AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasja e gjyqtares, Prokuroria ngre tre akuza për ish-bashkëshortin

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e vrarë në Tiranë, Fildes Hafizi. Foto:Facebook.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e “arrestit me burg” për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes, Fildeze Hafizi, rrëmbim të personit dhe armëmbajtje pa leje.

Gjyqtarja e vrarë të enjten në Tiranë, Fildeze Hafizi. Foto:Facebook.

Mesditën e së dielës, Gjykata e Krime e të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për  Fadil Kasemin, tregtarin 53 vjeçar që akuzohet se tre ditë më parë ekzekutoi me dy plumba ish-gruan e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi.

Në sallën e gjyqit, Kasemi u shfaq përballë gjyqtarit Fran Prendi dhe prokurorit Dritan Prençi gjakftohtë dhe pa një mbrojtës ligjor.

Teksa ka dhënë gjeneralitet, Kasemi pranoi akuzën e vrasjes së ish-bashkëshortes, por nuk dha shpjegime të tjera me pretendimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Interes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda shfaqën edhe disa familjarë të Fadil Kasemit, të cilët ishin të pranishëm në ambientet e jashtme të gjykatës.

Familjarët i thanë BIRN se Kasemi ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe pas ngjarjes, policia e ka survejuar në 24 orë me policë tek dera e dhomës së shoqërimit. Ata pretenduan se prej 3 ditësh nuk kishin pasur asnjë kontakt me të, pasi policia nuk i kishte lejuar të kryenin takim.

Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, prokurori Dritan Prençi e bazoi kërkesën e tij në tre akuza, atë të “vrasje për shkak të lidhjeve familjare”; “rrëmbim dhe mbajtja peng e personit” dhe “armëbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë, autori i dyshuar i krimit, Fadil Kasemi e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten dhe e kërcënonte me jetë që prej daljes së tij nga burgu në janar 2017.

Ditën e ngjarjes, i akuzuari e ka pritur rreth 1 orë viktimën teksa ka dalë nga një parukeri dhe pasi ka hipur në automjjetin e saj, i është afruar nga ana e derës së pasagjerit, duke e qëlluar dy herë me pistoletë.

Pas këtij krimi, i dyshuari ka ecur në këmbë nga zona e quajtur “Xhamlliku” drejt rrugës “Bardhyl”, ku sipas Prokurorisë ka ndaluar nën kërcënimin e armës një furgon. Përveç vrasjes së ish-bashkëshortes Fildeze Hafizi, prokuroria e akuzon Fadil Kasemin edhe për mbajtjen peng të shoferit të furgonit për disa minuta, me qëllimin për ta larguar nga Tirana.

Avokati i Fadil Kasemit, Arben Peci, i caktuar kryesisht nga gjykata, ishte dakord me kërkesën e Prokurorisë për lënien në qeli të 53-vjeçarit.

Vrasja e Fildeze Hafizit-nënë e dy fëmijëve dhe gjyqtare e Shkodrës tronditi opinionin publik dhe u pasua me reagime të ashpra, edhe për faktin se viktima kishte denoncuar vazhdimisht dhunën e ish-bashkëshortit, pa mundur të gjejë siguri të institucionet shqiptare.

Etiketa: AkuzaArmëArrestBIRNBurgDhunëDritan PrençiFacebookFran PrendiGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareKrimekrimiMASPoliciaProkuroriProkuroriaSHshqiptareTiranaviktimaVrasjavrasje
Tjetri
Armët serbe pikasen në zonën e luftës në Afrikë

Armët serbe pikasen në zonën e luftës në Afrikë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.