Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)

Ivana DervishiNgaIvana Dervishi
16:42 | 20/09/2017
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)

Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

IKMT vazhdoi të mërkurën shembjet e shtëpive në Shkozë, pavarësisht protestave nga banorët e zonës që e kanë konsideruar procesin si të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ofertat e bashkisë Tiranë.

Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku ish-pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shembjet e 153 shtëpive të banorëve të Shkozës, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhduan edhe të mërkurën.

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit goditën disa shtëpi në pjesën e poshtme të urës, ndërsa oficerët e policisë së shtetit kishin rrethuar zonën duke ndaluar çdo lëvizje.

Prej pesë ditësh, një pjesë e banorëve të Shkozës, të cilët i kanë ndërtuar shtëpitë në vitet ’90 por nuk u janë legalizuar, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar procesin si jotransparent dhe kanë hedhur poshtë ofertat e bashkisë për kreditë të butë dhe bonus strehimi. Ata kanë kërkuar vlerësim dhe kompensim të shtëpive të tyre.

Protestuesit i thanë BIRN se shumica e shtëpive në zonë janë ndërtuar para viteve ’90 dhe se askush përgjatë viteve nuk i kishte informuar për projektet infrastrukturore. Ata pretendojnë se janë lënë qëllimisht jashtë procesit të legalizimit për t’u përjashtuar më pas nga programet e kompensimit të qeverisë.

Unaza e Madhe e Tiranës, një projekt prej disa dekadash llogaritet se kalon nëpër 22 kilometra të jashtme të kryeqytetit duke nisur nga Dogana, drejt Shkollës Teknologjike, Komunës së Parisit, Liqenit Artificial, atij të Farkës, Shkozë, Babrru, Bregu i Lumit dhe Kthesa e Kamzës.

Në vitin 2016, banorët e Selitës dolën gjithashtu në protestë kundër shembjeve të shtëpive të tyre, duke hedhur të njëjtat akuza ndaj institucioneve për mungesë transparence dhe kompensim të padrejtë.

Banorët e një shtëpie të shembur në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një fadromë e IKMT vazhdon shembjet e shtëpive në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Policia ka ndaluar hyrjen në zonën e shembjeve, ku banorët protestojnë për kompensim të drejtë në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Fadroma e IKMT në urën e Shkozës, duke kaluar në anën tjetër për të shembur një shtëpi. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një banor i Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Disa banorë të Shkozës po transportojnë materialet e shtëpisë, projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Dy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një banore e Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zona përgjatë të cilës do të kalojë projekti i Unazës së Madhe. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Banorët shohin shembjen e një shtëpie në Shkozë për t’i hapur rrugë Unazës së Madhe të Tiranës. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Dy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku ish-pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një urë në Shkozë ku IKMT po shemb shtëpitë për t’i hapur rrugën Unazës së Madhe. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një banor i Shkozës po mbledh frutat e fundit nga pemët e kopshtit të shtëpisë së tij, projektuar për t’u shembur nga IKMT. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Inspektorët e IKMT në zonën e shembjeve. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Tjetri
Strategji shumë e mirë për riintegrimin e viktimave të trafikut, por pa fonde

Gratë e trafikuara bien pre e shfrytëzimit edhe në vendlindje

Më të lexuarat

Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)

Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)

16:42 | 20/09/2017
Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

19:43 | 11/08/2022
KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj

17:21 | 13/08/2022

Qeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

18:43 | 11/08/2022
Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

16:32 | 12/08/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.