AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shesheli tallet me Gjykatën e Hagës në një program televiziv

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli në programin ‘Zadruga’ të TV Pink. Foto: TV Pink/video.

Pasi politikani nacionalist serb Vojisllav Shesheli talli Gjykatën e Hagës duke u hequr si gjyqtar në një program televiziv, kjo e fundit nxori një paralajmërim të ri për seancat e tij të ardhshme të apelit.

Vojisllav Shesheli në programin ‘Zadruga’ të TV Pink. Foto: TV Pink/video.

Gjykata e Hagës paralajmëroi të hënën Vojisllav Sheshelin se nëse nuk paraqitet për seancat e tij të apelit, pasi nuk ka marrë pjesë në dhënien e vendimit për të, ajo do t’i caktojë atij një avokat mbrojtës, dëshiron apo jo ai.

Paralajmërimi i Gjykatës së Hagës erdhi pasi Shesheli, kreu i Partisë Radikale Serbe, talli përsëri gjykatën e OKB-së duke veshur rrobën e një gjyqtari dhe duke dhënë “dënime” në një program reality në televizionin pro-qeveritar Pink të shtunën.

“Më thuaj, a ka ndonjë flamur të Bashkimit Europian diku këtu rrotull? Unë dua të di nëse do të në duhet ta djeg sonte,” tha Shesheli kur u shfaq në programin e titulluar “Zadruga” (Kooperativa), duke iu referuar një incidenti të vitit të kaluar kur ai dogji flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s.

Shesheli iu bashkua përkohësisht programit një ditë pasi një pjesëmarrës i rregullt u arrestuar nën dyshimin se kishte vrarë të shoqen, këngëtaren e njohur Jelena Marjanoviç.

Politikani nacionalist foli hapur për çështjen, duke treguar ato që ai pretendonte se ishin detaje nga hetimi i vrasjes.

Ai më pas veshi një rrobë të ngjashme me atë që veshin gjyqtarët e Hagës dhe ndërmjetësoi midis konkurrentëve të programit reality.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në program shkaktoi zemërim tek disa nga ndjekësit e tij.

“Ai njeri është çmendur. Për orë me radhë pashë mbrojtjen e tij para Gjykatës së Hagës dhe mendoja se ishte njeri i ditur,” shkroi një burrë në faqen e Facebookut të Sheshelit.

“Shpresoj vetëm që kjo të mos jetë asgjë më shumë sesa një pjesëmarrje për vetëm një herë, sepse hyrja e Sheshelit në “Kooperativa” do të thotë se Partia Radikale Serbe po shndërrohet në një shfaqje cirku,” thuhej në një koment tjetër.

Por disa e mbrojtën kreun e Partisë Radikale: “Të gjithë këta ‘moralistët e mëdhenj’ natyrisht do të ndjekin TV Pink nesër dhe do të shikojnë ‘Kooperativën’ – hipokritët,” tha një mbështetës.

Shesheli po pret apelin e prokurorisë në çështjen kundër tij për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe rajonin serb të Vojvodinës pasi Gjykata e liroi atë nga akuzat për të gjitha akuzat në mars të vitit të kaluar.

Ai u shpall i pafajshëm për përndjekje, dëbim, torturim, shkatërrim dhe plaçkitje në periudhën prej gushtit 1991 deri në shtator 1993.

Shesheli ka qenë në Beograd që nga lirimi i përkohshëm i tij nga paraburgimi në Hagë në nëntor të vitit 2014 pasi u lirua për t’u kuruar nga kanceri.

Ai nuk u paraqit për vendimin në gjyqin e tij, por iu kthye jetës politike në Serbi dhe u zgjodh anëtar i parlamentit. Ai është zotuar të mos kthehet kurrë në Hagë.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë tha të hënën se Shesheli “ka të drejtë të jetë i pranishëm në seancën e ardhshme të apelit dhe se prania e tij është e nevojshme”.

Por ai theksoi se Shesheli ka thënë se “ai nuk ka ndërmend të kthehet në Hagë edhe për vendimin e apelit”.

Ai tha se dhoma e apelit “duhet të marrë masat e duhura për t’u siguruar që interesat e tij të përfaqësohen në seancën e ardhshme dëgjimore të apelit për të garantuar një sjellje të drejtë dhe të shpejtë të procedurave gjyqësore” dhe kështu do të caktojë një avokat që ta përfaqësojë atë, nëse ai nuk vjen në gjykatë ose nuk organizohet të marrë pjesë nëpërmjet një lidhjeje me video.

Në vitin 2015 Shesheli u shfaq edhe në një shfaqje tjetër televizive pas lirimit të tij për trajtim mjekësor.

Kur u shfaq në një episod të “Farma” (Ferma), ai u përshëndet nga Kristijan Goluboviç, i cili në atë kohë merrte pjesë shpesh nëpër shfaqje televizive.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBeogradBosnjeGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKrimekrime lufteKroaciLufteMjekmjekëNATOOKBParaPartiaPartia Radikale SerbeSerbiSheshelishtatorvideoVojisllav Shesheli
Tjetri
Fundi i hidhur i kalvarit të legalizimeve: Banorët e Shkozës protestojnë për zgjidhje

Fundi i hidhur i kalvarit të legalizimeve: Banorët e Shkozës protestojnë për zgjidhje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.