AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Junker: Serbia dhe Mali i Zi udhëheqin garën në Ballkan për integrim në BE

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jean-Claude Juncker. Photo: European Parliament/Flickr

Në fjalimin e rëndësishëm “Gjendja e Bashkimit” të Presidentit Jean-Claude Junker si dhe të dokumenteve shoqëruese të fjalimit të publikuar nga Komisioni Europian, Serbia dhe Mali i Zi konsiderohen si të parët në garën për integrim ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera premtohet “angazhim i besueshëm për integrim”.

Jean-Claude Juncker. Photo: European Parliament/Flickr

Duke theksuar edhe një herë se Bashkimi Europian nuk do të pranojë anëtarë të rinj së paku deri më 30 mars 2019, fjalimi i rëndësishëm i Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Junker dha shpresa për integrim më të shpejtë të Serbisë dhe Malit të Zi si vende “që kryesojnë garën” e integrimit të Ballkanit ndërsa premtoi “angazhim të besueshëm për integrimin e Ballkanit” në rastin e Shqipërisë, Maqedonisnë, Bosnjës e Kosovës.

Fjalimi i përvitshëm “Gjendja e Bashkimit” u mbajt nga Juncker të mërkurën (sot) para Parlamentit Europian në Strasburg të Francës. Ai është një fjalim themelor në të cilin flitet për gjendjen aktuale të Bashkimit Europian dhe prioritetet e administratës aktuale për vitet e ardhshme.

Në faqen e internetit të Komisionit Europian [link], fjalimi shoqërohet me një paketë të gjerë informacionesh ku përmenden prioritetet një nga një. Zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit mbart një pjesë të vockël të broshurës informuese [link broshura] dhe Juncker e bën të qartë se deri më 30 mars 2019, kur BE të zhvillojë një samit të rëndësishëm me gjasa në qytetin Sibiu të Rumanisë, BE do të vijojë të ketë 27 anëtarë, gjë që do të thotë se nuk do të ketë anëtarësime të reja.

Por broshura bën gjithashtu të ditur se Serbia dhe Mali i Zi “kryesojnë garën” e integrimit dhe se për këto dy vende, në shkurt të vitit 2018, do të prezantohet një “strategji për anëtarësim të suksesshëm”. Sa i përket vendeve të tjera, Juncker u mjaftua me përsëritjen e angazhimit të BE për anëtarësim në një të ardhme jo të afërt, duke argumentuar njëkohësisht se asnjë nga këto vende nuk është gati për anëtarësim.

“…ne kemi shtuar bashkëpunimin tonë me Ballkanin Perëndimor dhe kemi rikonfirmuar angazhimin tonë për perspektivën e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian,” thuhet në fjalim. “Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet për reforma në Shqipëri dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë si dhe të lehtësojmë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,” shpjegohet në broshurën shoqëruese të fjalimit.

Kryeministri Edi Rama pretendoi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë se objektivi i qeverisë së tij është hapja e negociatave për anëtarësim vitin e ardhshëm, ndërsa supozoi se nëse kjo nuk ndodh, fajin duhet ta ketë Bashkimi Europian, i cili, sipas Ramës vijon të shtojë kushte.

“Dihet si funksionon Bashkimi i sotëm Europian dhe vetë ky proces gjithnjë e më i paparashikueshëm si integrimi. Kështu që, nuk na mbetet veçse të bëjmë sa më mirë atë që kemi ne në dorë dhe pavarësisht zyrtarizimit dhe fazave të zyrtarizuara në proces ne ta bëjmë Shqipërinë një vend me standarde, norma dhe mirësjellje si në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama. [link fjalimi i Ramës].

Megjithatë, situata nuk duket kaq e thjeshtë sa e prezanton kryeministri. Bashkimi Europian përgatit çdo vit një raport mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Raporti i fundit i progresit i publikuar në nëntor 2016, tregon se Shqipëria gjendet në hapat e para në shumicën e fushave ku duhet të realizojë objektivat. Disa nga fushat duket se mbartin objektiva relativisht të thjeshta për t’u realizuar, megjithatë progresi në këto fusha përgjatë viteve ka qenë zero. Në disa fusha të tjera si prokurimet publike, qeveria duket se ka bërë hapa prapa, duke shkelur rregullat e Bashkimit Europian për gara të ndershme dhe të barabarta mes operatorëve në tenderë dhe në koncesione. Raporti i progresit tregon gjithashtu se integrimi Europian i Shqipërisë nuk ka ngecur aq shumë për shkak të shtimit të kushteve nga ana e Brukselit, por për shkak të mungesës së interesimit të palës shqiptare për të plotësuar edhe kushtet më të thjeshta.

Etiketa: BallkanBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEEdi RamaFushaIntegrimiIntegrimi europianKomisioni EuropianKosovëKryeministri Edi RamaMaliMali i ZiParaQeveriaRamaraportRaportiReformasamitSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareStrasburgtender
Tjetri
Pentagoni e përmbyti Sirinë me 2.2 miliardë USD armë sovjetike

Pentagoni e përmbyti Sirinë me 2.2 miliardë USD armë sovjetike

Komente 1

  1. Gent Jonima says:
    9 years më parë

    Megjithate BE cileson Serbine si kryesuese kur dihet qe Serbia nuk do te kete marredhenie te mira fqinjesore per aq kohe nuk njeh Kosoven. Si duhet te ndihen shqiptaret nga nje qendrim i tille i BE?

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.