AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Edi Rama zëvendëson INSTAT, shpall vetë rritjen ekonomike

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Mëngjesin e së premtes, kryeministri Rama deklaroi para një grupi biznesmenësh se “rritja ekonomike ka qenë 4.06 për qind”, ndërkohë që Instituti i Statistikave publikoi pasditen e së premtes ekzaktësisht të njëjtën shifër, duke cënuar besueshmërinë e INSTAT si institucion i pavarur politikisht.

Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama cënoi rëndë të premten besueshmërinë institucionale të Institutit të Statistikave kur publikoi një tregues ekonomik para se vetë INSTAT ta publikonte. Mëngjesin e të premtes, Edi Rama deklaroi para një grupi biznesmenësh: “Ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e fundit”. Pak orë më vonë, Instituti i Statistikave, i cili është institucioni i vetëm në vend që ka të drejtën dhe detyrimin ligjor të publikojë këtë në dhënë, deklaroi ekzaktësisht të njëjtën shifër. ” Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2017vlerësohet me rritje prej 4,06 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2016″.

Ndërsa fakti që kryeministri e dinte paraprakisht se çfarë shifre do të publikonte INSTAT mund të jetë thjesht një rastësi, ngjarje të tilla konsiderohen në të gjithë botën si cënim të integritetit profesional dhe pavarësisë së institucionit të statistikave, duke vënë në dyshim besueshmërinë e të gjitha llojeve të statistikave ekonomike të prodhuara në vend.

Përveç kësaj, Edi Rama duket se ka shkelur edhe Kodin e Etikës, dokumentin që ai ia ka imponuar ministrave të vet për të firmosur në vitin 2013, ku sanksionohet se asnjë zyrtar nuk duhet të publikojë një statistikë para se institucioni përgjegjës për prodhimin e asaj statistike ta publikojë atë. [Link]

Sipas këtij kodi, “anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk duhet të cenojnë pavarësinë profesionale të agjencive statistikore duke ndikuar mbi personelin e tyre, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë, në kryerjen e detyrave të tyre” ndërsa më poshtë thuhet “anëtarët e Këshillit të Ministrave mund t’u referohen statistikave zyrtare vetëm në formën e tyre përfundimtare. Ndalohet çdo deklaratë apo koment për shtyp përpara botimit zyrtar të statistikave”.

Publikimi i statistikës së rritjes ekonomike disa orë para INSTAT duket se cënon si pikën e parë ashtu edhe pikën e dytë të nenit 21 të Kodit të Etikës. Publikimi i një shifre nga kryeministri përbën automatikisht presion mbi punonjësit e INSTAT, të cilët, në rast se do të publikojnë një shifër të ndryshme, rrezikojnë të nxjerrin kryeministrin gënjeshtar. Shkelja e pikës së dytëështë më e qartë dhe e drejtpërdrejtë.

Një histori manipulimesh

Shifra e rritjes reale në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto është prej kohësh statistika më sensitive politikisht në Shqipëri. Qeveritë vazhdimisht mburren me një shifër të tillë dhe Instituti i Statistikave e ka gjetur veten shpesh nën presion të lartë përgjatë dy dekadave të fundit për të deklaruar një rritje ekonomike të lartë, në mënyrë të tillë që të kënaqë qeverinë e rradhës dhe kryeministrin e rradhës.

Vetë Edi Rama, në programin e qeverisë së tij të parë, pati premtuar mes të tjerash “sigurimin e pavarësisë së Institutit të Statistikave”, pasi qe ankuar me bollëk ndaj presioneve të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi INSTAT.

Berisha në vitet 2008-2013 parapëlqente të deklaronte mes të tjerash “rritje ekonomike dyshifrore” dhe deklaronte shifra të kësaj rritjeje ende pa u matur nga Instituti i Statistikave. Partia Socialiste u ankua shumë herë gjatë atyre viteve për këtë manipulim. Për shembull, deputeti Taulant Balla deklaronte në 1 mars 2012 se Partia Socialiste kishte në plan ta vendoste Institutin e Statistikave në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. (Në atë kohë, si edhe sot, INSTAT është në varësi të kryeministrit).

Rrit tani, ul më vonë

Deklarimi i rritjeve ekonomike të larta nuk mund të vijojë në pafundësi. Ndonëse rritja ekonomike reale shprehet në përqindje, ajo nënkupton shtimin e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonominë shqiptare dhe kjo vlerë nuk është thjesht një përqindje, duhet të përbëhet nga para reale. Në rast se rritja ekonomike reale është, fjala vjen 4 për qind, rritja ekonomike nominale është 4 për qind plus normën e inflacionit. Kjo duhet të sjellë efektivisht rritje të pagave, rritje të të ardhurave të qeverisë nga taksat etj. Për këtë arsye, INSTAT ka mësuar përgjatë viteve që ndërsa shpall fillimisht një rritje ekonomike të lartë, e rishikon atë në ulje në vlerësimet e mëpasme. Ekzaktësisht kjo ka ndodhur edhe përgjatë viteve të fundit.

INSTAT kryen tre vlerësime të rritjes ekonomike: vlerësimin spot, siç qe vlerësimi i publikuar të premten, vlerësimin gjysmë final dhe vlerësimi final. Ajo që vërehet nga krasimi i këtyre vlerësimeve është që për të njëjtin tremujor, vlerësimi paraprak është ndjeshëm më i lartë se sa ai gjysmë final ndërsa vlerësimi gjysmë final është gjithashtu më i lartë se sa vlerësimi final. Për shembull, vlerësimi paraprak për rritjen ekonomike të vitit 2014 qe 2.1 për qind, ndërsa vlerësimi final ra në 1.7 për qind. Ndryshimi i vlerësimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto është një proces normal që zhvillohet në të gjithë botën. Vlerësimet e hershme zakonisht mbartin gabime dhe bazohen në të dhëna të pjesshme, ndërsa vlerësimet e mëvona i plotësojnë të dhënat dhe i korrigjojnë gabimet. Gjithsesi, në këtë rast, gjasat janë që vlerësimi paraprak të jetë në disa raste më i lartë dhe në disa raste më i ulët se sa vlerësimi final. Në rastin e Shqipërisë, vlerësimi paraprak në mënyrë të vazhdueshme rezulton më i lartë se sa vlerësimi final, gjë që vë në dyshim besueshmërinë dhe ndershmërinë e grumbullimit të këtyre statistikave.

Etiketa: BiznesmenDibraEdi RamaEkonomiaFinalINSTATInstituti i StatistikaveKëshillit të MinistraveKryeministri Edi RamamanipulimParaPartiaPartia SocialisteRamaRritja ekonomikeSali BerishaSHshqipShqipërishqiptareshtatorTaksatTaulant Ballaulje
Tjetri
Vrasja në familje, pasojë e tolerimit të  konflikteve dhe dhunës brenda saj

Vrasja në familje, pasojë e tolerimit të konflikteve dhe dhunës brenda saj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.