AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE-ja kritikon Serbinë për emërimin lektor të një krimineli lufte

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lazareviç në gjyq në Hagë. Foto: Beta/Bas Czerwinski.

Bashkimi Europian dënoi vendimin e Serbisë për të emëruar një kriminel të dënuar luftë, gjeneralin Vladimir Lzareviç, si lektor në akademinë kombëtare ushtarake.

Lazareviç në gjyq në Hagë. Foto: Beta/Bas Czerwinski.

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijanciç tha për BIRN të hënën se Serbia ka “devijuar” nga parimet që duhet të mbajë si kandidate për anëtarësim në BE duke emëruar gjeneralin Vladimir Lazareviç, i cili kreu dhjetë vjet burg për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, si pedagog në Akademinë Ushtarake Serbe.

“Ne presim që liderët politikë t’i nderojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë në mënyrë të sinqertë pajtimin në Ballkanin Perëndimor, i cili është tepër i rëndësishëm për stabilitetin, të ardhmen paqësore dhe prosperitetin,” tha Kocijanciç në një deklaratë.

Ajo gjithashtu tha se liderët politikë duhet të kapërcejnë përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin, dialogun dhe tolerancën reciproke.

“Serbia, si një vend kandidat, nuk mund të devijojë nga këto parime, ndërkohë që emërimi i një krimineli të dënuar lufte në Akademinë Ushtarake Serbe shkon pikërisht kundër këtyre parimeve,” shtoi ajo.

Lazareviç, i cili u prit si hero pas kthimit nga burgu në vitin 2015, mbajti të enjten leksionin e tij të parë në temën “heroizmi dhe njerëzimi” i ushtarëve serbë gjatë “operacioneve kundër terroriste” në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe bombardimet e NATO-s të Jugosllavisë në vitin 1999.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili e quajti Lazareviçin një “model për t’u ndjekur” kur lajmëroi se atij do t’i jepej ky post më 18 tetor, ka thënë gjithashtu se komandantë të tjerë nga luftërat e viteve 1990 do të emërohen si lektorë.

Lavdërimi i Vulinit për kriminelët e dënuar të luftës u kritikua nga ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott, i cili u sulmua nga mediat serbe.

Sipas vendimit në gjyqin e Lazareviçit, ai ndihmoi dhe mbështeti dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kreu akte të tjera çnjerëzore duke ofruar ndihmë praktike për pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave.

Si rezultat i kësaj, rreth 11,000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe rreth 700,000 u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Malin e Zi dhe Maqedoni.

Gjykata vendosi që Lazareviç ishte i vetëdijshëm për faktin se kundër civilëve dhe pronës civile gjatë operacioneve të Ushtrisë Jugosllave dhe ministrisë së brendshme të Serbisë në Kosovë ishin kryer vepra kriminale.

Autoritetet serbe kanë mirëpritur disa kriminelë të liruar lufte dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike.

Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Sljivancanin, i cili kreu burg për krime lufte që kanë lidhje me luftimet përreth Vukovarit, Kroaci, është një i ftuar i shpeshtë në eventet e organizuara nga Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Një tjetër krimineli të dënuar lufte, ish-zëvendëskryeministri Nikola Sainoviç, iu dha një post zyrtar në Partinë Socialiste, e cila është partneri kryesor i koalicionit të Partisë Progresive.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBeogradBIRNBurgGjykataGjyqKandidateKosovaKosovëKrimekrime lufteKroaciLufteMaqedonimediat serbeNATOPartiaSerbiaSHBAshqip
Tjetri
Nën çadrën e Bashkisë; 11 familje rome strehohen në ish-repartin ushtarak në Tufinë

Thellohet pabarazia ekonomike, 90% e familjeve regjistrojnë rënie konsumi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.