AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ministri rus thotë se Gjykata e Hagës “duhet të mbyllet”

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov. Foto: Wikimedia/Departamenti amerikan i shtetit.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha se gjykata e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi duhet të ishte mbyllur kohë më parë sepse ajo është e njëanshme kundër serbëve.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov. Foto: Wikimedia/Departamenti amerikan i shtetit.

Sergej Lavrov tha të hënën se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, duhet të ishte mbyllur pasi ajo “ka vërtetuar paragjykimin dhe njëanshmërinë e saj”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

“Për mendimin tim, rreth 80 për qind e rasteve atje janë nisur kundër serbëve. Çështjet që janë nisur kundër kombësive të tjera shpesh kanë dështuar,” tha Lavrov në Festivalin Botëror të Rinisë dhe Studentëve në qytetin rus të Soçit.

Lavrov veçoi rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, tani kryeministër i Kosovës, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte nga ICTY në vitin 2012.

Ai këmbënguli që Haradinaj nuk duhet të ishte liruar nga akuzat.

“Të gjithë dëshmitarët e ftuar ose mungonin ose nuk pranuan të dëshmonin,” tha ai.

Deri më tani ICTY ka dënuar 83 vetë, kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina, një përqindje e konsiderueshme e të cilëve janë serbë të Bosnjës.

Në shkurt 1993, Rusia votoi për rezolutën 808 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila themeloi gjykatën ndërkombëtare për të gjykuar njerëz për krime lufte të kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

ICTY-ja pritet të mbyllet në fund të këtij viti, por Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, MICT, do të përfundojë çështjet e mbetura.

Rusia abstenoi në votimin në dhjetor 2010 për Rezolutën 1996 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila vendosi se duhej të krijohej MICT.

Kjo s’është hera e parë që Lavrov bën thirrje për mbylljen e ICTY-së.

Në prill 2016, ai e përshkroi Gjykatën e OKB-së si “të politizuar”, duke e mbrojtur përsëri argumentin e tij me shembullin e lirimit nga akuzat të Haradinajt.

ICTY ishte gjykata e parë e krimeve të luftës e krijuar nga Kombet e Bashkuara dhe gjykata e parë ndërkombëtare për krimet e luftës që prej gjykatave të Nurembergut dhe Tokios. Për më shumë se dy dekada, ajo ka dëgjuar pothuajse 5,000 dëshmitarë dhe ka mbajtur rreth 11,000 gjyqe.

ICTY ngriti padi kundër 161 personave, shumica e të cilëve ishin zyrtarë të rangut të lartë në shtet, ushtri apo aparatin e policisë.

Ajo do të hyjë në histori si gjykata e parë që akuzoi një kryetar shteti për gjenocid dhe krime të tjera, edhe pse ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç nuk jetoi mjaftueshëm gjatë për të dëgjuar vendimin e tij, pasi ai vdiq në vitin 2006 para përfundimit të gjyqit të tij.

Etiketa: BosnjaBosnja dhe HercegovinaDepartamenti Amerikan i ShtetitdëshmitarëgjenocidGjykataGjykatëHaradinajish-JugosllaviJugosllaviKombet e BashkuaraKosovëKrimekrime luftekryetarLufteOKBpadiParaRamush HaradinajRusiaSergej LavrovSergey LavrovSputnikstudentushtri
Tjetri
Mjekim me pranga të dënuarit, Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale për nënkomisarin

Mjekim me pranga të dënuarit, Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale për nënkomisarin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.