AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skënderbeu “me tipare sllave” trondit shqiptarët

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Statuja e Skënderbeut e prezantuar nga ambasadori në Hungari (majtas) dhe mënyra si portretizohet zakonisht heroi (djathtas). Foto: Twitter/Wikimedia

Prezantimi i parë i një statuje të Skënderbeut që pritet të ngrihet në Budapest ka zemëruar artistë në Shqipëri, të cilët thonë se në të janë përzierë tipare shqiptare dhe sllave.

Statuja e Skënderbeut e prezantuar nga ambasadori në Hungari (majtas) dhe mënyra si portretizohet zakonisht heroi (djathtas). Foto: Twitter/Wikimedia

Lajmet se një monument për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të ngrihet në parkun qendror të Budapestit fillimisht u mirëpritën nga shqiptarët në media.

Megjithatë, entuziazmi filloi të zbehej më 25 korrik, kur ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse, bashkë me skulptorin hungarez, Mihaly Gabor, pozuan para monumentit gjysmë të përfunduar dhe fotografitë u shpërndanë në rrjetet sociale të ambasadës.

Disa shqiptarë u tronditën nga pamja e skulpturës së re të heroit të tyre kombëtar, duke e parë atë shumë ndryshe nga skulpturat dhe imazhet më tradicionale të tij, siç është ajo në sheshin kryesor të Tiranës.

Dekani i Arteve të Bukura në Universitetin e Tiranës, Ardian Isufi, ishte i pari që theu heshtjen dhe tha se tiparet e këtij Skënderbeu nuk ngjanin si ato të një shqiptari.

“Nuk kam parë kurrë një Skënderbe më të paqartë. Ai mund të jetë një hungarez, bullgar ose serb, por kurrë një shqiptar,” shkroi ai në Facebook më 27 korrik.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të reagojë, duke pretenduar se tiparet e statujës ishin pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të shtrembëruar kulturën dhe historinë shqiptare.

“I bëj thirrje Ministrisë së Jashtme të sugjerojë që skulptori hungarez të shkojë në arkivat e Vatikanit dhe të analizojë fizionominë e Skënderbeut, meqë atje ka me dhjetëra gravura që e interpretojnë atë,” sugjeroi Isufi.

Ky postim nxiti një protestë publike për skulpturën, gjë që bëri që ambasada shqiptare në Hungari të heqë postimet në mediat sociale, ndërkohë që ambasadori Spasse shkroi në Facebook pas reagimit negativ se statuja ishte thjesht në fazën e modelimit dhe se do të pësonte ndryshime.

“Modeli i paraqitur do të pësojë ndryshime, duke marrë tiparet e Skënderbeut që shqiptarët i njohin mirë,” shkroi ai.

Megjithatë, dyshimet në lidhje me rezultatin final të skulpturës mbeten të larta.

Ilir Lluka, artist audiovizual, tha për BIRN se statuja ishte shqetësuese pasi të jepte një ide të përgjithshme se nacionalitetet shqiptare dhe sllave ishin një dhe njësoj.

“Shumë njerëz mund t’i konsiderojnë këto kritika të parëndësishme, por ky është një rast kur pamja e jashtme merr rëndësi, duke kontribuar në një injorancë ndërkombëtare në lidhje me shqiptarët dhe se kush janë ata,” tha ai.

“Identiteti ynë rrezikon të përzihet me atë të të tjerëve derisa të zhduket plotësisht nga mendjet e njerëzve,” tha Lluka.

Statuja e Skënderbeut, emri i vërtetë i të cilit është Gjergj Kastrioti, i cili vdiq në vitin 1468, do të ngrihet pranë bashkëkohësit të tij hungarez, liderit ushtarak dhe politik, John Hunyadi.

Ata të dy luftuan së bashku në shekullin XV kundër osmanëve, duke vonuar zgjerimin e pushtimit të ushtrive myslimane në Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Përveçse në Shqipëri, statuja të Skënderbeut janë ngritur edhe në Prishtinë, Shkup, Romë, Bruksel, Gjenevë dhe Londër.

Etiketa: BIRNBrukselEmriFacebookFinalHungariLondërMediaMediat socialemyslimanePararomRrjetet socialeShkupshqipShqipërishqiptareSkënderbeuTiranëTwitter
Tjetri

Bienalja e muzikës klasike në Durrës ringjall tingullin e kompozitorëve të përndjekur

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.