AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja longreads

Parada e parë e krenarisë LGBTI i shton ngjyrat Prishtinës

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në longreads, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Komuniteti LGBTI në Kosovë dhe mbështetës të tij nga rajoni organizuan të martën me sukses, paradën e parë të krenarisë në Prishtinë

Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Qindra persona nga Kosova dhe rajoni marshuan në Prishtinë për paradën e parë të krenarisë në vend këtë të martë.

“Jemi krenarë të drejtojmë të parën paradë krenarie në Kosovë. Sot po ngre zërin për këdo që nuk mund të ecë me neve sot,” tha aktivisti, i LGBTI Lendi Mustafa.

Marshuesit valëvitën flamuj nën diellin e ndritshëm të vjeshtës dhe thirrën slogane si “Ngrihu për dashurinë!”, “Dashuria nuk njeh kufij” dhe “Krenari”, nën tingujt e këngëve pop të Dua Lipës dhe Beyonce.

Parada u organizua si pjesë e javës së krenarisë në Kosovë, nën sloganin “Në emër të dashurisë”.

Megjithëse kjo ishte parada e parë e krenarisë në Kosovë, ajo nuk ishte i pari organizim publik i komunitetit LGBTI në vend; gjatë viteve të fundit, aktivistët kanë organizuar marshime private për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, IDAHOT.

Teksa marshuesit u mblodhën për të nisur paradën në Sheshin Skënderbej, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri një paraqitje të shpejtë për të shprehur mbështetjen e tij për eventin.

Politikanë dhe diplomatë të tjerë në Kosovë dhe aktivistë nga rajoni gjithashtu morën pjesë në këtë event historik për Prishtinën.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kritikuan fanatikët fetarë që kanë përhapur fjalë urrejtje ndaj komunitetit në ditët përpara paradës. Të hënën, media lokale raportoi se një email kërcënues anonim ishte dërguar te disa media, duke i paralajmëruar mbështetësit të mos merrnin pjesë në paradë.

“Kosova është një vend mjaft homofobik, ne e dinim që do të përballeshim me komente të tilla. Kjo është pikërisht pse Kosovës i duhet një paradë krenarie – që persona të tillë të ekspozohen direkt te lëvizja e komunitetit LGBTI,” tha për BIRN një përfaqësues i Qendrës për Barazi dhe Liri, CEL.

“Është shumë bukur, megjithëse prisja më shumë njerëz. Mund të jenë familjet që i ndalojnë të vijnë dhe ka të tjerë që mbulojnë fytyrat që të mos dalin në kamera,” tha Gresa Isufi, një 20-vjeçare që punon si programuese, e cila mori pjesë në paradë. “Është diçka e mirë që parada po mbahet  këtu… çdo kryeqytet progresiv mirëpret parada, ndaj shpresoj që të vazhdojë në vitet në vijim”.

Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Parada e krenarisë LGBTI në Prishtinë. 10 tetor 2017. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Marrë nga Prishtina Insight.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNCELdiplomatHashim ThaçiKomuniteti LGBTIKosovaKosovëLokaleMediaMjaftPrishtinarajoniSHThirrë
Tjetri
Komandantit Oriç ‘nuk i vjen turp’ nga veprimet që bëri gjatë luftës

Komandantit Oriç ‘nuk i vjen turp’ nga veprimet që bëri gjatë luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.