AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Filmi serb mbi Kosovën shkakton tensione të reja

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zyra e kryeministrit të Kosovës e ka dënuar si ofendues një film dokumentar serb që sulmon kërkesën e Prishtinës për t’iu bashkuar organit kulturor të Kombeve të Bashkuara UNESCO-s.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Foto: Beta/AP Photo/Visar Kryeziu.

Autoritetet e Kosovës kanë dënuar një film të ri, të prodhuar nën sponsorizimin e qeverisë serbe, që sulmon kërkesën e Prishtinës për t’iu bashkuar UNESCO-s.

Zyra e kryeministrit e quajti “Një moment në civilizim” një gjest ofendues, i krijuar posaçërisht për të dëmtuar përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organit të OKB-së.

“Shfaqja e një filmi dokumentar me përmbajtje fyese për Kosovën përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s në Paris është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të denigruar shtetin e Kosovës,” tha të dielën zyra e kryeministrit.

Filmi, i shfaqur në Qendrën Kulturore Serbe të premten në Paris, fokusohet në trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë – dhe trajtimin e kësaj trashëgimie nga ana e Kosovës – si pjesë e një fushate më të gjerë për të mos e lejuar Kosovën t’i bashkohet UNESCO-s.

Zyra e qeverisë serbe për Kosovën mbështeti xhirimin e dokumentarit.

Zyra e kryeministrit të Kosovës kundërshtoi gjithashtu idenë që monumentet dhe kishat serbe në Kosovë ishin pronë serbe.

“Ndërtesat fetare dhe kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit dhe nuk mund të tjetërsohen. Ato i përkasin shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Vetëm qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë të drejtë të vendosin mbi pronën e Kosovës,” tha ajo.

Pasi nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme nga vendet anëtare të UNESCO-s për t’u bashkuar në 2015, qeveria e Kosovës po bën përgatitjet për një kërkesë të mundshme të dytë këtë vit.

Megjithatë, Serbia kundërshton të gjitha lëvizjet nga ish-provincat e saj, pavarësinë e të cilës nuk e njeh, për t’iu bashkuar organeve ndërkombëtare.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se 176 manastire dhe kisha janë djegur ose shkatërruar në Kosovë që kur Serbia u detyrua të tërhiqej nga provinca e atëhershme në vitin 1999.

Shumë prej këtyre sulmeve ndodhën në trazirat e marsit 2004, kur rreth 30 kisha u dogjën në trazirat kundër serbëve.

Që atëherë, mbrojtja e kishave dhe manastireve ortodokse ka kaluar nga paqeruajtësit e NATO-s tek policia e Kosovës.

Megjithatë, shumë në komunitetin serb ankohen se monumentet e tyre kulturore dhe fetare nuk janë në duar të sigurta.

Kreu i zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuriç, e quajti reagimin armiqësor nga Prishtina “çmimin e parë të madh” për filmin.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte që tregojnë të vërtetën rreth trashëgimisë tonë në Kosovë,” tha Djuriçi për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Tanjug, të dielën duke uruar ekipin që e realizoi filmin.

Producenti dhe autori i filmit, Boris Malagurski, njihet në Serbi për fushatën e tij #JoKosovëUnesco.

Ai shkroi në Twitter në reagim ndaj debatit se ai “do të organizojë që filmi të shfaqet në burg” për kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu referuar pretendimit të Serbisë se ish-lideri guerilas Haradinaj është një kriminel lufte.

Etiketa: ambasadorBurgDokumentarHaradinajKisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKosovëkriminel lufteLufteMbrojtjaNATOOKBPoliciaPolicia e KosovësPrishtinaQeveriaRamush HaradinajSerbiSerbiaTanjugtensioneTwitterUNESCOVota
Tjetri
Parashikimi i FMN hedh poshtë premtimin e qeverisë për rritje ekonomike dhe borxhin publik

Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të pasurve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.