AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

BE-ja peshon uljen e tarifave roaming për Ballkanin

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay

Komisioni Europian po konsideron uljen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga disa vende kandidate për heqjen e këtyre tarifave.

Foto: Pixabay

Komisonierja Europiane në krye të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale, Mariya Gabriel, ka kërkuar që shërbimet e komisionit të zhvillojnë një strategji për uljen e tarifave roaming mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, tha për BIRN një zëdhënës i Komisionit Europian.

Gabriel e lajmëroi në fillimin iniciativën të mërkurën e kaluar në një takim të ambasadorëve të BE-së nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se integrimi dixhital i Ballkanit ishte prioriteti i saj.

“Komisioni ka inkurajuar tashmë operatorët mobil të afrojnë normat e roaming me kostot e rrjedhjeve të të dhënave ndërkufitare në rajon,” tha zëdhënësi. Megjithatë, ata nuk kanë komentuar për kohën e mundshme të heqjes së tarifave roaming. Për vendet e BE dhe Zonës Ekonomike Europiane (Norvegjia, Islanda dhe Litenshteini) procesi mori 10 vjet.

Fundi i tarifave ekstra roaming për komunikimet mobile brenda BE-së dhe EEA mori fund më 15 qershor të këtij viti dhe u festua si një histori madhore suksesi për të drejtat e konsumatorëve. Megjithatë, shpejt vendet e Ballkanit kërkuan rregulla të ngjashme për rajonin.

Më 19 qershor, ministrat e telekomunikacionit në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni lajmëruan se kishin rënë dakord të dërgonin një letër të përbashkët te Komisioni Europian, duke kërkuar vendimin e heqjes së tarifave roaming për katër vendet.

Në një blog për Grupin Ballkanit në Politikat e Europës, Dr. Marko Kmezić, një hulumtues i lartë në Universitetin e Gracit në Austri, argumentoi se shtrirja e politikës së lirë të roaming në Ballkanin Perëndimor do të “bashkonte vërtet njerëzit” dhe do të ofronte “një arsye të prekshme për të rifituar besimin në projektin e BE-së për qytetarët e Ballkanit”, e cila është në rënie.

Përkundër thirrjeve të fundit, një nga barrierat kryesore në heqjen e tarifave të roamingut është fakti se rregulloret e roamingut kontrollohen nga legjislacioni i brendshëm i tregut të BE dhe nuk mund të shtrihen drejtpërdrejt tek operatorët që punojnë jashtë Tregut të Përbashkët Europian.

Ndërkohë, BE-ja ka inkurajuar iniciativa si një marrëveshje rajonale për roaming, të nënshkruar në vitin 2014 mes Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë, që sipas të dhënave të Komisionit Europian ka ulur kostot në 80 për qind për Ballkanin Perëndimor që nga viti 2015.

Të dhënat e BE tregojnë se marrëveshja, e cila nuk mbulon Shqipërinë dhe Kosovën, ka pasur një ndikim te njerëzit dhe bizneset.

“Koha është tani. Kjo është një mundësi për Ballkanin, për Bashkimin Europian dhe për Bullgarinë, që do ta marrë presidencën e Këshillimit Europian në janar,” tha Gabriel për ambasadorët e Ballkanit.

Sa paguajnë ballkanasit për roaming në BE?

BIRN kontrolloi disa nga operatorët më të mëdhenj të Ballkanit në lidhje me çmimet në roaming për BE-në. Çmimet e telefonatave hyrëse dhe dalëse variojnë nga shteti në shtet dhe operatorët telefonikë aplikojnë çmime të ndryshme për disa vende të BE-së.

Për shembull, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria i konsiderojnë të gjitha vendet e BE-së një zonë të vetme dhe aplikojnë çmime të barabarta. Megjithatë, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina jo.

Mesatarisht, një telefonatë 1-minutëshe nga një numër maqedonas për në BE kushton 1 euro, në serbi 1.4 euro dhe në Shqipëri rreth 2.5 euro.

Në Bosnje dhe Kosovë tarifat janë të ndryshme dhe variojnë nga 1.3 deri në 3.5 euro për minutë. Në Kosovë çmimet janë më pak se 0.5 euro për minutë më vende si Gjermania dhe mbi 2 euro me vende si Lituania apo Qipro.

Megjithatë, shumica e operatorëve në Ballkan, ofrojnë paketa udhëtimi për klientët, që i lejon të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internet me çmime më të ulëta.

Etiketa: ambasadorAustriBallkanBEBIRNBlogBosnjeEuroGjermaniaIntegrimiKandidateKomisioni EuropianKosovaKosovëMal të ZiMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjendikimNorvegjiaQiprorajonSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Socialistët sulmojnë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit

Socialistët sulmojnë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.