AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ligji i gjuhës shqipe në Maqedoni shkon drejt miratimit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qeveria maqedonase. Foto: MIA

Një ligj që do të zgjerojë përdorimin e shqipes në Maqedoni pritet të arrijë së shpejti në parlamentin maqedonas pasi partnerët qeverisës kanë arritur kompromisin për përmbajtjen e tij.

Qeveria maqedonase. Foto: MIA

Ligji i ri për gjuhën shqipe në Maqedoni – i parë si dispozita e fundit ligjore që rrjedh nga marrëveshja e paqes së viti 2001 e cila i dha fund një konflikt të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë – pritet të miratohet së shpejti në parlamentin maqedonas.

Ligji do të shtojë përdorimin zyrtar të shqipes në të gjithë vendin, ku shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë prej 2.1 milionë banorë. Ai do të lehtësojë komunikimin në gjuhën shqipe në institucione si komunat, spitalet dhe gjykatat.

Në një marrëveshje midis Partisë kryesore Social Demokratike, LSDM dhe partnerëve të saj të koalicionit shqiptar, u ra dakord të dërgohen për vlerësim dy pjesët kryesore të ligjit në Komisionin e Venecias.

Komisionit të Venecias, një organ këshillues të Këshillit të Europës, do t’i kërkohet të vlerësojë nëse hedhja në treg e kartëmonedhave dygjuhëshe dhe uniformave të ushtrisë dhe policisë janë në përputhje me kushtetutën maqedonase dhe marrëveshjen e Ohrit për paqen të vitit 2001.

Nëse kjo pohohet, ato mund të përfshihen lehtësisht në ligj pak më vonë, tha për mediat kryeministri Zoran Zaev të shtunën.

“Nuk do të ketë kartëmonedha dhe uniforma dygjuhësore [në ligjin e ri], nëse Komisioni i Venecias nuk konfirmon se kjo është në përputhje me kushtetutën. Ne nuk kemi paragjykime për këto gjëra,” tha Zaev.

“Në ligj është përfshirë çdo gjë që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve dhe që e lejon kushtetuta”, shtoi ai.

Zaev e premtoi ligjin për shtimin e përdorimit zyrtar të shqipes kur ai arriti një marrëveshje koalicioni me disa parti shqiptare më herët këtë vit.

Në korrik, partia në koalicion PDSH – Lëvizja për Reformat kërcënoi të tërhiqte mbështetjen e saj jetike për qeverinë, nëse Zaev nuk e dorëzonte ligjin brenda 100 ditëve të para të administratës së tij.

Ligji aktual i gjuhës e përkufizon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo ka status vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.

Ligji i ri i propozuar ka shkaktuar shumë kritika nga ish-partia qeverisëse VMRO DPMNE, e cila ka akuzuar Zaevin se ka bërë shumë lëshime ndaj partnerëve shqiptarë dhe ka tradhtuar interesat kombëtare të Maqedonisë.

VMRO DPMNE këmbëngul se ligji mund të rrezikojë karakterin unitar të Maqedonisë.

Duke komentuar për mundësinë që disa maqedonas etnikë e shohin si kërcënim ligjin e gjuhës, ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, tha të premten se është e rëndësishme që ligji “të bazohet në udhëzimet e përcaktuara në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit”.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që duhet diskutuar dhe gjetur zgjidhje për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe një sistem politik gjithëpërfshirës, ​​por gjithashtu të ruhet uniteti dhe bashkësia midis të gjithë njerëzve të këtij vendi”, tha Baily për Alsat M TV.

Etiketa: Komisioni i VeneciaskonfliktLigjMaqedoniMarrëveshjamarrëveshjeohritParaPartiaQeveriaShkupshqiptarespitaletTregUNITARVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.