AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Oferta për dialog e Vuçiçit ‘ka gjasa të dështojë’

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aleksandër Vuçiç. Foto: Damir Sagolj/Beta

Propozimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për një ‘dialog të brendshëm’ mbi Kosovën është më i fundit i një sërë nismash të ngjashme – të cilat kanë përfunduar të gjitha me atë që i merr vetë vendimet, shprehen ekspertët.

Aleksandër Vuçiç. Foto: Damir Sagolj/Beta

Analistët politikë këmbëngulin se propozimi i fundit i presidentit Aleksandër Vuçiç për një “dialog të brendshëm” mbi statusin e Kosovës është më e fundit e një sërë nismash për të hapur diskutime publike dhe për të arritur konsensus mbi çështje kryesore sociale dhe politike, edhe pse asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me sukses deri më tani.

Vuçiç shkroi në një artikull për gazetën e përditshme Blic javën e kaluar se kombi serb duhet “të mos e fusë më kokën në rërë” përsa i takon çështjes së Kosovës dhe të fillojë “një dialog të brendshëm” rreth saj.

“Ne duhet të përpiqemi të tregohemi realistë, të mos humbasim apo japim atë që kemi, por s’duhet të presim as të marrim atë që e kemi humbur kohë më parë,” tha Vuçiç në një artikull më 24 korrik. Ai nuk ofroi ndonjë propozim konkret nga ana e tij.

Ekonomisti Milan Kovaceviç shprehu skepticizëm për fjalët e Vuçiçit, duke sugjeruar se e vemja gjë që dëshiron të arrijë me këtë presidenti serb, është “të forcojë autoritetin e tij”.

“Nuk mendoj se ai ka ndërmend të ketë në dialog tani. Në fund të fundit, nëse ai po fton për një dialog, do të ishte më e arsyeshme që ai të jepte mendimin e tij,” tha Kovaceviç për BIRN.

Boban Stojanoviç nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd pyeti se çfarë mund të arrinte një proces  tillë, pasi Vuçiç tashmë ka një qëndrim të fiksuar për të ardhmen e Kosovës.

“Nuk mendoj se ky dialog, nëse ndodh ndonjëherë, do të ketë ndonjë përfundim,” tha Stojanoviç për BIRN.

Stojanoviç beson se Vuçiç nuk është gati ta njohë Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe kështu që “dialogu i brendshëm” mund të mos ketë asnjë ndikim në realitet.

Mungesë konsensusi

Vuçiç ka nisur “dialogë” për një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme në të kaluarën, vetëm për të mos bërë asgjë më shumë për to ose i ka marrë vetë vendimet.

Në mars 2014, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, Vuçiç premtoi të arrinte një konsensus kombëtar mbi çështjen e reformave të dhimbshme ekonomike.

“Detyra jonë është të bashkojmë Serbinë. Ne nuk duam pushtet të madh, por që populli në Serbi të arrijë një konsensus për të pasur një vend të mirë dhe normal,” tha Vuçiç në atë kohë.

Disa muaj pas zgjedhjeve, në të cilat Partia e tij Progresive fitoi shumicën e votave, kryeministri i ri Vuçiç tha se reformat do të zhvilloheshin edhe pa konsensus.

Pak muaj më vonë, qeveria prezantoi masa shtrënguese, duke ulur të gjitha pensionet dhe pagat në sektorin publik të Serbisë që ishin më të larta se 25,000 dinarë (rreth 210 euro) në muaj.

Autoritetet serbe janë mburrur gjithashtu se kanë nxitur dialog mbi çështjet sociale, pasi Vuçiç u takua me përfaqësues nga Konfederata e Sindikatës Europiane dhe dy sindikata serbe në prill të këtij viti.

Megjithatë, një marrëveshje e kohëve të fundit midis punëtorëve të Fiat Chrysler Automobiles në Serbi dhe punëdhënësit e tyre, e ndërmjetësuar nga qeveria, është kritikuar se po dëmton të drejtat punonjësve.

“Ne kemi të kundërtën e dialogut social. Shikoni çfarë po ndodh me të gjitha grevat dhe çfarë po bën shteti,” tha Kovaçeviç.

Ai përmendi shembullin e “Gosa”, një kompani, punëtorët e të cilës aktualisht janë në grevë duke kërkuar rrogat që u detyrohen punëdhënësit e tyre.

Greva në “Gosa” së fundmi bëri që presidenti i sindikatës Sloga, Zeljko Veselinoviç, ta deklaronte “të pakuptimtë” dialogun social në Serbi.

“Nëse dialogu social ekzistonte, Vuçiçi nuk do të duhej të shuante zjarre duke i ofruar çdo punonjësi 60,000 dinarë (500 euro),” tha Veslinoviç për stacionin televiziv rajonal N1, duke iu referuar pagesave të premtuara nga Vuçiçi.

Mungesa e konsensusit publik është përdorur edhe nga Vuçiçi në të kaluarën si një arsye për mosveprim në çështjet jetësore.

Në vitin 2016, Vuçiç tha se qeveria “nuk ka forcë” të luftojë huliganizmin në sport – një problem i rrënjosur thellë në Serbi – sepse nuk ka “asnjë konsensus social” për të ndërmarrë masa.

Ai nuk shpjegoi kurrë se kush ishte kundër shtypjes së huliganizmit.

Në pritje për t’u trajtuar është edhe çështja e e ndryshimit të kushtetutës serbe, që Vuçiç gjithashtu thotë se do konsensus.

Mediat e vendit kanë spekuluar për disa vite me radhë se BE po kërkon që Serbia të heqë ose ndryshojë preambulën e kushtetutës së vendit, e cila deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë.

Stojanoviç tha se “dialogu i brendshëm” i propozuar nga Vuçiç ndoshta mund t’i referohet këtyre ndryshimeve, por ai nuk beson se presidenti do të guxojë ta trajtojë seriozisht këtë temë politikisht shpërthyese.

“Gjatë vitit ose dy viteve të ardhshme, i vetmi diskutim serioz që mund të mbahet mund të ketë lidhje me preambulën, por nuk mendoj se ai do të ketë kurajë ta trajtojë këtë çështje,” tha Stojanoviç.

Etiketa: BEBeogradBIRNdialogEuroKosovaKosovëmarrëveshjeMasandikimPagatParaPartiapensionetPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSerbiSerbiasindikataVendimetvuçiçzjarre
Tjetri
Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Koncesioni i Dializës realizon 380 mijë euro fitime ende pa nisur mirë punën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.