AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama sulmon verbalisht prokurorinë për çështjen “Tahiri”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeminstri Edi Rama përdori të gjithë oratorinë e vet për të diskretituar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit ndërsa kjo e fundit e akuzoi kryeministrin se “ka marrë rolin e gjykatësit” si dhe kritikoi atë që e quajti “mungesë sinqeriteti në luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi”.

Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka vendosur të përjashtojë përkohësisht ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nga grupi parlamentar socialist “deri në përfundim të hetimeve”, por i konsideroi akuzat ndaj tij “farsë” dhe nuk tha nëse ai dhe deputetët e tij do të votojnë në seancë plenare për lejimin apo jo të arrestimit të tij nga prokuroria.

Rama foli mëngjesin e së hënës në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje që nisi me një tentativë jobindëse për të krijuar përshtypjen se “punët vijojnë si zakonisht”. Kryetari i grupit Taulant Balla foli për axhendën e mbledhjes, “vlerësim të seancës plenare” të mëparshme dhe “interpelancën e Ministrit të Bujqësisë”, por Rama vijoi të flasë për më shumë se 35 minuta për çështjen Tahiri duke sulmuar në mënyrën më të paimagjinueshme prokurorinë, aq sa disa analistë rikujtuan sulmin që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri këtij institucioni pasi ky i fundit kërkoi të hetonte vrasjet e katër protestuesve në protestën e 21 janarit 2011.

Duke abuzuar verbalisht në mënyrë të përsëritur ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Rama përdori togfjalësha të tillë si: “fronti i çorbës së vjetër”, “paraqitje komike”, “gjyq farsë i inskenuar nga amatorë inatçinj”, “kopje surrogato e gjyqit politik” dhe “zgafella injorance institucionale”, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur u rrek të theksonte se nuk dëshironte të jepte përgjigje për pyetjen “a është i pafajshëm Saimir Tahiri”.

“Është kopje surrogato e gjyqit politik që e kemi parë 4 vite në Parlament. Por, pyetja a është i pafajshëm nuk është e tepërt,” deklaroi Rama. “Për mua nga çasti i parë, sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç përgjigjes së pyetjes “a është i pafajshëm Saimir Tahiri?” Kësaj pyetjeje unë nuk i iki”, shtoi ai. Por pyetjes nëse Rama dhe deputetët e tij do të votojnë apo jo në seancë plenare kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit dhe kontrollit të banesës së Tahirit, ai nuk i dha një përgjigje të qartë.

Duke i konsideruar provat e grumbulluara nga drejtësia italiane si “letra magazinash nga Italia”, Rama akuzoi se gjendej në sulm politik dhe premtoi se nuk do të lejojë që “drejtësia të hyjë në spiralen e një farse ndaj një deputeti”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është përballur me një sulm frontal politik dhe mediatik në lidhje me çështjen Tahiri, lëshoi një deklaratë pak pas fjalimit të Ramës, ku theksoi se ajo “nuk intimidohej”, ndërsa e akuzoi Ramën për mungesë sinqeriteti në lidhje me Reformën në Drejtësi.

“Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, deklaroi Prokuroria, duke argumentuar se kryeministri efektivisht ka shprehur opinionin e tij mbi provat e paraqitura, duke marrë “rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj”.

Duke sinjalizuar se në lojën politike të vendit aktualisht nuk është vetëm çështja Tahiri, prokuroria i lejoi vetes në mënyrë të pazakontë të bëjë një koment politik. Në deklaratën e saj shkruhet: “Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika”. Rama iu përgjigj menjëherë me një njoftim për shtyp të zyrës së kryeministrit, duke e konsideruar këtë deklaratë “komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike”.

“Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të Prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas Kryeministrit, as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet të ushqejë debatet politike”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Partia Demokratike në opozitë i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë “t’i bëjnë presion Edi Ramës për të ndaluar këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë”. Kreu i opozitës Lulzim Basha tha: “Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit”.

Çështja “Tahiri” nisi kur drejtësia në Itali goditi një organizatë kriminale me bazë në Shqipëri të drejtuar nga Vëllezërit Habilaj. Policia italiane në tre raste shkroi në kërkesën e paraqitur në Gjykatën e Katanias për marrjen e masave të sigurisë për të akuzuarit se këta të fundit flasin për dhënien e parave për një person me emrin Saimir, të cilin, policia italiane e ka identifikuar si Saimir Bashkim Tahiri. Prokuroria shqiptare thotë se bazuar në këto të dhëna, si dhe në të dhëna të tjera të klasifikuara si “sekret hetimor”, ka marrë nën hetim dhe ka kërkuar arrestimin e tij. Tahiri deklarohet i pafajshëm.

Etiketa: BashadeputetDibraDrejtësiaEdi RamEdi RamaEtikaGjykatëGjykatësGjyqHabilajHetimItaliItaliaKryeministri Edi RamaLigjLuftaLulzim BashaMbledhjeMediaorganizatë kriminaleparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëRamaSaimir TahiriSali BerishasekretshqipShqipërishqiptareshtatorSulmTaulant Balla
Tjetri
Vendimi gjyqësor i vitit 2005 për Moisi Habilajn rrëzon pretendimet e Tahirit

Vendimi gjyqësor i vitit 2005 për Moisi Habilajn rrëzon pretendimet e Tahirit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.