AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qeveria holandeze apelon vendimin për vdekjet në Srebrenicë

Dzana BrkanicngaDzana Brkanic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Paqeruajtës holandezë në Potocari pranë Srebrenicës në korrik 1995.

Qeveria holandeze i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të rrëzojë një vendim që e shpall atë pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e rreth 300 boshnjakëve nga Srebrenica, të vrarë pasi u dëbuan nga një bazë paqeruajtësish holandezë të OKB-së.

Paqeruajtës holandezë në Potocari pranë Srebrenicës në korrik 1995.

Qeveria holandeze do të kundërshtojë vendimin që shpall atë përgjegjëse për vdekjet e 300 boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995, njoftoi media të mërkurën.

Por avokatët që përfaqësojnë familjet e disa prej boshnjakëve të vrarë thanë për BIRN se ata gjithashtu do të apelojnë në Gjykatën e Lartë Holandeze, duke kërkuar që ajo ta deklarojë Holandën përgjegjëse për shumë më tepër vdekje.

Një nga avokatët, Marco Gerritsen, i cili po vepron për organizatën “Nënat e Srebrenicës”, tha se do t’i kërkojë Gjykatës së Lartë t’i shpallë autoritetet holandeze fajtore “për vdekjen e një grupi shumë më të madh sesa 350 djem dhe burra”.

Vendimi holandez, i dhënë nga gjykata e apelit në Hagë në qershor, lidhet me vdekjen e rreth 300 burrave boshnjakë, të cilët ishin strehuar në bazën e paqeruajtësve holandezë të OKB-së pranë Srebrenicës në korrik të vitit 1995, por u detyruan të largoheshin dhe më pas u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Por vendimi nuk lidhet me vdekjet e pjesës tjetër të rreth 8,000 boshnjakëve nga Srebrenica të cilët u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995 – një krim i klasifikuar si gjenocid nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se ajo nuk beson se trupat e saj shkelën ligjin.

“Ne nuk ndajmë të njëjtin mendim me gjyqtarin që paqeruajtësit holandezë të OKB-së vepruan në mënyrë të paligjshme dhe nuk e kuptojmë se si gjykata e arriti atë vendim,” tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Klaas Meijer për Retuers të mërkurën.

Por Gerritsen tha për BIRN se Holanda “ka mohuar çfarëdolloj përgjegjësie për vdekjen e më shumë se 7,000 burrave dhe grave ngas Srebrenica që në fillim”, kështu vendimi i saj për ta kaluar çështjen në apel s’është aspak surprizë.

“Qëndrimi i tyre s’ka ndryshuar që nga çasti që ne ndërmorëm hapin tonë të parë në vitin 2007,” tha Gerritsen.

Ai u shpreh se paqeruajtësit holandezë “nuk arritën të përmbushnin detyrimet e tyre dhe urdhrat që iu dhanë nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur civilët”.

“Është e rëndësishme të përmendet që ushtarët holandeze nuk informuan Kombet e Bashkuara për shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut që ata panë, kështu që qëndrimi ynë është se Holanda është fajtore për vdekjen e mijëra burrave dhe djemve që ishin të pranishëm në enklavë,” shtoi ai.

Hajra Catiç e “Nënat e Srebrenicës” tha në emër të familjeve të viktimave, se ata do të vazhdonin të luftonin për drejtësi.

“Shpresa vdes e fundit. Avokatët tanë do të apelojnë gjithashtu. Unë e konsideroj Holandën përgjegjëse për atë që ndodhi brenda dhe jashtë bazës, si edhe në pyjet ku boshnjakët u përpoqën të fshiheshin nga forcat serbe të Bosnjës,” tha Catiç.

Hasan Nuhanoviç, i cili fitoi një çështje në vitin 2013 në Gjykatën e Lartë Holandeze, e cila vendosi se shteti holandez ishte përgjegjës për mos parandalimin e vrasjes së tre boshnjakëve në masakrat e vitit 1995 në Srebrenicë, tha se ai u ka vënë në dispozicion “Nënave të Srebrenicës” dhe avokatëve të tyre dokumentacionin dhe provat e tij materiale.

Nuhanoviç tha se ai shpresonte që vendimi përfundimtar në çështjen e tyre të shkonte në favor të familjeve të viktimave, duke shtuar se në rastin e tij “kompensimi ishte paguar”.

Etiketa: ApelBIRNgjenocidGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësHolandëKombet e BashkuaraKrimMediaOKBPotocaripyjetQeveriaSrebrenicavdekjevdesVendimVendimetVendimi
Tjetri
Opozita maqedonase kërkon referendum për emigrantët

Opozita maqedonase kërkon referendum për emigrantët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.