AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hapet në Kosovë qendra e dokumentacionit për krimet e luftës

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fotografi lufte të ekspozuara në qendrën e re të dokumentacionit të luftës në Prishtinë. Foto: Sense Agency.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka hapur në Prishtinë një qendër dokumentacioni për krimet e luftës me informacione nga pesë gjyqe që kanë lidhje me Kosovën e që janë zhvilluar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Fotografi lufte të ekspozuara në qendrën e re të dokumentacionit të luftës në Prishtinë. Foto: Sense Agency.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se hapi qendrën e re të dokumentacionit në Prishtinë, në mënyrë që njerëzit të informohen më mirë për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Edhe pse ne dëgjojmë gjithmonë njerëz që thonë se ata e dinë se çfarë ndodhi gjatë luftës, nëse kërkoni më shumë detaje, vetëm pak prej tyre i njohin të dhënat e sakta,” tha Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i FDH Kosovë.

“Në ditët e stome tema e luftës po përgjithësohet, në fraza si “20, 000 gra të përdhunuara”, “mijëra të vrarë”, por asgjë më shumë se kaq. Ne nuk mund të krijojmë një kujtesë kolektive për luftën bazuar në fakte në këtë mënyrë,” tha Blakaj.

Ai shtoi se përveç të afërmve të viktimave, shumë pak njerëz i dinë të dhënat ose faktet e sakta për viktimat e luftës.

“Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj qendre, informacionet mbi viktimat e luftës do të përkujtohen në mënyrë të detajuar,” tha ai.

Materiali i parë i qendrës së dokumentacionit ishin nëntë filma të shkurtër me nga 10-12 minuta, bazuar në të dhënat e marra nga pesë gjyqe në Gjykatën e Hagës – çështja kundër Slobodan Millosheviçit, Vlastimir Dordeviçit, Nikola Sainoviçit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Fofografi nga Wade Goddard e shkrepur gjatë luftës në Kosovë, e ekspozuar në qendër. Foto: BIRN.

Narrativa e filmave është realizuar nga Qendra e Drejtësisë Tranzicionale SENSE dhe shpjegon se si Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë hetoi, rindërtoi ndoqi penalisht krime të kryera në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.

“Këta filma janë të ndarë në tema të ndryshme si “Një krim që po priste të ndodhte”, “Hetimi i vonuar i skenës së krimit”, “Eksodi i fundit i shekullit të 20-të”, “Të mbijetuar nga fushat e vrasjeve në Kosovë”, “Pa kufoma s’ka krime”, “Përtej çdo dyshimi”, “Shumë pengesa, shumë pak dëshmi” dhe “Një zinxhir komandues pa komandantë”, ” shpjegoi Blakaj.

Qendra e dokumentacionit u hap me dy ekspozita të përkohshme.

Njëra ka fotografi të realizuara gjatë luftës në Kosovë nga fotografi Wade Goddard nga Zelanda e Re dhe tjetra përmban skulptura të bëra me armë nga skulptori nga Kosova Ismet Jonuzi.

Një helikopter i bërë me armë nga skulptori Ismet Jonuzi. Foto: BIRN.

“Qendra do të jetë gjithmonë e hapur për këdo që mendon se mund të kontribuojë, të përfshihet në një projekt në çfarëdolloj mënyre aktive, siç është me ndonjë publikim apo punë artistike,” tha Blakaj.

Ai inkurajoi gjithashtu të mbijetuarit e luftës që duan që historitë e tyre të dëgjohen të vizitojnë qendrën dhe t’i dokumentojnë ato.

“Ky është vendi i duhur për të mbijetuarit e luftës që duan të ndajnë historitë e tyre apo për ata që kanë sende nga koha e luftës,” tha ai.

Ai tha se kur Gjykata Speciale e Kosovës, e ngritur për të gjykuar ish-guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krimet e pasluftës, të fillojë seancat e saj në Hagë, edhe këto do të dokumentohen gjithashtu në qendër.

Etiketa: Bekim BlakajBIRNfotografiGjykataGjykata SpecialeGjykata Speciale e KosovësGjykatëgraKosovaKosovëKrimKrimeLufteMillosheviç
Tjetri
Rama dhe Haradinaj diskutojnë për rrugë të përbashkët drejt BE

Rama dhe Haradinaj diskutojnë për rrugë të përbashkët drejt BE

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.