AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Bienalja e muzikës klasike në Durrës ringjall tingullin e kompozitorëve të përndjekur

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Koncert në muzeun Arkeologjik në Durrës, gjatë Bienales “Netët e Muzikës Klasike” 2015

Gjatë netëve të muzikës klasike në Durrës nga datë 1 deri në 8 gusht, artëdashësit do të kenë mundësi të ndjekin 11 koncerte, pjesë e tyre në kërkim të muzikës së humbur të kompozitorëve që u persekutuan nga regjimi komunist.

Koncert në muzeun Arkeologjik në Durrës, gjatë Bienales “Netët e Muzikës Klasike” 2015

Në vitin 1963 një djalë i ri nga Durrësi i apasionuar pas muzikës, Gëzim Çela, i kërkoi të ëmës t’i siguronte një kitarrë më të cilën të mbyste dhimbjet dhe vuajtjen e dënimit për tentativë arratisje në burgun e Spaçit dhe më vonë në atë të Zejmenit. E ëma i solli një kitarre të dhuruar nga këngatarja Vaçe Zela. Kjo kitarrë me një histori të rrallë, tingulli i së cilës gjëmoi për gati 22 vite pas telave me gjemba të burgjeve të diktaturës, do të jetë një nga instrumentet muzikore që kompozitori Florian Vlashi do të përdorë për të sjellë si pjesë e Bienales “Netët e Muzikës Klasike,” tingujt muzikorë të kompozitorëve vendas dhe të huaj që janë persekuatuar gjatë regjimeve diktatoriale.

Bienalja “Netët e Muzikës Klasike” në Durrës është në edicionin e saj të tetë. Ky event muzikor është i ideuar nga violinisti dhe kompozitori Florian Vlashi, i cili edhe pse e zhvillon aktivitetin e tij profesional si anëtar i Orkestrës Simfonike të Galicias  në Spanjë, kthehet gjatë muajve të verës në qytetin e tij të lindjes me familjen e tij prej muzikantësh, dhe sëbashku me miq spanjollë dhe shqiptarë i dhuron emocione publikut të dashuruar me muzikën klasike. Bienalja e muzikës klasike në Durrës, përveç Vlashit si drejtues artistik përfiton dhe nga eksperienca e kompozitorit Haig Zachairain si drejtues i përgjithshëm i festivalit.

Drejtori artikistik Vlashi, shprehet në një promemorie për Bienalen, se qëllim i saj këtë vit është të tejçoj një ‘mesazh biblik’ që mundohet t’i japë përgjigje pyetjeve për forcën që ka muzika për të lindur tinguj sublimë në mesin e vuajtjeve dhe territ të krijuar nga dhuna.

“Çfarë e bën muzikën aq të nevojshme e shpresëdhënëse, aq sublime e hyjnore, aq ngushëlluese e ëndërruese,” pyet Vlashi. “Në fund të fundit, çfarë ka ky art që tremb djallin dhe shpëton njeriun të mos vdesë nga e vërteta,” mëton ai.

Këto dhe pytjete të tjera violinisti durrsak ka kërkuar t’i japë përgjigje duke hulumtuar muzikën e humbur të kompozitorëve të persekutuar, e cila pritet të mbushën me tinguj shprese gjatë javës në vazhdim katedralen katolike të Shën Luçisë, hollin e teatrit Aleksandër Moisiu, shkollën e muzikën ‘Jan Kukuzeli’ si dhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Koncert në hollin e teatrit A. Moisiu në Durrës, gjatë Bienales “Netët e Muzikës Klasike” 2015

I pyetur mbi pikëtakimet e Bienales muzikore “Netët e Muzikës Klasike” me projektet  e kohëve të fundit në Tiranë si “BunkArt” apo me “Shtëpinë e Gjetheve”, të cilat kthejnë vëmendjen nga persekutimi gjatë regjimit komunist, 54-vjeçari Vlashi, nënvizon se është e rëndësishme që bashkë me viktimat të evidentohen edhe persekutorët. Edicioni i 8 i Bienales synon të sjellë bashkë me muzikën e këtyre krijuesve, edhe kujdesin për ta njohur më mirë jetën dhe veprën e tyre.

Persekutimi në art nuk është vetëm fenomen shqiptar, prandaj gjatë Bienales do të luhen pjesë nga kompozitori rus Dimitri Shostakoviç, apo “Kuarteti për fundin e kohëve”  e njerit prej kompozitorëve më të mëdhenj  të shekullit të 20-të, Olivier Messieaen. Ky kuartet u shkrua në kampin e përqëndrimit nazist Stalag VIII A afër Drezdenit,  ku Messiaen ishte i dënuar dhe është e konsideruar sot një nga  veprat më të mira të historisë së muzikës. 76 vjet pas territ të diktaturës naziste, kuarteti për fundin e kohëve do të vijë për artdashësit në Durrës nën interpretimin e instrumentistëve shqiptarë dhe të huaj të Grupit “Siglo XX”.

Në tetë koncertet e Bienales 2017 janë angazhuar mjaft artistë profesionistë nga Durrësi, Tirana dhe Spanja, ndërsa si çdo vit në “Natën e yjeve të rinj” nxënësit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” do të konkurojnë për çmimin e parë dhe për Emblemën e përgatitur nga skulptori durrsak Kujtim Turkeshi. Ideatori Florian Vlashi, nënvizon se në një mbrëmje të veçantë të Bienales do të trajtohet edhe veprimtaria e liuterëve shqiptarë, krijuesve të instrumentave më korda.

Mbrëmja e 6 gushtit, kushtuar kompozitorëve shqiptarë të persekutuar do të nisë me disa këngë të muzikologut të shquar Ramadan Sokoli. Në mesin e viteve 1940, disa muaj pas kthimit nga studimet në konservatorin e Firences, ai u burgos në kampin e Bedenit në Kavajë.

“Në kushtet çnjerezore të internimit, në mes të të burgosurve nga të gjitha anët  e Shqipërisë,  Ramadan Sokoli mbledh “mushtin” e folklorit duke u bërë më pas krijuesi i etnomuzikologjisë shqiptare,” shprehet Vlashi.

Edhe në partiturat e artistëve shkodranë Palok dhe Lec Kurti, babë e bir, Floriani ka gjetur disa të vërteta të hidhura për mohimin sistematik që i bëhej veprimtarisë së tyre nga regjimi komunist. Kompozitori Haig Zacharian, bashkëdrejtues i Bienales “Netët e Muzikës Klasike” në Durrës, thotë se në këngën “Turtulleshë”, e cila për më shumë se 50 vjet është paraqitur vetëm si “këngë popullore” gjen një harmoni orkestruese mjaft profesionale për të kuptuar vlerën e autorit të vërtetë.

“Palokë Kurti, është i pari muzikant, i cili duke shpëtuar nga humbja traditën popullore, e mblodhi atë, e vuri në notë, e ekzekutoi, duke hedhur kështu, bazat e krijimit të artit të kultivuar shqiptar,” thotë Vlashi.

Sipas tij, romancat: “Marshallah bukurisë sate”, “Ta dish, ta dish”, “Për mue paska kenë kismet”, “Karajfil të zgiodha”, ”Kur fillon drita me dalë”, “Të due, moj të due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj., janë këngë të cilat do të arrinin majat më të larta të krijimeve popullore shqiptare. Në arkivin familjar të Kurtëve gjenden thesare të krijimtarisë së Lecit, djalit të Palokë Kurtit, duke nisur nga Sonatat e romancat, të shkruara në vitet 1910-1920, pjesë të vëna në programin e Bienales, që do të nisë më 1 gusht të këtij viti.

Koncert në katedralen “Shën Lucia” në Durrës, gjatë Bienales “Netët e Muzikës Klasike” 2015

Kompozitori e studiuesi Ed Buharaja, dëshmon se në Shkodër ka një numër të madh kompozitorësh të persekutuar, ose që kanë krijuar në kushtet e terrorit psikologjik.

“Rasti i pianistit Bernardin Palaj, i njohur si mbledhës i “Eposit të kreshnikëve”, e që vdiq nën torturat e telave me gjëmba në fund të viteve 1940 tregon fytyrën çnjerëzore të diktaturës,”shprehet studiuesi nga Durrësi.

“I njejti qëndrim është mbajtur edhe ndaj Martin Gjokës, kompozitorit që shkroi në vitet 1930 simfoninë “Dy lule mbi varr të Skënderbeut”, të cilën propaganda e regjimit e quante thjesht suitë,” përfundoi ai.

Etiketa: Aleksandër MoisiuArratisjeBunkartDASHdhunaDurrësFlorianFlorian VlashiHaig ZacharianJan KukuzeliKujtim TurkeshiMjaftnazistnazistePropagandaregjimi komunistSHShkodërshqipshqiptareSpaçSpanjaTiranavarrvdes
Tjetri
Përfshirja e administratës vendore në fushatë, përplasje mes PS dhe LSI në Bulqizë

Përplasja PS-LSI i kushton punën punonjësve të administratës në Bulqizë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.