AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Përfshirja në fushatë, prokuroria pushon çështjen ndaj drejtoreshës së arsimit në Bulqizë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i Bulqizës. Foto:BIRN

Prokuoria e Dibrës pushoi hetimet ndaj Bedrie Manjanit, pasi thotë se e gjeti kallëzimin e Ministrisë së Arsimit të pabazuar në fakte dhe prova. Çështja ndaj përgjegjëses së Zyrës Arsimore  në Bulqizë është vetë një prej dhjetra kallëzimeve kundër funksionarëve të administratës që u bënë gjatë fushatës elektorale

Qyteti i Bulqizës, me kryetar Melaim Damzi nga LSI

Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve Prokuroria e Dibrës, pushoi hetimet në ngarkim të drejtoreshës së Zyrës Arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani e cila akuzohej për pjesëmarrje të paligjshme në fushatë.  Manjani u denoncua gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2017, nga Ministria e Arsimit e cila kërkoi nisjen e hetimeve për drejtoreshën e Zyrës Arsimore Bulqizë, pasi sipas ministrisë ajo ishte përfshirë drejtpërdrejt në fushatë, por burime nga prokuroria e Dibrës i thanë BIRN sëfundmi se çështja nuk do të shkonte në gjykatë pasi nuk kishte prova.

“Përgjegjëse e Zyrës Arsimore, Bulqizë znj. Bedrie Manjani e cila përveç pjesëmarrjes në fushatë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore, ka bërë presion të hapur ndaj mësuesve për përfshirjen e nxënësve  në fushatë elektorale gjatë orarit mësimor”, thuhej në njoftimin e MAS që u drejtua nga Mirela Karabina, një prej ministrave teknikë që caktoi Partia Demokratike dhe që duhej të monitoronin përfshirjen e administratës publike në fushatë.

Manjani, e cila vijon të mbajë detyrën e përgjegjëses së Zyrës Arsimore Bulqizë, nuk iu përgjigj interesimit të BIRN për një koment në lidhje me këtë çështje dhe akuzat ndaj saj.

Padia u bë gjatë fushatës zgjedhore dhe ishte në vazhdën e disa të tillave që u bënë kryesisht prej ministrave teknikë të caktuar nga PD pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha,  ndaj drejtuesve lokalë të administratës. Pjesa më e madhe e këtyre funskionarëve kishin lidhje me LSI e cila edhe u ankua gjatë fushatës për raprezalje të dy forcave të mëdha ndaj administratës publike.  Njëanshmëria e këtij procesi u theksua edhe në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. “Në shumë raste, pushimet dhe pezullimet nuk u kryen në përputhje me procedurat ligjore,” thuhet në raport.

Ndërkohë në arsim veç Manjanit me të njëjtën akuzë u paditën edhe drejtues të Zyrave Arsimore në Kurbin, Gramsh, Has dhe disa mësues.

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit pas padisë në fillim të qershorit, u bë me dije se “nga ana e saj ishin informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme, për hetimin e zonjës Bedrie Manjani, drejtoreshë e Zyrës Arsimore Bulqizë”.

Ministria e Arsimit njoftoi atëherë se në materialet dërguar Prokurorisë Dibër për rastin e Bedrie Manjanit, krahas informacioneve, ishin dërguar edhe prova audiovizive, që provonin sipas saj  përfshirjen e drejtpërdrejtë përgjegjëses së zyrës në fushatë në kundërshtim me ligjet.  Manjani dhe drejtorët e tjerë të kallëzuar u mbrojtën duke akuzuar ministrinë për akuza të motivuara politikisht.

Por Prokuroria e Dibrës, pas hetimeve të saj nuk e ka gjetur të mbështetur në prova e fakte, akuzën ndaj zonjës Manjani, ndaj dhe e ka pushuar atë.

Përgjithësisht çështjet që konsiderohen krime zgjedhore, si blerja e votës, shkelja e fshehtësisë, presionet e të ngjashme janë mbyllur pa të dënuar.  Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjet e trajtuara në gjykata tregojnë se në vitet 2013, 2014 e 2015  është rregjistuar një numër minimal rastesh dhe asnjëri prej tyre nuk është dënuar me burg.

 

Etiketa: AkuzaBashaBIRNBulqizëBurgEdi RamaGjykataGjyqGramshhasHetimetKrimeKrime ZgjedhorekryetarKurbinLSILulzim BashaMASMelaim DamziMinistria e ArsimitODIHROSBEOSBE-ODIHRPartiaPartia DemokratikePDProkuroriaRamaraportStatistikatZgjedhjet
Tjetri
Artistët shqiptarë mblidhen kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Artistët shqiptarë mblidhen kundër HEC-eve në lumin Vjosë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.