AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata e Tiranës i ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dosje në zyrat e arkivit penal të Gjykatës së Tiranës | Foto nga : BIRN

Transferimi i dosjeve nga Gjykata e Tiranës drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër pa njoftuar Ministrinë e Drejtësisë, ngre shqetësime për shkelje të ligjit për arkivat.

Dosje në zyrat e arkivit penal të Gjykatës së Tiranës | Foto nga : BIRN

Hyrja e arkivës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ishte gati e bllokuar nga një stivë kutish kartoni të mërkurën. Në mes të zyrës, disa thasë plastmasi e bënin të vështirë kalimin në një pjesë të brendshme të arkivës, ku ndodhen dosjet gjyqësore që nga viti 1996-të.

Thasët dhe kutitë e kartonit ishin të mbushura dëng me dosje gjyqësore, gati për t’u transferuar në rezervat e shtetit në Lundër. Megjithatë, ato nuk përmbanin asnjë dokument shoqërues apo inventar sipas kritereve që përcakton ligji për akrivat.

E ndërsa pesë punonjës të arkivës rrasnin dosjet nëpër thasët e plasmasit, një fugon i madh priste në hyrje të arkivës së gjykatës – një ndërtesë që ndodhet ndërmjet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Shërbimit të Provës – për transferimin e tyre.  BIRN ka mësuar se deri në mesditën e të mërkurës, në drejtim të magazinave në Lundër janë nisur katër fugonë.

Transferimi i dosjeve ka nisur pas një urdhëri verbal të kryetares së gjykatës, Enkelejdi Hajro, e cila e pyetur nga BIRN e ka argumentuar vendimin me lirimin e hapsirave “për shkak edhe të hyrjes në fuqi të kodit të [ri] të procedurës penale.”

Arkivi penal i Gjykatës të Shkallës së Parë të Tiranës ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për faktin se aty ndodhen dosje dhe vendime origjinale penale por dhe dokumentet dhe provat që kanë shërbyer për marrjen e vendimeve nga trupat gjykues.

Ruajtja dhe transferimi i dosjeve gjyqësore bëhet në bazë të ligjit për arkivat, si dhe dy urdhërave të Ministrit të Drejtësisë. Të dy këto dokumente ligjore përcaktojnë mënyrën dhe procedurën se si ruhen dhe transferohen dosjet, për të cilat duhet të zbatohet një protokoll i detyrueshëm ligjor.

Sipas urdhërit të Ministrit të Drejtësisë, për rregullimin dhe funksionimin e arkivave të gjykatave, kryetari i gjykatës duhet të kërkojë leje për transferimin e dosjeve për shkak të mungesës së hapësirës së ambienteve ku ato ndodhen. Institucioni përgjegjës që lejon dhe kontrollon procedurën e transferimit është Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor që është nën vartësinë e Ministrit të Drejtësisë.

Dosje në arkivin penal të Gjyjatë së Tiranës | Foto nga : BIRN

“Kryetari i Gjykatës mund të kërkojë transferimin e dosjeve që nuk ruhen përgjithmonë në rast se gjykata nuk ka vend të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për ruajtjen e tyre. Por për këtë fillimisht duhet të plotësohet  formulari i  kërkesës për transferimin e dosjeve, ku duhet të argumentohet më se miri arsyen e transferimit. Më pas pritet miratimi i transferimit nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor,” thuhet në urdhërin e ish Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Vendimi i Manjanit përcakton gjithashtu dhe kriteret se si do të bëhet transferimi i dosjeve.

“Në rast se kërkesa miratohet atëherë dosjet duhet të vendosen në kuti të parashkruara nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ku kutitë duhet të  etiketohen me informacione të ; emrin e gjykatës, vitin e dosjes, numrin dhe titullin e serisë së dosjes,  listat e numrave  të regjistrit të kartelave të çështjeve  që gjenden në kuti si dhe data e dërgimit të dosjeve,” vijon më tej sqarimi i urdhërit të Ministrit të Drejtësisë.

Më pas,  duhet të jetë Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor i cili duhet të kryej një kontroll  inventari të dosjeve të transferuara dhe të konfirmojë dorëzimin dhe për çdo mospërputhje të konstatuar njofton menjëherë gjykatën. Po kështu,  punonjës të caktuar të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor duhet të firmosnin  pjesën e konfirmimit të marrjes së formularit të inventarit të dosjeve të transferuara e ku më pas  një kopje i kthehet gjykatës, për çdo dorëzim të bërë.

Punonjës të arkivës së Gjykatës së Tiranës, të cilët folën në kushte anonimati, i thanë BIRN se ndryshe nga sa përcakton ligji, ajo çka ato kanë bërë është thjeshtë futja e dosjeve nëpër thasë dhe më pas dërgimi i tyre në  magazinat e Lundrës. Askush nuk ka firmos një inventar apo ka bërë dhe evidentimin të dosjeve, siç parashtrohet në ligjin për arkivat dhe urdhëresat e Ministrisë së Drejtësisë.

Dosje në arkivin penal të Gjyjatë së Tiranës | Foto nga : BIRN

E kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, kryegjyqtarja e Tiranës Enkelejdi Harjo tha se transferimi i dosjeve ishte i detyrueshëm për shak të kushteve.

“Ne kemi bërë inventarin e dosjeve dhe ngritur një grup pune prej 5 vetash që po merren me transferimin e tyre,” tha Hajro. “Ne thjeshtë po bëjmë  transferimin e tyre dhe të jeni të sigurtë që nuk do të humbasë asnjë dosje,” shtoi Harjo, duke refuzuar të japë detaje për procedurën e ndjekur me pretendimin se ndjehej e ‘lodhur.’

BIRN e pati të pamundur të kontaktojë të mërkurën Drejtorin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, zotin Leonard Busho. Megjithatë, i kontaktuar nëpërmjet telefonit Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, premtoi se do të ndjekë dhe inspektojë të gjithë procedurat e  ndjekura në transferimin e dosjeve penale, për të cilat ai tha se ‘nuk kishte asnjë dijeni.’

Etiketa: BIRNdosjeGazment BardhiGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqLundërSHTiranëVendimiYlli Manjani
Tjetri
Fantazma e një Shqipërie të Madhe nuk ikën sepse kufijtë e 1913 janë të gabuar

Serbia thotë se do të respektojë të drejtat e Ismail Morinës në rast ekstradimi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.