Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Përplasja PS-LSI i kushton punën punonjësve të administratës në Bulqizë

Hysen LikdishaNgaHysen Likdisha
10:19 | 01/08/2017
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Përfshirja e administratës vendore në fushatë, përplasje mes PS dhe LSI në Bulqizë

Qyteti i Bulqizës. Foto:BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi akuzohet se ka shkarkuar disa punonjës së njësisë administrative Gjoricë për shkak të bindjeve politike, por kryebashkiaku përgjigjet se përtej akuzave është kompetencë e tij të zgjedh stafin me të cilin punon.

Qyteti i Bulqizës, me kryetar Melaim Damzi nga LSI

Pas përplasjeve gjatës fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kreu i bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, akuzohet se ka shkarkuar nga puna disa punonjës të njësisë administrative Gjoricë, përfshirë edhe administratorin e kësaj njësie, Vebi Xheka, për shkak se ata i përkasin Partisë Socialiste.

“Shkarkimi im nga detyra, është dhe mbetet thjeshtë dhe vetëm politik, pasi kurrsesi nuk mund të pranoja ofertën e kryebashkiakut Damzi, që të bëhesha pjesë e fushatës së LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit, kjo pasi koalicioni mes forcave tona politike PS dhe LSI, nuk funksiononte në këto zgjedhje dhe unë padyshim që do punoja e luftoja për fitoren e forcës time politike,” u shpreh Xheka.

“Në bisedën me kryebashkiakun  mu tha qartë dhe prerë, se në rast se nuk përfshihem në fushatën e LSI-së, kurrsesi nuk mund të isha më pjesë e stafit të kryebashkiakut,” shtoi ai.

Melazim Damzi u zgjodh kryebashkiak i Bulqizës në vitin 2015-të, si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, i përbërë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste pë Integrim. Por pas katër viteve në pushtet këtij koalicioni i erdhi fundi në vigjilje të fushatës elektorale të 25 qershorit, duke sjellë dhe ashpërsimin e toneve midis dy partive të majta.

Xheka pretendon se gjatë fushatës elektorare për zgjedhjet parlamentare ai ka refuzuar një kërkesë të kryebashkiakut Damzi për nxjerrjen e administratës në takimin që LSI do të zhvillonte në Gjoricë.

“Të nesërmen e kësaj dite, më 21 qershor, me sjell vendimin për shkarkim nga detyra.  Natyrisht që shkarkimi është me prapavijë politike  dhe në shkelje të kodit të punës, pasi ai ka qenë një vendim i menjëherëshëm, pa ballafaqim, por me tendencë politike,” tha Xheka.

Akuza të ngjashme, për përfshirje në fushatën e Partisë Socialiste nga Xheka, janë bërë më parë edhe nga kryebashkiaku Damzi.

I pyetur nga BIRN për shkarkimin e administratorit Socialist, Damzi i tha që ky vendim ishte marrë me vullnetin e etij.

“Nuk dua unë të punoj me të. Emërimi dhe shkarkimi i tij janë kompetencë e imja. Unë nuk mund të punoj me të, kaq,” tha Damzi.

Megjithatë, vala e shkarkimeve në këtë njësi administrative ka vijuar edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, me katër punonjës të tjerë të saj, Ilmi Xheka, Fehmi Cami, Medat Xheka dhe Donika Cami, kjo e fundit me profesion sanitare.

Punonjësit e shkarkuar u ankuan se edhe pse motivimi zyrtar pretendon se janë liruar nga detyra për punë të dobët, ata janë shkarkuar për arsye politike.

“Të katërt jemi larguar se i përkasim PS-së dhe në zgjedhjet e 25 qershorit votuam për të dhe jo për LSI-në e kryebashkiakut, prandaj na largoi nga puna, pavarësisht se në vendimin e shkarkimit thuhet për punë të dobët,” tha njeri prej tyre.  “Le të thotë kryebashkiaku kur është zhvilluar një analizë pune në njësinë tonë dhe ne jemi analizuar  për punë të dobët,” përfundoi ai.

Tjetri
Fluksi i shqiptarëve që kërkojnë azil shqetëson Francën

Fluksi i shqiptarëve që kërkojnë azil shqetëson Francën

Më të lexuarat

Përfshirja e administratës vendore në fushatë, përplasje mes PS dhe LSI në Bulqizë

Përplasja PS-LSI i kushton punën punonjësve të administratës në Bulqizë

10:19 | 01/08/2017
Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

16:20 | 23/05/2023
Petrit Hysa

Prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

10:34 | 24/05/2023
Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

19:16 | 23/05/2023
Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

10:43 | 25/05/2023
KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

18:36 | 24/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.