AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kuvendi miraton organikën e reduktuar për tre institucionet e vetingut

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjatë një seance parlamentare, ku pritet të votohet akti normativ i qeverisë për ndryshimin e buxhetit te vitit 2017. | Malton Dibra/LSI

Shumica në Parlament votoi projekt-vendimet për strukturën dhe nivelin e pagave për institucionet e vetingut, duke shkurtuar me rreth 40 për qind propozimet fillestare. Rrëzohen amendamentet e PD dhe LSI.

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjatë një seance parlamentare, ku pritet të votohet akti normativ i qeverisë për ndryshimin e buxhetit te vitit 2017. | Malton Dibra/LSI

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit të së premtes tre projekt-vendimet për strukturën dhe nivelin e pagave të institucioneve të vetingut, duke u dhënë atyre 40 për qind më pak punonjës se sa kishin kërkuar si dhe pagesa të barabarta me anëtarët e Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.

Shumica në Parlament rrëzoi gjithashtu amendamentet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat kërkonin që propozimet e drejtuesve të institucioneve të rivlerësimit të miratoheshin pa asnjë ndryshim, në mënyrë që procesi i vetingut të ishte efikas dhe i pandikuar.

Sipas projekt-vendimeve të publikuara në faqen e Kuvendit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë 50 punonjës nga 68 që u kërkuan, Kolegji i Apelimit do të ketë 37 punonjës nga 65, ndërsa Komisioneri Publik pësoi reduktimin më të madh. Ky institucion do të ketë 26 punonjës nga 52, që ishte propozimi fillestar.

Reduktimi i kërkesave të drejtuesve të institucioneve të vetingut shkaktoi debate të forta në mbledhjet e 19 dhe 25 shtatorit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku deputetët socialistë i konsideruan propozimet për organikën të fryra. Kundërshtime pati gjithashtu edhe propozimi për nivelin e pagave me një shtesë për vështirësi në masën 200 %, i cili nuk u miratua.

Komisioni i Ligjeve i bëri fakt shkurtimet në mbledhjen e 25 shtatorit, ndërkohë që kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj dhe Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa i kundërshtuan ato.

“Ne nuk duam luks. Ne duam një strukturë që procesi të jetë efikas. Po e reduktuat dhe e çuat në këtë numër strukturën e Kolegjit të Apelimit, unë mendoj se ju po cenoni pavarësinë..,” tha Mulaj më 25 shtator në Komisionin e Ligjeve.

Këmbëngulja e deputetëve socialistë për të ndryshuar në mënyrë drastike propozimet për buxhetin të institucioneve të vetingut u shoqërua me debat si në Komisionin e Çështjeve Ligjore ashtu edhe brenda Partisë Socialiste.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në opozitë e akuzuan mazhorancën se përmes këtij akti, kishte për qëllim të ushtronte presion apo kontroll mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Qëllimi i vërtetë është që këto institucione të lihen pa kapacitete dhe pa mundësi për të realizuar vetingun, në mënyrë që këtë ta bëjnë më pas institucionet ndihmëse të kontrolluara nga Rama,” tha nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi.

Etiketa: Akti normativdebatedeputetDibraEdi RamaGjykatëGjykatësgjyqtarKolegjiKolegji iKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i LigjeveKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseKuvendiLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMASNatasha MulajParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDProcesi i vetingutprokurorRamashqipshtatorVendimet
Tjetri
Pornografi apo prostitucion, konfuzion prej mungesës së ligjit për ‘chatin virtual’

Pornografi apo prostitucion, konfuzion prej mungesës së ligjit për ‘chatin virtual’

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.