AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet një 32-vjeçar si autori i dyshuar i trafikimit të armëve nga Rinasi

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njëri prej kallashnikovëve të gjendur në Rinas. Foto:Policia e Shtetit.

Pas gjetjes së tre pakove postare me pjesë armësh Kallashnikovi në aeroportin e Rinasit, policia arrestoi një 32-vjeçar nga Shijaku ndërkohë që një person i dytë është shpallur në kërkim.

Njëri prej kallashnikovëve të gjendur në Rinas. Foto:Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se arrestoi një 32-vjeçar nga Shijaku i Durrësit, si autorin e dyshuar të nisjes së tre pakove me pjesë armësh automatike përmes postës ajrore dhe shpalli në kërkim një 47-vjeçar, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbardhur trafikimin e armëve në drejtim të Britanisë së Madhe.

Sipas policisë, i arrestuari është Saimir Çullhai, i dënuar më parë për akuzën e “trafikimit të narkotikëve”, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton të jetë personi dërgues i tre pakove postare, brenda së cilave u gjetën pjesë të çmontuara kallashnikovi.

“…në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza…,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Sipas njoftimit, brenda tre pakove gjendeshin tre automatikë Kallashnikovë, destinacioni i të cilave ishte Londra. Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vëzhgimi me sy të lirë.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili foli për  “BIRN” në kushtet e anonimatit tha se “jemi përballë një rasti të veçantë të trafikimit të armëve, pasi porosia, pagesa dhe komunikimi për inicimin e këtij trafiku, dyshohet të jetë kryer nëpërmjet internetit”.

Grupi i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk e ka ende të qartë se ku do të përfundonin armët dhe se sa është paguar për trafikimin e tyre. Për këtë arsye, strukturat e përfshira në hetim po mbajnë komunikime të vazhdueshme me autoritetet angleze për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë. Emër dhe adresë të rreme dyshohet të ketë edhe personi që supozohej se do të priste pakot në Britaninë e Madhe.

Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore Tiranë-Athinë-Londër  u arrit falë masave të shtuara antiterror dhe skanimin e çdo kutie postare. Personi i vetëm i arrestuar si dërguesi i tre pakove ku ishin fshehur kallashnikovët e çmontuar, Saimir Çullhaj, është ndaluar pas një pune të mirëorganizuar nëpërmjet strukturave të antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Çullhaj është arrestuar mbi bazën e provave filmike, që sipas policisë tregojnë se është ai personi që ka dorëzuar tre pakot në zyrat e kompanisë DHL në Durrës. Por një burim i grupit të hetimit i tha BIRN se ai nuk ka pranuar për asnjë moment se kishte dijeni mbi përmbajtjen e pakove të postuara.

32-vjeçari i ka thënë policisë se pakot i kishte dorëzuar në postë për një llogari të personit të shpallur në kërkim dhe se nuk e kishte idenë se brenda tyre ndodheshin pjesë armësh luftarake.

47 vjeçari me inicialet N.F, i përshkruar në deklaratën për shtyp të policisë si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë.

Etiketa: ArmëBIRNBurgDurrësEmriGjykatëHetimHetimetKallashnikovLondërMASNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaRinasSHShijakutrafiku
Tjetri
Shtet i madh dhe shtet i vogël në kontekstin shqiptar

Shtet i madh dhe shtet i vogël në kontekstin shqiptar

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.