AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Financimi i fushatave elektorale, një hap para, gjysmë hapi pas

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama gjatë mitingut hapës të fushatës në Tiranë | Foto Ilustruese : LSA

Ndërsa palët politike kanë shprehur gadishmërinë për të rritur transparencën e financimeve elektorale dhe për të pranuar më shumë kontroll, mekanizmat në zbatim të kontrollit efikas të fondeve të partive nuk qenë në gjendje as në zgjedhjet e vitit 2017 të siguronin një shkallë minimale besueshmërie mbi pastërtinë e financave të politikës.

Edi Rama gjatë mitingut hapës të fushatës në Tiranë | Foto nga : LSA

Të gjendura vazhdimisht nën akuza jo tërësisht të pabaza për përdorimin e parave të pista dhe të paligjshme për financimin e fushatave elektorale, partitë politike shqiptare përgjatë viteve të fundit kanë shprehur një shkallë gadishmërie për të rritur transparencën e financimeve të tyre nga njëra anë si dhe për të kufizuar në marrëveshje me njëra-tjetrën, sasinë e shpenzimeve elektorale dhe ashpërsinë e garave elektorale. Megjithatë, raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 qershorit dhe eksperienca e organizatave të shoqërisë civile që punuan me monitorimin e këtyre zgjedhjeve tregojnë se transparenca aktuale e partive politike si dhe mekanizmat e kontrollit mbi financat e këtyre partive e bëjnë efektivisht të pamundur dallimin e ‘parave të pista’ në zgjedhje nga financimet e ligjshme.

Sipas raportit final të vlerësimit të zgjedhjeve të Zyrës për Institucione Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut të OSBE-së, “transparenca e donacioneve të fushatës mbeti e kufizuar për shkak të mungesës së kërkesave për deklarim gjatë fushatës elektorale”.

Raporti, i cili duhet të bëhet baza e bisedimeve parlamentare mes PS dhe PD për një reformë të mundshme elektorale, vëren se legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore që duhet të zbatojnë këtë legjislacion, janë të papërshtatshme për të siguruar kontroll efikas.

“Rregullat mbi financimin e fushatave duhet të harmonizohen ndërsa legjislacioni dytësor duhet të zhvillohet për të siguruar një metodologji të shëndoshë dhe akses në informacion të plotë mbi financimin e fushatave për ekspertët e financave dhe votuesve para ditës së votimit,” thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.

Ndërsa Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, një rrjet organizatash monitoruese të zgjedhjeve vëren se një problem i rëndësishëm është dallimi i financave të partive nga financat private të kandidatëve. Këta të fundit nuk kanë detyrim të raportojnë më vete ndërsa partitë nuk përfshijnë fondet e kandidatëve në vetëdeklarimet e tyre.

“Integriteti financiar i kandidatëve garues dhe burimet financiare të subjekteve zgjedhore ishin dy çështje që edhe në këtë proces zgjedhor mbartën pikëpyetje të forta në lidhje me kapjen e tyre nga interesa privatë apo të jashtëligjshëm” deklaroi KVV në një njoftim për shtyp.

Paqartësi ligjore

Partitë politike shqiptare i vunë për detyrë vetes të raportojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare në vitin 2011. Partive u lind detyrimi që të bëjnë deklarim vjetor për financat e veta dhe deklarime të veçanta për fushatat zgjedhore.

Raportimet e tyre financiare duhet të kalojnë në një proces auditimi por auditimi financiar, i cili është proces tipik që zbatohet nëpër kompani, kryen vetëm verifikimin e ekzistencës së faturave shoqëruese të të ardhurave dhe shpenzimeve por nuk analizon aspekte të tjera ndërsa auditimi nuk është në gjendje të zbulojë ekzistencën e të ardhurave apo shpenzimeve të paraportuara.

Problemi i parë që lindi pas vitit 2011 qe që ndonëse Kuvendi miratoi ligjin që detyron transparencë financiare të partive, ligji nuk bëri të qartë se çfarë formati raportimi financiar dhe çfarë standardi kontabiliteti duhet të mbartin këto raportime. Rrjedhimisht secila parti konceptoi një standard të vetin të raportimit financiar. Mospasja e rregullave të qarta të kontabilitetit të të ardhurave dhe shpenzimeve e bën të pamundur hetimin financiar të bilanceve të tyre dhe gjithashtu, e bën të pamundur mbajtjen përgjegjës të dikujt për një shkelje financiare.

“Veprimtaria financiare e subjekteve zgjedhore pritet t’i nënshtrohet një mekanizmi kontrolli të ekspertëve kontabël dhe financiarë të përzgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por i cili vlerësohet si tërësisht jo efikas në garantimin e transparencës dhe zbatimit të rregullimeve ligjore,” thuhet në raportin e Vëzhguesve Vendorë.

Raportet vjetore të partive politike si dhe raportet e fushatave zgjedhore publikohen në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këto raporte vërehet se një numër i konsiderueshëm partish politike, ndonëse garojnë rregullisht në zgjedhje, deklarojnë zero të ardhura dhe zero shpenzime. Audituesit e pavarur të cilët paguhen për kontrollin e vërtetësisë së bilanceve të deklaruara të këtyre partive, raportojnë vërtetësi të plotë të këtyre bilanceve. Por edhe në rastet e partive të mëdha, të cilat deklarojnë të ardhura dhe shpenzime, audituesit nuk kanë gjetur deri më sot ndonjë pasaktësi, e aq më pak, shkelje.

Në pamje të parë duket se partitë politike janë 100 për qind të pastra. Ato nuk kanë të ardhura të padeklaruara dhe shpenzimet e tyre janë të gjitha të shoqëruara me fatura. Por disa kontrolle kyçe si dhe deklarime në vende të tjera kanë zbuluar shpenzime që duket se nuk justifikohen me të ardhurat apo me shpenzimet e deklaruara të partive.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lobuesit e enteve të huaja pranë qeverisë amerikane, të tillë si lobuesit që paguajnë disa nga partitë politike shqiptare në Uashington, detyrohen të deklarojnë kontratat e tyre si dhe të ardhurat nga këto kontrata. Një seri ballafaqimesh të kryera nga BIRN mes deklaratave të lobuesve në Shtetet e Bashkuara me deklaratat e partive politike në Shqipëri ka nxjerrë në pah shuma të konsiderueshme parash, të cilat, ose nuk janë deklaruar fare në Shqipëri ose janë të vështira të justifikohen. Kështu, vetëm për fushatën e vitit 2017, tri partitë kryesore shqiptare, Socialistët, Demokratët dhe LSI, raportohet se paguan qindramijëra dollarë për aktivitete lobuese në SHBA, pagesa që vështirë se mund të mbulohen me të ardhurat e tyre zyrtare në Shqipëri.

 

Etiketa: AkuzaBIRNdetyrimEdi RamaFinalFinancatKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKontrolliKuvendiLSImarrëveshjeODIHROSBEOSBE-ODIHRParaPDPSRamaRaportiSHSHBAshpenzimeshqipShqipërishqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTransparencazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Dhjetëra marshojnë në Tiranë për të rritur ndërgjegjësimin për Sindromën Down (FOTO)

Dhjetëra marshojnë në Tiranë për të rritur ndërgjegjësimin për Sindromën Down (FOTO)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.