AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova merr masa për të ruajtur sendet e viktimave të luftës

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Kallxo

Rroba dhe sende të tjera personale të viktimave të luftës, të ruajtura në Institutin e Mjekësisë Ligjore që prej vitit 2003, po transferohen në një vend më të mirë pas thirrjeve për t’u siguruar që ato të ruhen në kushte më të mira.

Foto: Kallxo

Mijëra sende që kanë qenë në pronësi të viktimave të luftës në Kosovë, trupat e të cilëve janë gjetur në varre masive dhe individuale që prej kohës së konfliktit, po transferohen në një vend më të përshtatshëm pasi janë ruajtur për vite me radhë në kushte të këqija.

Kjo lëvizje vjen pas një presioni nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gerxhaliu, dhe familjeve të viktimave.

Që prej vitit 2003, Gerxhaliu dhe kolegët e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë kujdesur në mënyrë vullnetare për sendet e viktimave duke u ndryshuar paketimin dhe duke vendosur rafte në tendën ku ato ruheshin.

“Gjatë këtyre viteve, bashkë me stafin tonë, ne kemi blerë dërrasa dhe kemi bërë rafte dhe çdo verë dhe vjeshtë kemi ndërruar paketimin prej letre, duke u përpjekur t’i mbajmë këto objekte të sigurta në mënyrë që ato të mos shkatërrohen,” tha Gerxhaliu për BIRN.

Ministria e Administratës Publike ka gjetur një vend me kushte më të mira për të ruajtur sendet në një ndërtesë të qeverisë në Prishtinë.

“Ky vend është shumë më i mirë, sepse nuk ka lagështi siç kishte në tendën ku sendet janë mbajtur për vite me radhë,” tha Gerxhaliu.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar po ndihmon në këtë proces dhe ka punësuar dy njerëz që po pastrojnë dhe paketojnë siç duhet sendet e viktimave.

Meqenëse ka me mijëra sende, procesi që nisi në tetor do të vazhdojë edhe vitin tjetër.

“Ka me mijëra, por rreth 700-800 pako do të transferohen para dimrit, ndërsa kemi dhjetë kontenierë plot që duhet të konsiderohen si një projekt për vitin që vjen,” tha Gerxhaliu.

Ai tha se për shkak të rëndësisë së sendeve, do të ishte ideale që në të ardhme të ndërtohej një muze për viktimat, i ngjashëm me muzetë e Holokaustit.

“Këta artikuj janë ura midis viktimës dhe familjes. Kjo është provë se nuk duhet të harrojmë,” tha ai.

“Them ‘ura’, sepse këto janë ato që kishin viktimat deri ditën që u vranë, deri në minutën e fundit të jetëve të tyre.  Ato janë sende si ora dore, krehra, pasqyra, stilolapsa, syze, çelësa, etj. Gjëra që i mbajnë zakonisht njerëzit,” shtoi ai.

Sendet e viktimave do të ruhen në ndërtesën “Rilindja”, ku ndodhen disa ministri.

Etiketa: BIRNKosovaKosovëMasaMjekmjekëParaPunëURAvarre masive
Tjetri
Dëshmitari kyç i “gushtit të shtetit” në Mal të Zi pritet të dalë në gjyq

Dëshmitari kyç i "gushtit të shtetit" në Mal të Zi pritet të dalë në gjyq

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.