ka ndonjë artizan tjetër të moshës sime në Prizren. Nëse do të kishte një, padyshim që do ta njihnim njëri-tjetrin,” thekson ai.

Gjatë viteve të vështira të viteve 1990 për artizanët filigranë, ata ishin t2ë detyruar të tregtonin bizhuteri të tjera argjendi dhe ari, duke importuar mallra nga vende si Turqia, Italia dhe vende të tjera.

Në ditët e sotme një gramë filigran kushton midis 4-5 euro, gjë që e bën të vështirë për një familje artizani të mbijetojë vetëm nga kjo punë, kështu që ata ende shesin bizhuteri të tjera ari dhe argjendi të eksportuara nga vende të tjera.

Klientët më të interesuar për filigranin në Prizren janë turistët, kryesisht të prezantuar me të nga guidat që e prezantojnë këtë punim argjendi si pjesë të identitetit të qytetit.

Por Nrec Gjini thonë se së fundmi njerëz nga Kosova po interesohen gjithashtu gjithnjë e më shumë për bizhuteritë e filigranit. Nuk mund të krahasohet ende me vitet 1980, por ai shpreson se gjërat do të përmirësohen.

“Së fundmi kemi pasur kliente që do dëshironin të vendosnin bizhuteri filigrani në ditën e tyre të dasmës,” thotë ai plot shpresë, duke kujtuar se si babai i tij bënte unaza martese.

Etiketa: BIRNDubrovnikEuroFamiljeIndiItaliaKosovaKosovëKroaciLuftamartesembrojtjeMorinapaktPunaSHShpresONturistTurqiaUnazavdes
Tjetri
Skënderbeu “me tipare sllave” trondit shqiptarët

Skënderbeu “me tipare sllave” trondit shqiptarët

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.