AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Procesi gjyqësor për derdhjen e karburantit në bregdetin e Durrësit nis me dështim

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trageti “Bridge” i linjës Durrës-Ankona, i cili akuzohet për derdhje të karburantit në det dhe ndotjen e tij. Foto:Gëzim Kabashi

Trageti “Bridge” dhe drejtuesit grekë të tij u gjetën përgjegjës nga prokuroria për një nga episodet e derdhjes së karburantit në portin e Durrësit në fund të vitit 2015, duke shkaktuar ndotje. Prokuroria pretendon se dy drejtuesit janë autorë të ngjarjes, por seanca e parë gjyqësore ndaj tyre dështoi, pasi nuk ka qenë e mundur të njoftohen.

Trageti “Bridge” i linjës Durrës-Ankona, i cili akuzohet për derdhje të karburantit në det dhe ndotjen e tij. Foto:Gëzim Kabashi

Seanca e parë gjyqësore ndaj dy drejtuesve të tragetit “Bridge”, që akuzohen për derdhje të karburanteve në akuariumin e Portit të Durrësit në 28 dhjetor 2015, dështoi sot për shkak se gjykata nuk ka mundur të njoftojë të akuzuarit, dy shtetas grekë që ndodhen në Athinë.

Kapiteni Efthymios Sokos, 60 vjeç dhe kryemekaniku Charalampos Chiotelis, 65 vjeç, që të dy banues në Athinë të Greqisë  akuzohen nga prokuroria për ndotje të detit dhe rrezikojnë nga 1 deri në pesë vjet burg, pasi anija që ata drejtonin rrodhi një sasi të madhe, por të papërcaktuar karburanti në akuariumin e portit duke ndotur atë. Sipas kërkesës për gjykim, të cilën BIRN e zotëron, prokuroria pretendon se ka vërtetuar përgjegjësinë e dy drejtuesve të tragetit që sipas saj, “kanë pranuar në mënyrë indirekte faktin dhe akuzën”.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy shtetasit grekë ka kaluar pa u vënë re në media, ndërsa ndodhi vetëm disa javë pasi në zonë e bregdetit të Durrësit një tjetër mjet lundrues lëshoi sasi të mëdha karburanti duke ndotur detin. Prokurorja e çështjes, Donika Prela i tha BIRN se dy çështjet nuk ishin të lidhura.  Ndërkohë duket se për ndotjen masive të plazhit të Durrësit që ndodhi në fillim të nëntorit 2015 nga lënda djegëse e hedhur nga një anije ende nuk ka persona përgjegjës dhe të akuzuar.

Dy drejtuesit me shtetësi greke të anijes së udhëtarëve të linjës Durrës – Ankona e kthim janë hetuar për disa muaj, lidhur me ngjarjen e dytë, që ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015 brenda portit më të madh të vendit.

Prokurorja Donika Prela, e cila ka renditur në kërkesën e paraqitur për gjykim të gjithë kronologjinë e hetimit që nis në fundvitin 2015, thotë në të se një person në ekuipazhin e anijes ka hapur saraçineskën që ka rezultuar në rrjedhje të karburantit në det. Në kërkesën për gjykim, po ashtu theksohet se ishte e pamundur të identifikohej personi, për pasojë dy drejtuesit e anijes dhe personat përgjegjës për mbarëvajtjen e saj u akuzuan për ndotjen.

Sipas prokurores, të dy shtetasit grekë që drejtonin anijen e kanë pranuar pakujdesinë e detarëve dhe defektet e saraçineskave, të cilat kanë çuar në derdhjen e lëndës djegëse në det. Sipas kërkesës për gjykim, kapiteni Efthymios Sokos, i pyetur në cilësinë e personit nën hetim, ka pranuar se drejtonte që prej tre muajsh tragetin “Bridge” dhe se lënda djegëse, mazuti, është derdhur në akuariumin e portit nga anija e drejtuar prej tij. Motoristi i anijes, pakistanezi Syed Shahasad Ul Hassan “e ka quajtur derdhjen në det të lëndës djegëse, pasojë të defektit të saraçineskave”.

Prokuroria pretendon se kjo i bën me përgjegjësi dy të akuzuarit, kapitenin dhe kryemekanikun, që sipas saj kanë pranuar se kishin dijeni për defektin. “Gjithashtu kanë pranuar që të dy se kjo ka ardhur si rezultat i një defekti të mëparshëm në një prej rubinetave, i cili mund dhe duhej riparuar me synim të mos bëhej premisë për derdhjen e karburantit në det”, thuhet në kërkesën për gjykim.

Detarët janë pyetur në prani avokatëve të caktuar kryesisht. BIRN kontaktoi me telefon Jetmira Krasniqin, një prej avokatëve që kishin ndjekur hetimet,  por ajo nuk pranoi të komentonte dosjen, ndërsa tha se dy të akuzuarit kishin mbrojtës tjetër ligjor.  Avokati Gjon Huli, i pyetur nga BIRN tha se ai ishte  kontaktuar nga familjarë të njërit prej dy shtetasve grekë për t’i përfaqësuar ata në gjyq, por tha se ende nuk ka një kërkesë formale nga dy shtetasit grekë.

Prokuroria bën me dije po ashtu se një ekspertizë mjedisore ka konkluduar se “shkarkimet kanë karakter ndotës, prishin ekuilibrin e ekosistemit dhe ndikojnë drejtpërdrejt te popullatat e peshqve që ndodhen në akuarium”.

Trageti me moshë 41-vjeçare –thonë burimet nga porti i Durrësit – ka një gjatësi prej 142 metra dhe që prej disa vitesh ka kryer lundrime në linjën detare Durrës – Ankona e kthim. I ndërtuar në vitin 1976 mjeti lundrues është një nga më të vjetrit në linjat detare të pasagjerëve dhe automjeteve nga Durrësi drejt brigjeve italiane e kthim.

Anija që drejtohej nga dy shtetasit e marrë të pandehur në çështjen penale të “ndotjes se ujërave” e ka përfunduar kontratën me kompaninë e lundrimit dhe vetëm tre javë më parë është larguar nga brigjet e Durrësit.

Etiketa: AnijeBIRNBurgDonika PrelaDurrësGjykatagjykimGjyqHetimHetimetMediandotjeportiPorti i DurrësitProkuroriarrjedhjeSeanca
Tjetri
Operacioni antikanabis mbërrin në Tepelenë, por kultivuesit nuk gjenden

Hetimi i Krimeve të Rënda ekspozon rolin e policisë në kultivimin e parcelave të kanabisit në Vlorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.