AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Drejtuesit këmbejnë postet, Rama paralajmëron prerje fondesh për Akademinë e Shkencave

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë procesit të votimit në Akademinë e Shkencave. Foto:L.Çela

Mbyllja e procesit të zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave me këmbim postesh mes Gudar Beqirajt dhe Myzafer Korkutit-drejtues prej vitit 2009 të institucionit, rrezikon ta lënë atë pa fondet buxhetore.  

Gjatë procesit të votimit në Akademinë e Shkencave. Foto:L.Çela

Me 28 vota pro dhe 3 kundër, Gudar Beqiraj u zgjodh të hënën kryetar i Akademisë së Shkencave, duke shkëmbyer postin me kryetarin e deritanishëm, Myzafer Korkuti, i cili zbriti në pozicionin e zëvendës kryetarit. Si Beqiraj ashtu edhe Korkuti ishin kandidatët e vetëm në konkurrim-dyshja drejton me rotacion Akademinë e Shkencave në Shqipëri prej vitit 2009.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë realizuar vazhdimisht në hije, por procesi i këtij viti u shoqërua me një debat publik për shkak se akademiku Artan Fuga i cilësoi ato si farsë dhe kërkoi reformim të institucionit përmes një letre publike për kryeministrin Edi Rama.

Mëngjesin e së hënës, në debat u përfshi edhe Rama, i cili fillimisht kërkoi ndalimin e zgjedhjeve farsë dhe më pas paralajmëroi se do t’i priste fondet këtij institucioni, përmes dy postimeve në Facebook.

“Meqë ‘Akademia’ zgjodhi farsën, uroj të gjejnë edhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor,” shkroi Rama në Facebook.

E krijuar prej vitit 1972, Akademia e Shkencave është një institucion buxhetor, i cili parashikohet t’i sigurojë të ardhurat e veta përmes fondeve buxhetore, pjesmarrjes në projekte dhe të ardhurat nga dhuratat, sponsorizimet apo subvencionet. Megjithatë, bilanci i vitit 2016 tregon se ky institucion ka marrë 96 milionë lekë nga buxheti dhe zero lekë nga të ardhurat e tjera.

Paralajmërimet e kryeministrit për prerjen e buxhetit nuk u shoqëruan megjithatë nga ndonjë reagim prej Beqirajt.

“ Unë jam legjitim në këtë post, pasi më votuan shumica e anëtarëve dhe derisa statuti e pranon rikandidimin, nuk shoh asnjë konflikt,” tha Gudar Beqiraj për BIRN, teksa festonte me nga një gotë ëiskey me kolegët zgjedhjen e tij në krye të Akademisë.

“…nuk kam asnjë koment për deklaratat e kryeministrit. Unë nuk mund të reagoj i vetëm, por do të mbledh kryesinë e akademisë  dhe do të kemi një qëndrim zyrtar për këtë koment të kryeministrit Rama,” shtoi ai.

Më vonë, Beqiraj tha për mediat se nuk beson se do të ndodhë bllokimi i fondeve, “pasi jemi gati të reformojmë Akademinë e Shkencave”.

Më 1 shtator, Fuga shkroi një letër të hapur publike për kryeministrin Rama, përmes së cilës kërkonte ndaljen e “katrahurës së 4 shtatorit në Akademinë e Shkencave” dhe reformim të këtij institucioni.

“Idetë nuk mungojnë, mjafton të mos censurohen nga kryesitë sikurse kanë bërë këto vite dhe diskutimi i lirë nga ana e kërkuesve shkencorë do ta lejonte zgjidhjen e këtij problemi dhe propozimin e modeleve më të mira në kushtet tona,” shkruante Fuga.

“Le të ndërtohet një platformë e re për Akademinë e Shkencave, një kuadër ligjor i ri, dhe pastaj të bëhen zgjedhjet, lirisht, dhe vetëm atëherë nëse duhet le të ribëhet nënkryetari kryetar dhe kryetari nënkryetar,” propozonte ai.

Aurela Anastasi, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave u shpreh e habitur për mungesën e konkurrencës, ndonëse i tha BIRN se procesi është formalisht dhe juridikisht në rregull. Anastasi shtoi se institucioni duhet reformuar, për shkak se aktualisht ka vetëm rol honorifik.

“Ligji ka parashikuar se kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave mund të zgjidhen  për dy mandate, por jo radhazi. Natyrisht që nuk  isha dakort që të kishte vetëm një kandidaturë në konkurrim, por formalo- juridikisht procesi është  i rregullt. Moralisht prisja të kishte më shumë kandidatura,” përfundoi Anastasi.

 

Etiketa: Akademia e ShkencaveBIRNbuxhetiEdi RamaFacebookkandidatëtkonfliktkryetarMyzafer KorkutiRamaReformimshqipShqipërishtatorVotaZgjedhjet
Tjetri
Konfirmohet dënimi për guerilasit e “Grupit Drenica” në Kosovë

Konfirmohet dënimi për guerilasit e “Grupit Drenica” në Kosovë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.