AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dy raportet për Tahirin, maxhoranca thotë se Prokuroria ka sfond politik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të martën dy raportet paralele të Këshillit mbi Imunitetin, ku maxhoranca pranon se parlamenti nuk ka të drejtë të gjykojë në themel kërkesën e prokurorisë, por argumenton se kërkesa duhet rrëzuar sepse sipas tyre ajo është “e motivuar politikisht”. Deputetët e opozitës: Barriera ligjore për Tahirin kompromenton imazhin e Kuvendit.

Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. FOto: Gent Shkullaku/LSA

Deputetët e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve, Rregulloren dhe Imunitetit argumentuan rekomandimin e tyre për seancë plenare për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e lirisë dhe kontrollin e banesës së Saimir Tahirit me argumentin se shihnin “motive politike” nëkërkesën e prokurorisë, ndërkohë që pranojnë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka të drejtë të gjykojë as provat dhe as procedimin penal si të tillë.

Në raportin 22 faqësh të publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, të pesë deputetët e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi dhe Gramoz Ruçi kërkuan rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, por lejimin e prokurorisë që të merrte masa të tjera kufizuese për Tahirin, përfshirë autorizimin për kontroll personal dhe të banesës. Ata e argumentuan vendimin e tyre me nevojën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe me argumentin se shihnin “motive politike” te kërkesa e prokurorisë, por pa dhënë prova apo fakte dhe as nuk shpjeguan se cilat qenë arsyet që i shtynin të mendonin se prokuroria ka një axhendë politike në këtë rast.

Maxhoranca citon një raport të vitit 2014 të Komisionit Europian për Demokraci Përmes Ligjit, njohur më së shumti si Komisioni i Venecias, në të cilin shpjegohen kushtet dhe kriteret Europiane të imunitetit parlamentar dhe të heqjes së këtij imuniteti. [Link raporti i Komisionit të Venecias].

Deputetët e maxhorancës pranojnë se parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve e detyron parlamentin të mos gjykojë provat apo themelin e kërkesës së prokurorisë, referuar këtu edhe raportit të Komisionit të Venecias. Duke cituar këtë raport, deputetët e maxhorancës thonë: “Komisioni i Venecias vlerëson për më tepër që organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një vlerësim ligjor tëçështjes si e tillë. Në veçanti, ky organ nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo të bazueshmërisë së procedimit penal“.

Nisur nga ky citim, parlamenti duket se nuk do të kishte rrugë tjetër veçse të miratonte kërkesën e prokurorisë, ndaj edhe deputetët e mazhorancës kanë shtuar dyshimet e tyre për motivime politike si arsyen kryesore të votës kundër arrestimit të Tahirit.

Pas deklarimit publik të deputetëve të maxhorancës kundër arrestimit të Tahirit, Prokuroria e Krimeve tëRënda publikoi një deklaratë të hënën ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte shkelur kushtetutën duke i dhënë të drejtë vetes të gjykonte provat e prokurorisë, duke e kthyer parlamentin efektivisht në gjykatë. Mospranimi i kërkesës së prokurorisë nga ana e kuvendit pranohet nga të gjithë se do të përbëjë një precedent në Shqipëri, për shkak se në të shkuarën, Kuvendi është detyruar të veprojëndryshe, përfshirë rastet e hetimeve kundër Lulzim Bashës e Fatmir Mediut si dhe rastet më të freskëta të arrestimeve të deputetëve Mark Frroku e Tom Doshi.

Por deputetët e maxhorancës kanë gjetur një argument tjetër po nga Komisioni i Venecias. Ata shkruajnë duke cituar nga raporti në fjalë: “Komisioni i Venecias në përgjithësi vlerëson se duhet të ekzistojë një prezumim themelor që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet, kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat ndaj deputetit përkatës janë të motivuara politikisht.”

Ky është paragrafi 162 i raportit të Komisionit të Venecias dhe mosdhënia e miratimit nga parlamenti konsiderohet si përjashtim nga rregulli. Në të gjithë raportin 22 faqësh, deputetët e maxhorancës nuk argumentojnë se pse ata besojnë se ka motive politike në kërkesën e prokurorisë. [Link raporti i maxhorancës]

Duke u përpjekur për të sulmuar provën kryesore publike të prokurorisë, shitjen dhe pastaj ripërdorimin e makinës Audi A8, deputetët e maxhorancës thonë se prokuroria nuk ka provuar që blerësi i makinës Artan Habilaj, një nga vëllezërit Habilaj, të jetë nën hetim penal. Artan Habilaj në fakt nuk është në listën e personave mbi të cilët është kërkuar arrestimi nga ana e drejtësisë italiane, ndërsa prokuroria shqiptare i referohet atij si “i dyshuar”.

Nga ana e tyre, deputetët e opozitës në Këshill mbështetën kërkesën e prokurorisë me argumentin bazë se të dhënat e dala nga përgjimet në Itali, (anëtarët e bandës kriminale komentuan për dhënien e dhuratave apo shumave të parave për Tahirin), vërtetohen “në praktikë” për shkak se gjatë kohës që Tahiri qe Ministër i Brendshëm, policia shqiptare nuk ka vepruar kundër kësaj organizate kriminale.

Duke përdorur të njëjtin raport nga Komisioni i Venecias, deputetët e opozitës argumentojnë se “motivi politik” sipas kuptimit të këtij raporti, shkeljet e pretenduara duhet të jenë qartazi dhe haptazi të pabaza apo kur pretendimet e paraqitura kanë qartazi shqetësimin ose frikësimin e deputetit dhe ndikimin mbi mandatin e tij.

Argumenti kryesor i deputetëve të opozitës është që mosdhënia e lejes do të përbëjë një barrierë ligjore dhe kompromenton imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Duke huazuar një argument po nga raporti i Venecias, deputetët e opozitës shkruajnë: “Maksima “sado lart që ti të jesh, ligji është gjithnjë mbi ty” përmbyset duke u shndërruar në “nëse je anëtar i Parlamentit, ligji nuk mund të të prekë”. Raporti i opozitës u firmos nga deputetët Dhurata Çupi, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Nasip Naço. [Link raporti i opozitës]

Në një zhvillim të veçantë, Saimir Tahiri deklaroi në një konferencë për shtyp se ka siguruar një certifikatë penale të pastër nga Gjykata e Katanias në Itali.

Etiketa: arrestimiBledar ÇuçidemokracideputetDhurata ÇupiEdi RamaEnkelejd AlibeajGjykataHabilajHetimImunitetiItaliKlotilda BushkaKomisioni i VeneciasKuvendiMark FrrokuMasaMaxhorancaMinistër i BrendshëmNasip NaçoPartisë SocialistePoliciaProkuroriaRamaraportRaportiSaimir TahiriSHshqipShqipërishqiptareTom DoshiUlsi ManjaVasilika Hysizhvillim
Tjetri
LDK përmirësoi pozicionin e saj në zgjedhje, thonë analistët

LDK përmirësoi pozicionin e saj në zgjedhje, thonë analistët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.