AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Këngëtarja Spanja Pipa mban ndezur zjarrin e këngëve korçare të dashurisë (VIDEO)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Kultura, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këngëtarja Spanja Pipa. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Promovimi i librit për këngët urbane të Spanja Pipës u kthye në një minikoncert të këngëtares korçare, e cila prej dekadash është një zë aktiv në muzikën urbane të vendlindjes së saj.

Prej 50 vitesh zëri melodioz i Spanja Pipës ka kënduar këngët urbane korçare me një pasion të pashuar. Pipa gjithashtu vlerësohet si ndër të paktët zëra femëror që kënduan serenatat korçare, këngë dashurie zakonisht të kënduara prej meshkujve.

Libri “Spanja Pipa, këngët urbane të Korçës”, i botuar në vitin 2015 në Itali u soll të mërkurën në Tiranë për herë të parë për audiencën shqipare, në Institutin Italian të Kulturës.

Muzikologia Mikaela Minga dhe etnomuzikologu Nicola Scaldaferri thanë për BIRN se që nga takimi i parë figura e Spanja Pipës i intrigoi për botimin e një libri dhe regjistrimin e këngëve.

“Është një personazh shumë karizmatik, është një artiste shumëformëshe, shumëplanëshe. Tek ajo bashkohet elementi i aktores dhe i këngëtares; ka një përvojë skenike që ndihet menjëherë dhe arrin të ta transmetojë kudo që të jetë,” tha Minga për BIRN.

Kolegu i saj Scaldaferri mbart të njëjtat emocione kur flet për Pipën.

“Një zë shumë i bukur, më bëri një përshtypje shumë të madhe herën; e parë që e kam takuar Spanjën, ishim në Korçë me Mikaelën, e dëgjova që këndoi dhe… thamë do të bëjmë diçka sepse ishte një zë i jashtëzakonshëm”, tha Scaldaferri, i cili është me origjinë arbëresh.

Ndërsa performoi për dashamirësit e artit të mbledhur në promovim, Spanja Pipa falenderoi muzikologët duke vënë buzën në gaz për famën e ardhur në pleqëri.

“Në këtë moshë që jam të dalësh dhe të këndosh është pak e vështirë, më dhanë një kënaqësi të jashtëzakonshme,” tha e emocionuar Spanja Pipa për BIRN.

Përmes jetëshkrimit të artistes Pipa, libri synon të përmbledhë dimensionet e kulturës korçare të atyre viteve dhe t’i japë muzikës një kontekst në rrymat ballkanike.

“Në përgjithësi është një kulturë urbane e cila qarkullon dhe lëviz në vende të ndryshme, influencat kanë qenë të shumëta dhe krijohet në këtë mënyrë dhe ai lloj kozmopolitizmi muzikor,” përfundoi muzikologia Minga.

Etiketa: BIRNgazItaliKorçëLibriMikaela MingapaktSHSpanjavideo
Tjetri
Pjesëmarrja mbetet e ulët ndërsa politikanët luten për vota

Vota nuk qe tamam sekrete në një masë jo të vogël, thotë OSBE/ODIHR

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.