AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Serbinë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Photo: Beta/Presidential Press Service/Pool photo via AP.

Gazsjellësi dhe projektet infrastrukturore mund të diskutohen kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të vizitojë Serbinë në shtator, por gjithashtu edhe çështje që mund të jenë më të vështira për Beogradin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Photo: Beta/Presidential Press Service/Pool photo via AP.

Gazeta serbe Vecernje novosti raportoi të martën se Erdogani do të bëjë një vizitë zyrtare në shtator, me tema rajonale politike, energjitike dhe ekonomike në axhendën e tij, por edhe me çështje më delikate si shkollat e lidhura atë që fshihet pas grushtit të shtetit në Turqi, Fethullah Gylen.

Erdogan raportohet se do të arrijë në Beograd në fund të shtatorit, bashkë me dy avionë që do të sjellin 150 biznesmenë turq.

Shkollat e Gylenit

Ambasadori turk në Beograd, Tanzu Bilgic, tha më 14 korrik se ai shpreson që Serbia të mbyllë të gjitha institucionet e dyshuara se kanë lidhje me klerikun turk Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga autoritetet turke si organizatori i grushtit të dështuar të vitit 2016.

“Lëvizja Fetullah ka disa shkolla në Serbi, por edhe disa OJQ dhe ne e kemi diskutuar këtë me autoritetet serbe,” tha Bilgic për televizionin B92.

“Ata janë një organizatë shumë perverse, s’je kurrë i sigurt se çfarë mund të bëjnë ata, ata po infiltrohen në institucionet shtetërore,” tha Bilgic duke shtuar se mendon se qeveria serbe do të pajtohet me dëshirat e Ankarasë dhe do të mbyllë institucionet.

Zyrtarët serbë nuk kanë bërë asnjë koment për çështjen e Gylenit deri më tani.

Rrjedha turke

Pasi Rusia lajmëroi anulimin gazsjellësit natyror Rrjedha Jugore, i cili pritej të kalonte përmes Serbisë, Rrjedha Turke e Ankarasë shihet në Beograd si një mundësi e madhe për ta zëvendësuar atë.

Parashikohet që Rrjedha Turke do të sjellë gaz nga Rusia në Turqi dhe pastaj në Europë.

Edhe pse Serbia nuk përmendet në planin zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Gazprom, pasi Hungaria dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje më 5 korrik për ta zgjedhur gazsjellësin dhe ai të kalojë përmes Bullgarisë dhe Serbisë në Hungari, zyrtarët serbë po shpresojnë që Rusia të ringjallë ambiciet e saj të mëparshme.

“Kjo është një mundësi e madhe zhvillimi për shtetin, ekonominë dhe industrinë tonë,” tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç për Sputnik më 3 korrik.

Sanxhaku

Sanxhaku – një rajon jugor i Serbisë në kufirin me Malin e Zi, ku boshnjakët përbëjnë shumicën e popullsisë – mund të jetë një nga temat e diskutuara gjatë vizitës së Erdoganit.

Erdogan ka treguar interes edhe më parë në rajon. Ai vizitoi qytetin e Novi Pazarit në Sanxhak në vitin 2010 dhe hapi një Qendër Kulturore Turke.

Gjatë një takimi midis Vuçiçit dhe Erdoganit në Pekin në maj, presidenti turk tha se duhet të bëhet më shumë punë për projektet e përbashkëta të infrastrukturës, siç është autostrada midis qyteteve serbe Tutin, Novi Pazar dhe Sjenica.

Pas përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi, banorët e Sanxhakut u mblodhën në numër në Novi Pazar në gusht 2016 për të mbështetur Erdoganin dhe për të parë një transmetim të drejtpërdrejtë të tubimit të tij në Stamboll.

Investime

Siç raportoi të martën Vecernje novosti, vizita e Erdoganit mund të përfundojë gjithashtu marrëveshje konkrete biznesi, pasi ai do të arrijë me 150 biznesmenë turq.

Gazeta sugjeroi se industria tekstile dhe privatizimi i llixhave turke në zona për të cilat investitorët turq janë posaçërisht të interesuar.

Ministri serb i tregtisë Rasim Ljajiç tha në mars se katër kompani turke duan të hapin fabrika tekstile në Serbi.

Si shpjegoi se investitorët turq vizituan qytetet serbe të Lazarevacit, Nisit, Kraljevos dhe Leskovacit dhe thanë se këtë vit, në Serbi janë regjistruar 23 kompani të reja turke.

Refugjatët

Rruga Ballkanike, edhe pse zyrtarisht është mbyllur, mbetet një nga rrugët kryesore që refugjatët përdorin për të hyrë në BE.

Sipas Ministrisë Serbe për Çështje Sociale, aktualisht në Serbi ka rreth 5,000 refugjatë.

Para vizitës së Erdoganit, Vuçiç u takua me kreun e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës në Serbi, Hakan Fidan, ditën e hënë në Beograd dhe biseduan për sfidat e sigurisë me të cilat përballen të dy vendet.

Vuçiç tha se këto përfshijnë krizën e emigrantëve, si edhe rritjen e kërcënimeve nga ana e terroristëve.

Etiketa: AutostradaBanorëBEBeogradBiznesmenErdogangazgazetaGazpromGylenHungariinvestimemarrëveshjeParaprivatizimiQeveriarajonRecep Tayyip Erdoganrruga ballkanikeRusiaSerbiSerbiaSHshkollaShpresONshtatorSputnikStambollTerroristTurqivizitavuçiç
Tjetri
Ekuilibri shqiptar midis jetës dhe punës tërheq të huajt

Ekuilibri shqiptar midis jetës dhe punës tërheq të huajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.