AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A është dhuna rruga për të luftuar Fashizmin?

Peter SingerngaPeter Singer
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues në Çarlotesvill në SHBA po kërkojnë heqjen e statujës së një gjenerali të jugut të kohës së Luftës Civile Amerikane (1861-1865), më 1 shtator 2017. Heqja e simboleve të Konfederatës së jugorëve është kërkuar prej disa kohësh nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët argumentojnë se këto simbole justifikojnë dhunën me bazë racore. (Zack Wajsgras/The Daily Progress via AP)

Aktivistët “Antifa” të cilët shohin dhunën si përgjigje ndaj të djathtës ekstreme ngrenë paralele me ngritjen e fashizmit në Europë në vitet 1920 dhe 1930. Por nëse fashizmi është një rrezik sot, një taktikë që dukshëm dështoi në Europën e paraluftës nuk është përgjigjja e duhur.

Protestues në Çarlotesvill në SHBA po kërkojnë heqjen e statujës së një gjenerali të jugut të kohës së Luftës Civile Amerikane (1861-1865), më 1 shtator 2017. Heqja e simboleve të Konfederatës së jugorëve është kërkuar prej disa kohësh nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët argumentojnë se këto simbole justifikojnë dhunën me bazë racore. (Zack Wajsgras/The Daily Progress via AP)

A duhet që manifestimet e neo-Nazistëve dhe supermacistëve të bardhë të përballen me anë të dhunës?

Kjo është çështja e ngritur nga ngjarjet tragjike të Çarlotesvill, Virxhinia, më 12 Gusht. Supermacistët e bardhë zhvilluan një protestë ndaj heqjes së planifikuar të statujës së Robert E. Lee, udhëheqësit të ushtrisë së Konfederatës gjatë Luftës Civile të SHBA-së, nga një park publik, Një kundërprotestë u organizua, gjë që u shoqërua me përleshje në rrugë. Një grua, Heather Heyer, u vra dhe 19 njerëz të tjerë u plagosën kur James Fields, një nacionalist i bardhë, përdori makinën e tij për të sulmuar me shpejtësi të lartë një grup kundër-protestuesish.

Në një konferencë për shtyp më vonë, Presidenti Donald Trump tha se “të dyja palët” qenë fajtore për çfarë ndodhi. Barazimi i dukshëm që Trump vendosi mes racistëve dhe kundërshtarëve të racizmit u dënua me fjalët më të ashpra, edhe nga disa Republikanë të rëndësishëm. Natyrisht që nuk mund të ketë shenjë barazimi mes neo-Nazistëve e supermacistëve të bardhë nga njëra anë dhe atyre që kundërshtojnë racizmin nga ana tjetër. Por një lexim më nga afër i transkriptit të komenteve të Trump, sugjeron se një interpretim më dashamirës është i mundshëm.

Në vend që t’i vendoste në të njëjtin nivel racistët dhe anti-racistët, Trump po thoshte se të dyja palët qenë fajtore për dhunën që shpërtheu. Në mbështetje të këtij pretendimi, ai tha se disa nga e majta “erdhën duke mbajtur shkopinj nëpër duar, duke tundur shkopinj,” dhe shtoi: “A kanë ata një problem? Unë mendoj se po.”

Kjo deklaratë sërish injoron faktin se një supermacist i bardhë përdori makinën e tij si një armë, me pasoja vdekjeprurëse. Asgjë e krahasueshme me këtë nuk u bë nga asnjë nga anti-racistët.

Megjithatë, është e vërtetë që, siç raportuan gazetarët që mbuluan këtë ngjarje për The New York Times, disa nga kundërprotestuesit përdorën shkopinj kundër nacionalistëve të bardhë, njëri prej të cilëve iku nga parku ndërkohë që i rridhte gjaku nga koka. Times qe e kujdesshme të theksonte se shumë nga kundërprotestuesit qenë jo të dhunshëm, por në një artikull të më vonë, gazeta përshkroi një rritje të një grupi të shpërndarë të majtish të cilët e quajnë veten “antifa,” një term i shkurtuar nga “anti-fashizmi,” dhe që janë të gatshëm për të luftuar neo-Nazistët me shkopinj dhe grushte.

Në intervista të ndryshme aktivistët antifa shpjeguan pozicionin e tyre: “Ke nevojë për dhunë për të mbrojtur përpjekjen pa dhunë,” thotë Emily Rose Nauert. “Kjo është çfarë është qartësisht e nevojshme aktualisht. Kjo është në thelb një luftë e plotë.” Antifa të tjerë thonë se nuk është joetike të përdorësh dhunën për të ndalura supermacistët e bardhë, për shkak se ata sakaq, përmes nxitjes së urrejtjes kundër minoriteteve, kanë shkaktuar sulme të dhunshme ndaj individëve të ndryshëm të këtyre grupeve.

Times foli gjithashtu për aktivistët anti-racistë që e refuzojnë dhunën. Ata ndjekin shembullin e formave ngushtësisht të padhunshme të mosbindjes civile që janë përdorur me sukses në lëvizjen për të drejta civile gjatë viteve 1950 dhe 1960, nën udhëheqjen e Martin Luther King. Në kontrast me këtë, mbështetësit antifa thonë se racistët dhe supermacistët nacionalistë nuk janë racionalë, kështu që nuk ka logjikë të përpiqesh t’i bindësh ata se e kanë gabim. Forca fizike është e vetmja gjë që do t’i ndalojë ata.

Le të pranojmë se aktivistët antifa kanë të drejtë mbi irracionalitetin e fanatikëve racistë të vijës së ashpër. Mbetet e vërtetë se në Shtetet e Bashkuara, dhe në vende të tjera ku zgjedhjet janë rruga drejt pushtetit, ekstremi i djathë mund t’i realizojë objektivat e veta vetëm duke fituar votuesit e rrugës së mesme. Edhe nëse shumë nga këto votues nuk janë tërësisht racionalë – shumë pak njerëz janë – ata kanë pak gjasa që të binden nga kauza anti-raciste pasi të shohin se si anti-racistët godasin racistët me shkopinj apo i qëllojnë me shishe uji të mbushura me urinë.

Imazhe të tilla të krijojnë, më shumë se çdo gjë tjetër, idenë se anti-racistët janë huliganë që po kërkojnë sherr. Rezistenca dinjitoze pa dhunë dhe mosbindja civile e disiplinuar janë shumë më të mira si mjete për të demonstruar angazhim etik të sinqertë për një shoqëri më të mirë joraciste, nga sa janë njerëzit me shkopinj.

Rezistenca me dhunë është veçanërisht e rrezikshme në Shtetet e Bashkuara për shkak se disa shtete lejojnë çdokënd që dëshiron të mbajë një armë me vete. Në Çarlotesvill, një numër i madh supermacistësh të bardhë parakaluan nëpër rrugë të veshur me kamuflazh dhe duke mbajtur pushkë gjysmëautomatike sulmi me vete. Nëse aktivistët antifa shkojnë të përballen me racistët me dhunë, a do të jetë e mundur që përleshja të kufizohet te shkopinjtë? Sa kohë do të kalojë para se armët vdekjeprurëse që tashmë shfaqen haptazi të fillojnë të përdoren?

Disa aktivistë antifa e gjejnë origjinën e lëvizjes së vet te grupet që luftuan kundër fashistëve në Europë në vitet 1920 dhe 1930. Në Gjermani, në vitet para se Hitleri të ngjitej në pushtet, paraushtarakët Nazistë Sturmabteilung (Trupat e Sulmit, të njohura gjithashtu si “Këmishëkaftit”), i rrahën, në disa raste deri në vdekje, Hebrenjtë dhe kundërshtarët politikë. Në vetëmbrojtje, të majtët u përgjigjën me milicitë e veta: Luftëtarët e Frontit të Kuq të Partisë Komuniste dhe Fronti i Hekurt i SocialDemokratëve.

Rezultati i kësaj qe një përshkallëzim i dhunës në rrugë dhe një ndjesi, mes publikut të gjerë, se rendi dhe ligji po shkatërroheshin. Shumë filluan të besojnë se një dorë e fortë kërkohej për të rikthyer rendin dhe stabilitetin. Një dorë e fortë qe ekzaktësisht imazhi që Hitleri po përpiqej të krijonte për veten, dhe ndërsa dhuna u përkeqësua, votat e Nazistëve u shtuan. Ne të gjithë e dimë se si vijoi tragjedia pas kësaj.

A është e ekzagjeruar të mendosh se historia mund ta përsërisë veten në këtë mënyrë? Për aktivistët antifa, të cilët shohin dhunën si përgjigje ndaj të djathtës ekstreme, kjo paralele nuk duhet të jetë ekzagjerim. Ata janë personat që po ngrenë paralele historike. Times citoi një aktivist antifa: “Nëse ne thjeshtë tërhiqemi, ne do t’i lejojmë ata të ngrenë një lëvizje, objektivi i të cilës është gjenocidi.” Nëse ky është rreziku me të cilin përballemi, ne duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të luftuar se sa taktika që kaq qartazi rezulton e dështuar në Gjermani.

Etiketa: aktivistAktivistëArmëdhunaDhunëDonald Trumpe majtaFashizmigazetagazetarGjermaniKEmbështetjembrojtjenazistneo-nazistParapasojaprotestuesrrezikSHSHBAshtatorShtetet e Bashkuaratë drejtaTrumpvdekjeVirxhiniaVotuesvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Drejtuesit këmbejnë postet, Rama paralajmëron prerje fondesh për Akademinë e Shkencave

Drejtuesit këmbejnë postet, Rama paralajmëron prerje fondesh për Akademinë e Shkencave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.