AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ruçi thërret këshillin e imuniteteve, por opozita thotë se nuk ka marrë dokumentet e prokurorisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gramoz Ruçi. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pranoi para kamerave në orën 7 të mbrëmjes së të enjtes se ka marrë kërkesën e prokurorisë dhe se ka urdhëruar thirrjen e këshillit të imuniteteve por Gent Strazimiri nga opozita i tha BIRN se Ruçi nuk i ka komunikuar ende kërkesën e prokurorisë dhe akuzoi maxhorancën se po fitojnë kohë në favor të Tahirit.

Gramoz Ruçi. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi pranoi në orën 7 të mbrëmjes së të enjtes, 19 tetor, se kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme dhe dosja shoqëruese e kërkesës për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Saimir Tahirit ka mbërritur me të vërtetë në zyrën e tij dhe se ai ka urdhëruar ndjekjen e procedurës standard në këtë rast, por Partia Demokratike në opozitë deklaroi në mënyrë të përsëritur se Ruçi dhe maxhoranca socialiste e Kuvendit po shtyjnë procedurat për të fituar kohë dhe për të ndihmuar Tahirin të fshehë gjurmët e mundshme të krimit.

“…më lejoni t’ju njoftoj ju dhe nëpërmjet jush, gjithë opinionin publik se sot, në datën 19 tetor 2017, më është paraqitur pikërisht në orën 17:00 nga strukturat e Kuvendit, kërkesa e bërë nga Prokuroria e Tiranës për dhënien e autorizimit asaj, lidhur me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri”, deklaroi Ruçi, ndërkohë që njoftoi se urdhri i tij përfshin thirrjen e Këshillit të Mandateve ditën e nesësme në orën 11.

Por deputeti Gent Strazimiri nga opozita, i cili është edhe anëtar i këshillit të mandateve, deklaroi pak pas konferencës për shtyp të Ruçit se ai vetë nuk e ka marrë ende kërkesën e prokurorisë dhe dokumentet shoqëruese të saj dhe akuzoi maxhorancën se po përpiqen t’i japin kohë Tahirit për të kryer fshehje të mundshme të provave.

“Deri në këtë orë nuk kemi marrë asnjë dokument. Dokumenti ka mbërritur në Kuvend në orën 12 të drekës,” tha Strazimiri duke kundërshtuar pretendimet e Ruçit se kërkesa i ka mbërritur në orën 17 dhe se atij i qe dashur dy orë kohë për t’u konsultuar.

Më herët gjatë ditës, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se vonesat në heqjen e mandatit të Tahirit dhe lejimit të prokurorisë për të kryer kontrolle në banesën e tij bëhet me synimin për të fshehur gjurmët e mundshme inkriminuese.

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm 2013-2017, akuzohet për lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Tahiri është vetëdeklaruar i pafajshëm në mënyrë të përsëritur, por Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur mesditën e së enjtes se ka kërkuar leje nga Kuvendi për arrestimin e tij dhe kontrollin e banesës së tij.

Prokuroria ka të drejtë të hetojë një deputet, por jo ta arrestojë atë apo t’i kontrollojë banesën pa lejen nga kuvendi. Sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, këshilli i mandateve duhet të dëgjojë fillimisht prokurorinë dhe të akuzuarin dhe pas kësaj, ka deri në katër javë kohë për të dorëzuar një raport në seancë plenare ku e pranon ose rrëzon kërkesën e prokurorisë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ka gjithashtu të drejtë të mos shprehet për kërkesën e prokurorisë, ku mosshprehja ka peshën ligjore të refuzimit pas tre muajsh.

Pavarësisht se këshilli i mandateve ka këtë mundësi, maxhoranca socialiste ka dhënë shenja se do ta lejojë arrestimin e Tahirit.

Para se Tahiri të arrestohet dhe prokuroria të lejohet të kontrollojë banesën e tij, nevojitet që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë plenare dhe të votojë heqjen e imunitetit. Nesër, më 20 tetor, nuk ka seancë plenare të planifikuar dhe nuk dihet nëse socialistët do të lejojnë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme apo çështja do të shtyhet për seancën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Tahiri rezulton se ka disa lidhje me grupin kriminal të Habilajve, të cilët u hetuan nga drejtësia italiane për më shumë se katër vjet. Provat e zbuluara deri tani tregojnë se Tahiri u ka vënë në dispozicion makinën e vet personale, me të cilën banda ka udhëtuar në Itali në funksion të aktiviteteve të veta kriminale ndërsa një prej anëtarëve të bandës ka përmendur në dy raste Tahirin si përfitues të shumave monetare. Tahiri i mohon akuzat duke argumentuar se i ka “kushërinj të dhjetë” Habilajt dhe se makinën ua kishte shitur pavarësisht se nuk qe kryer transferimi i pronësisë.

Etiketa: BandaBashaBIRNdeputetDibraDosjaDrejtësiaGjurmëtHabilajItaliKuvendKuvendiLulzim BashamandatetMaxhorancaOpozitaParaPartiaPartia DemokratikeProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësraportSaimir TahirishqipTiranë
Tjetri
Zyrtare, Tahiri akuzohet për trafik droge, udhëtoi në makinë me të dyshuarit

Zyrtare, Tahiri akuzohet për trafik droge, udhëtoi në makinë me të dyshuarit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.