AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mjekim me pranga të dënuarit, Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale për nënkomisarin

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca | Foto nga : LSA

Zyra e Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca kritikoi ashpër të hënën rastin e torturës së një qytetari të dënuar, i cili u konstatua se u mjekua i lidhur me pranga në QSUT, ndërsa kërkoi ndjekje penale për nënkomisarin e policisë për “torturë”.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca | Foto nga : LSA

Zyra e Avokatit të Popullit lëshoi të hënën një deklaratë për shtyp ku dënoi ashpër shkeljen e të drejtave të një të dënuari, ndërsa merrte mjekim në spital, duke e konsideruar si çnjerëzor trajtimin ndaj tij nga punonjësit e policisë.

“Avokati i Popullit njofton opinionin publik se ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së shtetit, për veprën penale të “Torturës” – thuhet në deklaratë.

Duke e cilësuar si jo të panjohur fenomenin e trajtimit të padenjë të të burgosurve nga ana e policisë, Avokati i Popullit denoncoi rastin e një qytetari të dënuar me inicialet F.B i cili në çastin e marrjes së ndihmës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë është mbajtur i prangosur.

“Mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerezore dhe element torture si dhe është i përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”- tha Avokati i Popullit në deklaratë.

“Edhe Komiteti i Parandalimit tё Torturёs (KPT) tё Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie,” shtoi institucioni.

Pas ankesës së të dënuarit dhe konstatimeve të punonjësve të Avokatit të Popullit për mbajtjen në pranga të të dënuarit pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë, si dhe pas marrjes së dëshmive të oficerëve shoqërues, Zyra ka thirrur për shpjegim nënkomisarin e Policisë, me iniciale A.D, i cili e ka injoruar thirrjen e Avokatit të Popullit.

Kontaktuar nga BIRN, Drejtoria e Policisë së Shtetit u shpreh se nuk kishte dijeni për rastin e mësipërm të denoncuar nga Avokati i Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar: “fillimin e hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D. për veprën penale të “Torturës”;  masa të menjëhershme për njohjen e punonjësve të Policisë së Shtetit me Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”;  respektimin e të drejtave themelore kushtesuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe mos mbajtjen e tij të lidhur pas krevatit gjatë kurimin në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë”.

Avokati i Popullit e përmbylli deklaratën duke kërkuar analizim të këtij rasti për të mos përsëritur shkeljen e të drejtave themelore të shtetasve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Etiketa: AMPAvokati i PopullitAvokatja e PopullitBIRNErinda BallancaMasaQSUTSHSigurimiSpitaltorture
Tjetri
Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.