AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

‘Dita e të zhdukurve’ përkujtohet në të gjithë Ballkanin

Dzana BrkanicSven MilekicPërparim IsufingaDzana Brkanic,Sven Milekicdhe2 të tjerë
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në organizime të ndryshme për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Serbi u përpoqën të rrisin ndërgjegjësimin që 12,000 njerëz mungojnë ende nga luftërat e viteve 1990.

…


Të mërkurën në të gjithë ish-Jugosllavinë u vendosën lule dhe u ndezën qirinj në evente të ndryshme për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në një përpjekje për të nxjerrë në pah faktin se trupat e 12,000 nga 40,000 personave të zhdukur nga luftërat e viteve 1990 ende nuk janë gjetur.

Në Sarajevë, të afërmit e personave të zhdukur dhe banorët vendas lëshuan tullumbace të zeza në qiell në shenjë përkujtimoreje, ndërsa në qytetin boshnjak veriperëndimor të Prijedorit u lëshuan 620 tullumbace të zeza me emrat e të gjithë personave të zhdukur nga zona.

Në tullumbace ishte shkruar pyetja “Ku është ai/ajo?”

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rreth 32,000 njerëz u raportuan të zhdukur si rezultat i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe kërkimi për rreth 7,000 prej tyre vazhdon ende.

Disa familje boshnjake janë dëshpëruar nga mungesa e përparimit në kërkimin e të afërme të tyre.

Milena Kokot tha për BIRN se gjatë 25 viteve të fundit ajo ka kërkuar eshtrat e vëllait të saj Draganit dhe babait të saj Gojkos, të cilët u vranë në Sarajevë në maj të vitit 1992.

Ajo bëri thirrje që njerëzit të paraqiten me informacione për varre të mundshme.

“U kërkoj njerëzve të na ndihmojnë, të mos vazhdojmë të heshtin, të na tregojnë se ku janë eshtrat e tyre,” tha ajo.

Në Prishtinë autoritetet i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Beogradin për të hedhur dritë mbi fatin e rreth 1,600 njerëzve që kanë humbur që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.

Vendas dhe familjarë të personave të zhdukur vendosën lule para një memoriali kushtuar personave të zhdukur para ndërtesës së parlamentit, ndërsa njerëzit lëshuan 18 tullumbace të bardha me pikëpyetje që simbolizonin ata që u zhdukën.

Bajram Qerkini, kreu i Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur, tha se procesi i gjetjes së varreve të tyre ka “mbetur amulli” dhe akuzoi institucionet e Kosovës se nuk e kanë ngritur çështjen në nivelet më të larta.

Në mars të këtij viti, komisioni i personave të zhdukur i qeverisë së Kosovës i kërkoi Serbisë të zbulojë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive, duke pohuar se ushtria e Beogradit po mban sekret dokumente të rëndësishme.

Në Serbi, të afërmit e personave të zhdukur dhe viktimave të luftës ecën drejt monumentit në Parkun e Tasmajdan në Beograd për të përkujtuar ata që vdiqën në konfliktet e Jugosllavisë dhe vendosën lule, si edhe ndeznën qirinj në Kishën e Shën Markut.

Zyrtarët serbë shënuan Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve duke akuzuar vendet fqinje për mungesë vullneti për të bashkëpunuar në lidhje me këtë çështje.

Kreu i Komisionit të Personave të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviç, tha për televizionin publik RTS se kishte një vonesë serioze në procesin e gjetjes së personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë në vitin 1999.

Odaloviç tha se “nuk ka vullnet në Prishtinë për të ndarë informacione nga arkivat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arkivat e organizatave ndërkombëtare që ishin të pranishme në atë kohë në Kosovë”.

Serbia thotë se ajo ende po kërkon 540 njerëz që u zhdukën në Kosovë gjatë luftës.

Në Kroaci, familjet e personave të zhdukur në qytetin lindor të Osijekut vendosën lule dhe ndezën qirinj në një varr të përbashkët për viktimat e luftës në varrezat e qytetit.

Ministri kroat i veteranëve të luftës Toma Medved tha pas ceremonisë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur është penguar nga mungesa e bashkëpunimit nga Serbia përsa i takon dhënies së informacioneve.

“Në muajt e fundit kemi nënshkruar marrëveshje me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi për shkëmbimin e të dhënave për personat e zhdukur dhe ne presim të bëjmë të njëjtën gjë me Serbinë,” tha Medved.

Autoritetet kroate po kërkojnë 1,533 njerëz që mungojnë ende nga lufta e viteve 1990.

Etiketa: amulliBajramBanorëBeogradBIRNBosnjeFamiljeKishëKosovëKroaciLuftamarrëveshjeMediaParasekretSerbiSerbiaSHtë zhdukurUshtriavarrvideo
Tjetri
Slogani fashist në Kroaci rrezikon të hedhë poshtë qeverinë

Slogani fashist në Kroaci rrezikon të hedhë poshtë qeverinë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.